Alina
'ANGELA.' - bertita sapo e pashe te hynte ne dere me Stepanin. Nuk mund ta besoj qe ajo eshte ketu, por e dija qe do vinte. Ajo kurre nuk do na linte vetem.
'Alina.' - me thirri ne emer dhe erdhi ngadale drejt meje per te me perqafuar.
'Me behet shume qejfi qe je ketu.'
'Mos kujtove se do rrija atje akoma me shume? Jane shume tri dite pa ju pare shpirt. Ku eshte Oli?'
'Oli po fle siper ne dhome.'
'Ndoshta eshte me mire zonja qe te ngjiteni siper ne dhoma. Per çdo nevoje njoftoni rojet te dera dhe perdorni vetem telefonin qe te kam dhene Alina.' - mu drejtua mua.
Ne kete moment u kujtova se si Liam me kishte thyer telefonin per te mos na gjurmuar nga pas, kur u larguam. U kujtova edhe per telefonin e modes se vjeter, nga ata qe nuk kane location dhe internet qe me dorezoi Stepan. Nuk e kam perdorur per tere keto dite ate telefon dhe ai ende ndodhej ne sirtar qe diten e pare qe mu dorezua ne dore.
'Ok Stepan, pa merak.' - iu pergjigja dhe i dhashe doren Angeles per ta terhequr pas vetes drejt dhomes ku une dhe Oli kishim fjetur keto dite.
'I vogli im sa me kishte munguar.' - foli me ze te ulet Angela dhe shkoi drejt tij qe po flinte paqesisht, per ta puthur. I perkedheli floket dhe i ledhatoi faqjen pa e zgjuar.
Ende vazhdoja te buzeqeshja drejt saj. Ajo gjithmone ka qene kaq e dashur dhe e ndjeshme ndaj Olit. Ajo vertete nuk do na braktiste ne te dy. Ja ku eshte tani, ketu me ne. Ne mendjen time ishte pamundur qe ajo qe vinte. Ajo e donte Ivanin dhe nuk besoja qe do vinte me ne. Te kete qene me e forte ndjenja qe ajo ka per ne apo ka diçka tjeter? Sepse une e njihja. E dija qe ajo ndiente per te dhe nuk me dukej se do hiqte dore prej tij.
'Angela si ka mundesi qe je ketu?'
'Çfare do te thuash Alina?'
'Dua te them ... Ti i ke mire marredheniet me Ivanin ... Mendova se nuk e lije ate per nje budallellek tonin. Mua mu desh te ndiqja Stepanin me kete qe po ben, sepse ai eshte vellai im dhe nuk mund ta braktis, por ti ... Ti nuk kishe pse ta beje kete. Nuk kishe pse te vije pas nesh.'
'Çfare te ka thene Stepan qe te mbushi mendjen qe u largove?'
'Me tha se kjo ishte menyra e duhur per te dale pa u ndier nga bota e mafias, por Ángela ... Une ende mendoj se Stepan po ben gabim. Nuk duhet te ishim larguar nga Iván pa e njoftuar. Vellai im nuk arsyeton, por Iván do na mbronte. Do ishim me te sigurt atje sesa ketu, por ...'
'Pse e bere athere kur kishe keto dyshime?'
'E bera qe ta bindja tim vella se une nuk do e braktisja, qe ta dinte se do isha me te ne te mire e ne te keq. Por Iván nuk e meriton te gjithe kete. Me thuaj te lutem qe Iván e di se ku ti ndodhesh dhe do vije te na marr te gjitheve qe ketu?'
'Mos u shqeteso tani per Ivanin. Do ia dal shume mire edhe vete ai. Stepan ka te drejte. Kjo eshte menyra e duhur per te dal nga bota e mafias dhe une jam perkrah tij. Alina mos i beso shume Ivanit. Ok? Une nuk po e bej. Stepan nuk po e ben. As ti mos e bej.'
'Pra ke ikur edhe ti pa dienine e tij? I je kundervene edhe ti? Mos e bej kete Angela. Vellai im kokebosh nuk me degjon, por ti mos e bej.'
'Çfare te mos bej?'
'Perpiqu ta bindesh Stepan te kthehemi serish. Armiku yne nuk eshte Ivan, por Davon. Ángela ti ishe me mua ate dite kur Xav vdiq ne duart tona. Ate dite qe kishte marr plumba ... Ne e pame. Davon do bej te njejten gje me ty dhe Stepan. Do e bej me Iván, mbi mua dhe Olin. Angela ti nuk e njeh Davon, por ai eshte i rrezikshem.'
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...