.32.

4.2K 118 8
                                    

Hap syte ngadal dhe hedh nje veshtrim dhomes.Kontrolloj oren dhe kam kohe per t'u bere gati.
Kthehem me fytyre nga Leon dhe e veshtroj për disa minuta.Duket shume i qetë teksa fle.Ngrihem ngadal nga krevati dhe shkoj ne tualet.Behem gati dhe dal.
Leon eshte akoma duke fjetur. Shkoj prane tij dhe filloj t'a perkedhel ngadal nga floket dhe  nga faqet.Ai nuk reagon,fle si nje ari.Meqe ledhatimi nuk funksionoi them te provoj nje metod tjeter,mbase funksionon.

Shkoj perseri ne tualet dhe filloj te kerkoj nje gote.E mbaj mend qe e kam pare diku rrotull ama nuk po e gjej me.Meqe goten nuk e gjeta parr nje bidon.E mbush bidonin me ujë dhe nisem per tek Leon.Po i jap edhe nje shans.

-Leon,-i therrita po ai nuk u zgjua,thjesht sa ndryshoi pozicionin qe kishte.Vete e kerkove Leon.I hap tapen bidonit   dhe ia derdh ne fytyre.Ai ngrihet menjeherë nga krevati dhe me shikon gjithë inat.
-E ke goditur koken ne ndonje vend ti? Cfare jane keto idiotesira qe ben ne mengjes?
-Nuk po zgjoheshe nga gjumi dhe thash te te ndihmoja une.

Ai nuk kthen pergjigje,shkon ne tualet dhe perplas deren.Me duket se e teprova.Shkoj afer deres dhe degjoj zhurmen e ujit teksa perplaset ne dysheme, mesa duket ai po ben dush.

-Leon,-nuk pergjigjet,-Leon.He pra,ishte vetem nje shaka e vogel. Ti nuk po ngriheshe nga gjumi dhe mendova kete gje,-perseri nuk me flet,-une e bera per mire. Mendova per ty,shiko anen e mire.Tani nuk do humbasësh  mesimin.

Zhurma e ujit mbaron dhe Leon del nga tualeti.Peshqiri i bardhe i qendron me bel kurse me tjetrin fshin floket e tij.Pllakezat e barkut kombinohen bukur me tatuazhet e tij.Kalon afer meje ama nuk me hedh asnje shikim.Shkon ne dollap dhe nxjerr uniformen. Shkoj prane tij dhe bej ate fytyren time engjellore.

-Leon,ti e di qe ishte nje shaka apo jo?He tani Leon,mos u merzit me mua.

Ai ndalon dhe me shikon ne sy,me pas me buzeqesh djallezisht.Duart e tij shkojne tek peshqiri i belit.Ai fillon t'a heqi ngadal,por syte e tij nuk ndahen nga te mite dhe buzeqeshja e tij vazhdon të jete akoma ne surratin e tij.Edhe pak,peshqiri hiqet plotesisht nga beli i tij

Mbyll syte me duar dhe i kthej shpinën.Ai qesh me te madhe dhe degjoj hapat e tij te afrohet drejt meje.
Ai ngjesh trupin e tij pas shpines time dhe fillon te me ledhatoj krahët.

-Pervec nje vogelushe,frikacake je dhe e turpshme,-nuk po i ve re fjaleve te tij.Kam ngecur dhe nuk leviz dot.
-Mos me thuaj qe nuk ke veshur asgje?
-Ti me ke pare me rroba dhe pa rroba, pse vazhdon te kesh turp?
-E di ama...
-Ama cfare?
-Mund te vishesh te lutem?
-Jo.
-Leon!Vishu perndryshe do behemi vone per mesim.
-Me ler ta kuptoj pak,ti me hedh uje dhe pretendon te shpetosh pa u denuar?

Zeri i tij eshte mjaft provokues dhe prekja e tij nuk po me ndihmon fare.Leon me kap nga shpatullat dhe me kthen drejt tij.
I hedh nje veshtrim te ngadaltë trupit te tij te zhveshur dhe e fokusoj shikimin tek buzet e tij. Ai afrohet dhe ledhaton buzet e mia me gishtin e tij te madh.Ai afron buzet e tij me te mijat dhe ne castin kur ato do puthiteshin bie dera.

Leon shan nen ze dhe ferkon fytyren e tij i acaruar.Largohem disa hapa larg tij dhe shkoj drejt deres.Ia bej me shenj te marri rrobat dhe te shkoj ne tualet.Zot cfare trupi.Te pasmet e tij me len pa fjale.Dera bie serish dhe aty shfaqet Iris.

-Amel,eja.Shkijme ne mesim.
-Mirmengjes edhe ty Iris,mire fjeta faleminderit qe pyete.
-He me ti si ben.Leon s'eshte? Shyqyr,se nuk e duroj dot.
-Jo Leon esh...
-E di qe po te fyej te dashurin ama nuk e duroj dot fare.
-Rendesi ka qe me duron Amelia,- thote Leon duke dal nga tualeti.Ai merr canten time te shkolles dhe e hedh ne shpine. Merr celesin dhe mbyll deren me pas kthehet nga Iris.
-Ti je shume e besdiseshme,je si rrodhe.E as une nuk te duroj dot fare madje me dukesh acaruese. I shkreti Noah c'heq me ty.Dhe a ka mundesi te mos na shqetesosh  me.Amelia shkon  me mua ne klase dhe del prej saj me mua.

Iris eshte ber flak e kuqe nga inati dhe Leon i qesh ne fytyre.Ai kap doren time dhe e lem Irsi pas nesh.

-Pse i fole ne ate menyre Irisit?
-Ne cfare menyre i fola un asaj?
-I fole si harbut.
-Si pret ti ti flas une asaj?
-Me miresjellje,fundja ajo eshte shoqja ime dhe e dashura e shokut tend te ngusht.
-Po po.Ajo te acaron.

Mberrim ne klase dhe shkojme drejt bankes sone.Syri me ze Andrean.Uuu hunda e tij eshte e fashuar dhe duket shume keq.Leo shikon Andrean dhe buzeqesh.Me pas me puth ne buze dhe shikon drejt Andreas.Ai kthen koken ne siklet dhe Leon qesh.

Noah na pwrshendet me dore dhe afrohet drejt nesh.

-Mirmengjes zogj te dashuruar.
-Mirmengjes Noah.
-Mirmengjes pall,nese kerkon te dashuren tende,do te jete duke ardhur.
-Jo nuk e kisha per ate.Te vjen keq sikur t'a marr pak te dashurin Amelia.Te premtoj do t'a siell si kokrra e mollës.Nese vonohemi pak mund te na gjesh neper cepa duke u puthur,-thote Noah duke qeshur dhe Leon e shikon sikur do e vrasi,-nejse po ikim ne.
-Ok.
-Shiko ketu,mos guxo te flasesh me pederastin,u kuptuam?
-Po.
-Vajze e mire.

Leon largohet dhe une nxjerr librat nga canta.

-Pra,princi i kalter te la vetem,- mund t'a dalloja kete ze laraske kilometra larg.
-Cfare kerkon Sara?
-Asgje ne vecanti.
-Ateher?
-Thash te benim pak muhabet si shoqe klase qe jemi.
-Ne te dyja nuk jemi shoqe.
-A te tha ai?
-Cfare duhet te me thoshte?
-Qe dolem bashke mbrem.

Leon ka dale me Saren mbrem?!Si ka mundësi,ai me tha qe do dilte me shoket.Kjo duhet te jete duke genjyer.

-Ti po genjen.
-Pyet Leon.Mesa duket ai nuk me ka harruar akoma.Heh e kush mundet te me harroi mua,fundja jam e paharrueshme.Ta kam thene Amelia,Leon do te kthehet perseri tek une.
-Ti nuk mbush apo jo?Je vertet idiote apo ben vete se nuk te kuptoj.Leon nuk ka për t'u kthyer tek ty sepse nuk do t'a le une.
-Perpiqu sa te duash ama te dyja e dime si eshte Leon.
-Ti nuk kupton.Ai truri yt nuk punon me mesa duket.Apo nuk ke tru fare ti.Nuk te ve faj se truri eshte si nje lule qe nuk rritet ne cdo lloj ambienti.
-Nuk kam kohe te merrem me ty Amelush.
-Vete erdhe Sarush.

Ajo largohet duke u tundur dhe ulet ne banken e saj.Ne klase hyn drejtori dhe te gjithë shkojne tek vendet e tyre.Sara me veshtron edhe qesh.Kjo s'paska vertet tru.

-Nxenes mirmengjes,doja t'ju njoftjoja per dicka.Pas mesimit nxenesit:Amelia,Iris,Ira,do shkojne tek palestra dhe do ndihmojnë mesuesin e fiskultures për te rregulluar sendet atije.Shume faleminderit, mesim te mbare.

Nuk me besohet.Si ka mundesi. Kthehem nga Sara e ajo vazhdon duke qeshur.Nese ajo do te luajme rende do i'a plotësojë deshiren.

Play Dirty✓Where stories live. Discover now