.3.

3.9K 119 1
                                    

-Hej qorre kujdes kur ecen,-me tha dhe disa djem pas tij filluan të qeshnin.

-Idiot kujdes se mos bie vet,-i them dhe shoket e tij filluan te qeshnin dhe te fishkellenin, e une u largova si bose,dihet.

-Hej prit,-degjoj nje ze vajze pas meje.
-Me pëlqen tipi jot,-me tha dhe me shkel syrin.
-Faleminderit,- i thash dhe i buzeqesha.

-Je e re ne kolegj?
-Po,- i pergjigjem.
-Me ler te te ndihmoj te gjesh klasën.A me jep pak orarin?
-Sigurisht.

Dhe i jap orarin qe mami ma kishte dhene para se të dilja nga makina.E merr orarin e kontrollon te gjitha lendet e orarit tim me te sajin.

-Bukur.Qe te dyja ndodhemi ne te njejten klasë.Me ndiq.Oh meqera fjala une quhem Iris.

-Une quhem Amelia.
-Gezohem qe u takuam,-me thotë Iris me nje buzeqeshje gjigante.

Pas disa minutash ecje ndodhemi  brenda nje klasë jo shume te madhe dhe e gjitha e bardhe.Ne banka ishin vendosur dy karrige.
E mund te te zinte syri disa tabela te vogla me piktura.

-Amelia ti do te qendrosh perpara klasës dhe do te presesh drejtorin te vij dhe te te prezantoj para klasës,-me lajmeron dhe ajo u ul ne banke te pare nga dritarja.

Teksa ndodhesha para klasës degjoja psherëtima dhe ndjeja shikimin e shume personave mbi mua.Dhe nje nga ata shikimet mu dukë i njohur njeri.Ishte idioti qe u perasa ne mengjes.

Psherëtimat ndaluan kur ne klase  hyri nje person diku te pesëdhjetat,me nje kostum te zi.

-Mirmengjes nxenes ateher te prezantohemi.Emri im eshte David Peterson dhe kam deshiren te prezantoj nje nxenese te re qe do t'ju bashkohet klases suaj.A mund te prezantohesh,-mu drejtua zotëria qe mesa duket qenka drejtori.

-Une quhem Amelia Blake jam 18 vjece dhe vij nga Shqipëria.Shpresoj t'ja kaloj sa me mire ketu.

-Ne rregull Amelia ti do te ulesh ne banke te fundit nga dritarja bashke me Leon.

Hmm Leon me duket nje emer i bukur,shpresoj qe edhe djali te jete i tille.Por perpara meje ishte djali qe me ofendoi ne mengjes.Ai ishte ulur ne nje menyre qe nuk me lejonte
te ulesha ne karrigen prane
dritares.

-A ka mundësi te levizesh pak qe te ulem,-e pyes me nje ton zeri te qete.

-Heh,po na sillesh si vajze e mire ketu,-tha idioti dhe nuk leviz as edhe nje gishte.

Play Dirty✓Where stories live. Discover now