-A eshte mire ajo,-pyes me zerin e dridhur nga frika.Ai heq dorashkat dhe shkund koken me keqardhje.
-Vajza ka nje djegie te konsiderueshme ne kemben e majte,mushkrite kane thithur shume tyme dhe kjo i ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen.Ka pesuar traume dhe duhet t'a mbajmë ne mbikqyrje qe ktej e tutje.
-Nuk ka rrezik për jeten apo jo,-pyet e ema duke iu marre fryma nga ato qe sapo degjoi.
-Nuk ka rrezik per jeten ama do vazhdojme te kemi kujdes për te.
-Djegia eshte shume e madhe?
-Jo edhe aq zoteri por do marri pak kohe qe te sherohet plotesisht.
-Mund t'a shohim?
-Jo nuk mundeni zoteri,sapo i mjekuam këmbën dhe i bëmë një qetësues.Neser mundeni.Nese me falni mund të vini në zyrën time qe t'ju shpjegoi më mirë gjendjen dhe mjekimet e nevojshme.Pasi t'ju shpjegoj situatën mund të shkoni në shtëpi të qetësoheni pak, dhe mund të vini përsëri nesër.
-Ne rregull.
-Po vij edhe une,-u thotë mamaja e Amelias dhe të dy ndjekin doktorin.Ulem në stolat pranë dhomës së saj dhe mbështes koken ne murin e ftohtë.Nuk me besohet qe duhet te pres deri nesër për të parë fytyren e saj të bardhë.
Mundohem të mendoj diçka tjetër përveç saj ama është e pamundur.Sa herë që mbyll sytë më shfaqet ajo.Cfare do ndodhte nëse dikush do hynte në dhomën e një pacienti pa lejen e doktorit?Asgjë!
Ngrihem nga karrigia dhe shtendos pak muskujt por në të njëjtën kohë kontrolloj për prezencen e ndonjë doktori në korridor.Vetem disa pacient që vërtiten rrotull janë në korridor, moment i përkryer.Futem në dhomën e saj dhe mbyll deren me ngadal.
Dhe pse e di që ajo nuk do të nuk do të zgjohet deri nesër përsëri bej kujdes.Shkoj pranë saj me hapa të ngadaltë.Ajo qëndron e shtrirë në krevatin e bardhe.E rrethuar me nga aparate dhe serumet që rrethojnë krahet e saj.
Prek lehtë faqet e saj dhe i heq disa fije floku nga fytyra.
Flokët e saj bjonde janë vendosur shkujdesur nëpër jastek.Po fle qetë,e lodhur.Mund t'ia shikosh qartë tiparet e saj të ëmbëla.Buzet mishtore, hundën e vogël,qerpikët e gjatë të zinj,faqet paksa të skuqura,është e përkryer.Marr një karrige që ndodhet ne cep dhe ulem pranë saj.Bashkoj dorën e saj me timen dhe e ledhatoj lehtësi.Ndihem si mos me keq.Nuk mund t'a besoj ate qe ndodhi,ajo perpak do me linte vetëm,do me linte siç më lanë ata.I afrohem afër dhe bashkoj buzet e saj më te mijat.
-Vogelushe,-i peshperis afër veshit,shume lehtë,-faleminderit. Faleminderit qe je këtu me mua,- e puthe në ball dhe dal jashtë të blej një bidon me uje.
Blej shishen dhe shkoj perseri ne dhomën e saj.Ajo lëviz dorën dhe
hap paksa sytë.-Uje,-zeri i saj është shumë i mbytur dhe shumë i ulët.Marr me shpejtësi gotën e ujit dhe i ngre me shumë kujdes koken.E ndihmoj të pi uji dhe ajo bie përsëri në gjumë.
Ulem përsëri në karrige dhe rri gjatë gjithë natës zgjuar nëse asaj do t'i duhej ose do të zgjidhej une do ta ndihmija.Mengjesi vjen shumë shpejt dhe teksa mbuloj Amelian që të mos ketë ftohtë ndiej deren të hapet.
-Cfare po bëni ketu?!A ju thash qe nuk lejohej njeri te rrinte në këtë dhomë,-pyet i nevrikosur mjeku.
-The edhe kujt i plasi,-ai me shikon i habitur dhe çon duart në bel.
-Je ne telashe të mëdha djalosh!
-Sesht hera e parë,leri llafet po kontrolloje.Dal nga dhoma dhe vendos te bej një xhiro të shkurtër sa për të hequr pak mendjen ama është e kotë.Shkoj përsëri pranë dhomës së Amelias dhe aty gjej prinderit e saj.Asnjeri prej tyre nuk flet por e shikojnë njeri tjetrin me përçmim.Nga dhoma del doktori që më 'kërcënoi' gjepar.Ai me hedh një vështrim inati dhe kthehet nga prindërit e saj.
-Si është ajo,-pyet e friksuar zonja.
-Eshte mirë,sapo e kontrollova është zgjuar.Mund të shkoni t'a shikoni.Dhe ti cun,zbatoi rregullat që jep mjeku.
-Cfare bëri ai,-pyet i ati.
-Kishte ndejtur tërë natën me të.Të tre ata me hedhin një shikim inati.Do i'a kisha kthyer fjalën ktij qorrit me syze po nuk dua qe prinderit e saj të mendojnë keq për mua.Prandaj po luaj cunin e mirë,skam zgjidhje.
-Ne rregull do t'a bisedojme këtë me vonë,-me flet serioz,-shkojme brenda.
-Shikoni ju të dy në fillim,-u referohet prindërve të saj,-me pas mund të futesh ti se fundja je çmallur më të.Heq syzet dhe i fut në xhep më pas largohet.Ky do perfundoj për mjekim për vetë keshtu sic e ka nisur.Ulem në karrige dhe pres deri sa të jetë radha ime t'a shohë vogëlushen.
~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~•~
Hellooo👋
Me falni për vonesën ama e kam pasur të vështirë të shkruaj fundin e historisë pasi nuk është fundi që une krijova për këtë histori.
Nejse😂!Edhe një pjesë ka ngelur nga historia.Mbase bej edhe ndonj epilog,të shohim.
Ju puc të gjithëve❤️💋!
YOU ARE READING
Play Dirty✓
RomanceAmelia eshte nje vajze e embel,e sjellshme,e dashur, kokëfortë,e zgjuar dhe nje nxenese shembullore. Por e kunderta e saj eshte Leon Ai eshte nje djal simpatik,capken, gjaknxehte, i nxituar dhe shume problematik. High rankings: ...