XXVI

604 40 34
                                    

Nick

Diçka nuk shkon. Buzeqeshja e Ivan eshte fashitur nga fytyra e tij prej ditesh. Nuk eshte i njejti Ivan. Diçka i mungon. Diçka ka ndodhur me doktoreshen dhe kjo po e vret. Nervat po shfryn sa me shume te mundet ku te mundet. Nuk ndalon. Nuk stopon. Vetem vazhdon çdo dite e me shume. Kerkon me ngulm te shkoj afer fundit. Ai fund do jete fundi i tij. Ai fund do e vras perfundimisht ate. Ai e di dhe serish ngulmon. Ngulmoi ne nje dashuri te ndaluar me personin e duhur dhe tani qe sheh rezultatet ... ndoshta nuk i ka llogaritur te shfaqeshin kaq shpejt. Nese ajo nuk eshte prane tij, per te asgje nuk ka rendesi me.

Dua ta ndihmoj dhe ta bej te arsyetoj, por eshte e kote. Nuk futem dot mes atyre. Nuk futem dot mes zenkave te tyre. Ata te dy jane te rritur dhe te dy mund ti japin zgjidhje problemit si i takon te rriturve. Te dy i kuptoj. Te dyve u jap te drejte. Askush me mire se une nuk mund ti kuptoj. Askush me mire se nje i dashuruar nuk mund te kuptoj sesa te vret dhe te shnderron ne dike tjete nje dashuri qe nuk kthehet mbrapsht, nje dashuri qe eshte e destinuar te jetoje perjete brenda vetes, por nuk e njejte per te dyja palet. Sepse ne dashuri gjithmone njeri dashuron me forte se tjetri. Ne rastin e tij ishte ai, ishte Ivan. Ne rastin tim dashuria ishte me e lehte, por fundi ishte i paparashikueshem. Nje fund, nje fatkeqesi qe nuk erdhi aspak prej nesh, por nje fund i shkaktuar nga nje i trete i panjohur, nje i trete armik ... Por dashuria e tij ishte e parritshme, e pakapshme, ishte enderr, nje enderr e jetuar dhe e ndaluar qe ne fillim dhe do behet akoma me keq ne fund. Nje fund i ditur. Nje fund i hidhur ...

'Ivan ndalo.' - u perpoqa ta ndaloja, por me kot. Ai nuk me degjonte. Ai degjonte vetem zerin e tij, ate ze qe e nxiste te nxirrte dufin te personat qe e detyruan ate te bente ate veprim, te personat qe e lenduan ne nje pike te larget dhe akoma me te afert ne te njejten kohe.

'Keni jetuar boll deri tani. Ose do flisni, ose do vdisni. Zgjidhni e merreni. Keni nji minute kohe per tu menduar.'

Me aq u kthye nga une. Syte e tij dukeshin si mos me keq. Rrathet e zinj poshte syve tregonin sesa eshte qetesuar keto dite. Ivan ka thyer rekorde keto tri dite. Ka avancuar me planin dhe ka hequr qafe thuajse gjymen e njerezve te Davon te mbajtur peng. Duket se ende ka mllef brenda vetes. Kur do i mbaroj ky mllef? Kur do e kuptoj se gjithçka eshte e kote?

'3..2..1.. dhe koha mbaroi. Cila eshte zgjedhja juaj?'

Shkoi te i pari, i cili nuk dha pergjigjen qe ai deshiroi. Aq i bente atij. I preu krenarine e tij dhe ... O zot çfare tmerri! Gjaku u perhap akoma me shume dhe ulerimat e personit ne fjale nuk kishin te sosur. I vendosa ngjitese te goja qe te degjohej me pak se nuk durohej ndryshe.

I erdhi rradha te dytit. Ky ishte ne medyshje te tregonte apo jo. Davon ka ne dore familjen e tij. Iván i preu gjuhen.

Kur radha i erdhi te tretit, ky tha se do tregonte. Iván i preu litaret me thike dhe e hodhi drejt meje qe ta ulja ne karrige.

Vazhdoi keshtu deri ne fund te rradhes duke torturuar thuajse te gjithe, ne çdo pjese trupi, duke e gjymyar, çare me thike ne fytyre, fyt, zemer, stomak ...

Perballe nesh mbeten vetem 3 persona te cilet donin te flisnin. Tani te degjojme çfare ata kane per te thene. Edhe nje informacion i vogel ndoshta mund te na vlej.

'Ku ndodhet Davon dhe cili eshte plani i tij?'

'Ne jemi takuar me Matt dhe Kyle ne Kaliforni. Nuk dime aspak se ku ndodhet Davon. Nuk e kemi pare ndonjehere fytyren e tij. Por mund te them se çfare plani kane ata.'

'Vazhdo.' - iu pergjigj vrazhde Ivan.

'Ata permenden nje doktoreshe spanjolle, Angelina Cortés dhe se ajo do te ishte pika ku ata do sulmonin.'

Underworld [ 1 ]Where stories live. Discover now