Stepan
'Çfare eshte duke ndodhur?'
'Stepan ... Me duket se ata po largohen.'
'Çfare do te thuash?'
'Ata po terhiqen.'
Vertete keshtu dukej. Nuk kishte me bresherima armesh. Nuk kishte me granata te hedhura.
'Me jep leje Stepan ti qelloj. Kam shenjester ti qelloj.'
'Nuk ke per ti qelluar. Ule armen.'
Degjova zhurmen e makinave qe u ndezen. I pashe teksa futeshin neper makina dhe u larguan. Çfare do te thote e gjithe kjo? Si mund te largohen ata ne kete menyre?
'Stepan ... Ata u larguan.'
'E pashe. Vene re ndonje prej tyre? Ju duk ndonje prej tyre i njohur?'
'Mendoj se ishin njerezit e Iván. Pashe Jax dhe Baxton.'
Ne fakt edhe une e pashe Jax. Ai nuk eshte njeriu i Davon, nuk eshte tradhetar. Ai eshte njeriu i Iván. Por per ç'qellim te kete nderhyre njerezit e Iván ketu? Çfare moren ata qe u terhoqen ne kete menyre?
'Stepan ... Armet nuk jane me.'
'Do te thuash qe ata erdhen per armet qe i vodhem?'
Dreqin! Kjo nuk me duket si diçka qe Iván e ben. Ai nuk mund te kete sjelle njerezit e tij vetem per armet. Ai mund ti sillte per te me vrare dhe per te marre ata te tre. Por mua nuk me vrau dhe ata te tre nuk i mori dot, sepse ata nuk ndodhen ketu.
'Merrni armet e mbetura dhe do largohemi qe ketu. TANI.'
Nxorra menjihere telefonin dhe telefonova Liam. Nuk i shkonte zilja fare. Nuk duhet te bej panik. Ndoshta nga nxitimi duhet ti kete rene diku. Ai eshte i besuari im. Ai nuk do e lejoj familjen time ti ndodh diçka. Por po sikur Iván te kete pasur per qellim ata te tre? Po sikur ai ti kete prere rrugen dhe ti kete shtene ne dore?
'DO NISEMI MENJIHERE TE VILA E VJETER. TANI.'
Hipa ne makine. Shkela gazin. Rrita shpejtesine ne maksimum. Duhet te mberrija atje sa me pare te jete e mundur. Kjo nuk eshte shaka. Kjo nuk eshte nje loje. Kjo mund te jete nje manover shperqendrimi. Kjo qetesi duket se eshte dora e Iván.
Mberrita ne destinacion me shpejt nga sa e mendova. Dritat ishin te ndezura. Do te thote qe ata mund te jete ketu. Mora fryme thelle. Duhet te sigurohesha qe ata ishin vertete aty. Dola nga makina ende pa e fikur. Nuk kishte roje te dera. Kjo nuk eshte tipike e Liam. Hapa deren vrullshem dhe u gjenda brenda.
Nxitova, vrapova dhe hapa çdo dere te seciles dhome si i shkalluar duke thirrur emrat e te gjithe te afermve te mi.
'Alina?'
'Oliver? Shpirti dajes ku jeni?'
'Mos luani me mua, ju lutem. Daja eshte i lodhur per lojra tani. Hajdeni tani. Me tregoni ku ndodheni. Daja eshte ne shtepi tani. Une u ktheva.'
'Angelina?'
'Liam?'Por ketu nuk kishte kembe robi. Nuk kishte asgje fryme, asnje shenje te tyren. Por nese ata nuk kane qene ketu, kush i ka ndezuar dritat? Kush ka qene ketu? Ku jane ata te tre?
Dreqin! Tani e kuptova. Kjo ishte vertete nje manover shperqendrimi. Si arrita te tregohesha kaq idiot? Si nuk arrita ta kuptoja lojen? Iván e ka bere kete. Qellimi i tij ishte ata te tre. Ai luajti bukur me mua. Dhe une rashe pre e lojes. Une humba. Humba vertete. Marrveshjen me Davon nuk e realizova. Armet nuk i dorezova dot. Ata te tre nuk ia dorezova dot. Tani jam armik i te dyja paleve.
Me e keqja eshte se Alina vazhdon ende ti besoj atij, vazhdon ti besoj armikut te saj, vazhdon ti besoj personit qe i vrau te shoqin. Po sikur ajo ti kete telefonuar Iván qe te mos me luftonte me mua, te ulnim gjakrat dhe te mos vazhdonim me tej armiqesine? Po sikur ajo te kete bere nje hap para dhe te jete dorezuar me deshire te ai? Ajo gjithmone me thoshte qe veprimet e mia ishin buadallelleqe, te pakuptimta, te pavlera, por ajo nuk e dinte te verteten. Une nuk ia kisha treguar. Nuk munda ta beja kur ishin brenda nje shtepie me Iván. Nuk duhet te rrezikoja qe ajo te bente diçka dhe te nxirrte sheshit te verteten dhe plani im te shkaterrohej. Por nuk pata kohe, as kur e largova prej asaj shtepie. Fillimisht duhet ta qetesoja, ta beja te me besonte se isha gjalle dhe se asnje nuk me kishte ndodhur. Me pas duhet te beja planin perfekt per te larguar edhe Angelen qe aty ne menyre qe askush te mos me shihte. Ndoshta kur Angela u bashkua me ne, mund te ishte koha e duhur per ti treguar te verteten, por as athere nuk e bera. Pse dreqin nuk ia tregova? Pse dreqin prita per momentin e duhur? Po sikur ai moment te mos me vije me?
Por po sikur ta kete lajmeruar Angelina per vendndodhjen tone? Ajo nuk ishte dakort per marreveshjen me Davon. Ajo do qe ta vras Ivan me duart e saj. Ajo nuk do qe une ta dorezoj ate te Davon. Ka mundesi qe te jete edhe ajo. Ishte e pamundur qe Iván te kete gjetur vendndodhjen tone me forcat e tija pa ndonje ndihmetar nga brenda.
Por ato te dyja nuk kane patur mundesine te lajmeronin Ivan, sepse nuk kishin telefona. Telefoni qe une i lashe per ta perdorur pergjohej dhe ai nuk u perdor asnjehere. Po sikur te mos kene qene asnjera prej te dyjave? Po sikur te kete qene Liam? Po sikur ai bastard qe une i besova te kete qene i futur nga Ivan? Po sikur ta kete lajmeruar ai per kohen e pershtatshme per te sulmuar? Ai kishte kontoll mbi te gjithe. Ai kishte leje lirie.
Dreqin! Nuk po di me ç'te mendoj. Truri po luan me mua, po halucinacionon me mua. Po i bej te gjithe fajtor, pa ditur se kush e ka fajin, pa ditur asnje nga e verteta, pa ditur absolutisht asgje prej asgje, asgje.
Ngadale zbrita shkallet krejtesisht i humbur. Syte e mbushur me lote qarkulluan mbi nje kuti te kuqe te paketuar me nje fiongo te zeze. E mora ne duar ate kuti te vogel qe nuk peshonte aspak. E shkunda njehere, por asnje zhurme nuk erdhi prej saj. E hapa, me sakte e shqeva dhe mora letren brenda saj per ta lexuar.
" I dashur vella,
Nuk po di ç'emer ti vendos situates ku jemi tani. Me ndihmon pak? Ta titulloj PAQJE apo LUFTE?
Me tako ne oren 22:00 ne adresen qe do te te sjell me vone. Do preferoja te ishe vetem ti, pa bodygardat e tu, ashtu i vetem si ishe pak me pare kur nga meshira ime shpetove gjalle vetem per te marre pikerisht kete mesazh.
Kam ketu disa persona qe ti mendova se te perkisnin ty, por ja qe u gabove. Ata me perkasin mua. Ato e kane vendin prane meje. Ato gjithmone do jene prane meje dhe ti kurre nuk do kesh me mundesi ti vendosesh kundra meje.
I.P "Dreqin! Tani po qe isha ne telashe. Tani nuk kishte me dyshime. Ky ishte nje manover shperqendrimi vertete perfekte nga ana e Iván. Inicialet I.P jane inicialet e tij.
Hodha syte nga telefoni. Ndodhej ende ne doren time. Nuk kisha rruge tjeter. Duhet ti telefonoja Davon.
Nje zile, dy zile, tre zile, kater, pese ... Ne te pesten e hapi.
'Davon?'
'Çfare ke Stepan? Pse e ke kete ze?'
'Ka ndodhur diçka.'
'Çfare?'
'Ivan ...'
'Ivan çfare?'
'Ai me ngriti nje kurth?'
'Çfare dreqin po thua? Me thuaj qe ata te tre jane me ty.'
'Fatkeqesisht jo. Ata nuk jane me mua.'
'Athere çfare dreqin kerkon nga une?'
'Davon ...'
'Me degjo mire Stepan. Ne kishin nje marrveshje dhe ti e prishe ate. Ne te dy nuk kemi pse te sillemi ne te njejten menyre. Ti tani je per mua ne te njejten pozite si Ivan. Ti kujton se do me genjesh mua me te tilla gjera apo jo shker**ate?'
'Jo. Davon. Nuk kam bere marrveshje me ...'.
'Sigurisht qe nuk ke bere!'
'Davon ... Kam nevoje per ty.'
'Nuk kam per te te ndihmuar. Do e beja po te mbaje marreveshjen. Tani mos kerko asgje nga une. Ti tani je armiku im.'
'Davon ...'
'Mos guxo te me telefonosh.'
'PRIT. Kam diçka qe do te te interesoje.'
'Çfare do sajosh tani te dalesh nga situata?'
'Ivan me ka ngritur kurth. Te betohem qe nuk po te genjej. Por ai do qe une ta takoj ne oren 22:00 ne nje adrese qe do te ma sjelle me vone.'
'E per çfare me duhet mua ky informacion?'
'Si per çfare? Po te jap mundesine ta kapesh Iván ne ate vend.'
'Te thashe te mos fillosh te sajosh me Stepan. Nese une dua, e kap Ivan pa pasur fare nevojen e ketij informacioni qe me dhe. E di çfare? Qe tani e tutje je vetem. Nuk te besoj aspak. Une do e kap Iván. Do te kap edhe ty. Asnjeri prej jush nuk do me shpetoje kete here. TE BETOHEM!'
Me keto fjale e mbylli telefonaten. Dreq! Edhe kjo me duhej. Tani kam dy armiq te perbetuar. Duhet medoemos te rrezikoj. Ata te tre jane me duar te gabuara. Duhet ti shpetoj nga Iván, para se Davon te ndermarre aktin.
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...