Shijojeni edhe muziken gjate pjeses. I pershtatet aq shume kjo muzike sa ... Degjojeni dhe lexojeni vete me mire. ☝️☝️☝️
Angelina
Ç'eshte kjo bote qe me rrethon? Ç'eshte e gjithe kjo katrahure? Ku ndodhem une? Ku ndodhet kunata dhe nipi im? Çfare jemi duke bere keshtu? A nuk eshte detyra ime te jem prane tyre dhe jo mes ketyre te panjohurve? Çfare pune kam une ketu?
Per tri dite po qendroj e ngujuar ketu ne dhome sipas urdherit te Ivanit. Nuk me lejohet te dal prej dhome. Nuk me lejohet te bej asgje pa leje. Nuk me lejohet as te marr fryme. A nuk duhet te me besoj Iván? A nuk duhet ti marr ne konsiderate fjalet dhe keshillat e mia ai njeri? A mendon se do funsionoj dashuria jone ne kete menyre?
Me çdo sjellje qe ben, aq me teper me kumbojne ne vesh fjalet e Stepan. Por nuk dua ta besoj. Ivan nuk mund te jete vrasesi i Xavit. Por po sikur te jete e vertete? Po sikur ai te kete vrare tim vella? Si mund ta çoj me tej une ndjenjen qe ndiej per te kur me gerryen dyshimi? Duhet ta pyes, por si ta pyes? Ai eshte acaruar dhe une nuk dua ta shoh. Per fajin e tij nipi im nuk eshte ketu me mua. Ai e detyroi Stepanin te ndermerrte ate veprim. Kush do e hante ate budallellek qe Ivan i tha? Davon do e linte Stepanin gjalle? Kurren e kurres.
Dikush trokiti ne dere, rrotulloi çelsin dhe hapi deren. Nuk e mora mundimin te levizja. Pse duhet ta beja? Te gjithe duken sikur kane nje fare lirie dhe mund te hyjne fare kollaj ne dhomen e dikujt tjeter, sidomos kur ky person eshte i zoti i shtepise dhe dhoma e mysafirit.
'Me kane thene se nuk ke marr mundimin as te haje diçka nga mengjesi qe te ishte servirur ne dhome?'
'Dhome e quan ti kete vend se mua me duket si burg? A nuk quhet burg nje vend ku nuk ke liri dalje? Madje do e quaja izolim se edhe te burgosurit kane mundesi te dalin e te marrin ajer, por une edhe kete e kam te ndaluar.'
Ai rrotulloi qafen dhe shfryu me zhurme. Leshoi tabakane me ushqime dhe lengun e portokallit mbi tavoline dhe u kthye te me shikonte. Erdhi dhe u ul afer meje. Syte e tij i ndieja mbi veten, por shikimin e mbajta poshte ne dysheme.
'Angela ka diçka qe duhet te ma thuash?'
'Kam shume gjera qe duhet te them, por ti nuk ke kohe per mua.'
'Nese do me kerkoje, une do vija.'
'Pse me te kerkuar vajti puna? Duhet ti them sherbyeseve te shtepise te te lajmerojne se dua te flas me ty? Ti nuk kishe aspak deshire te vije e te flisje me mua?'
'Angela ... Kohet e fundit nuk me je dukur mire. Te dhashe kohe per te qetesuar nervat. Mund te me thuash tani çfare problemi ke qe sillesh keshtu?'
'Ti çfare problemi ke? Me ke marr telefonin. Me ke ngujuar ketu me dhome. Nuk mund te dal te marr ajer. Nuk mund te bej asgje. Normale te duket kjo? Me dhune do me mbash ketu nese une dua te iki?'
'Ku do te ikesh?'
'Sa me larg teje.'
Ai me veshtroi me nje shikim qe me beri te nderroja drejtim menjihere. Nuk duhet ta nxeh. Nuk duhet ta nervozoj. Nuk duhet te me bej keq.
'Bera ate qe duhet te beja. Ishte pjese e planit. Stepani do me ndihmonte, por ja qe nuk e beri. Ai eshte armiku im tani dhe do trajtohet si i tille. Sa per Alinen e Olin, te siguroj qe do ti sjell gjalle sa me shpejt qe do mundem.'
'Prandaj i ke sjellur deri tani? Kane kaluar tri dite. Stepan te ka humbur nga shikimi apo jo? Stepan u be armiku jote me dashje apo se ti nuk i le zgjidhje tjeter veçse t'ia mbathte nga situata ku e fute? Ti kujton vertete se Stepan do te besonte? Sepse as une nuk mund te besoja po te isha ne vendin e tij. Nese do kishe keta njerez te infiltruar brenda tij, pse ata nuk kane reaguar deri tani? Pse po presin pikerisht kete kohe? Apo ata persona nuk ekzistojne fare dhe ti i shpike nga mendja jote?'
YOU ARE READING
Underworld [ 1 ]
Romance*** Nuk lejohet kopjimi dhe as perkthimi ne gjuhe te tjera pa lejen e autores. All Rights Reserved, Copyright *** Me raste rrjedhja e jetes nuk shkon vaj ashtu si ne deshirojme. Me raste ne nuk mund ta kontrollojme ate. Me raste ajo vazhdon rrug...