Vuajtje, ky ishte dënimi që jeta kishte vendosur për mua që në momentin kur linda. Përse linda kur vetë jeta u tregua kaq e padrejtë me mua? Apo donte që të gjitha vuajtjet t'mi jepte mua që askush tjetër në këtë botë mos të vuante. Nëse do më pyesni se kush është shoku im i ngushtë do të thoshja që është vetë dhimbja, vetë vuajtja.
Çasti im më i bukur në këtë jetë ka zgjatur për aq kohë sa ajo ishte në krahët e mi. Por gjithëçka mori fund. Mori fund pa e kuptuar, humba gjithçka. Sikur jeta më kishte dhënë shumë gjëra që më mori edhe personat që doja më shumë. Më la të jetoja i vetëm në këtë botë të mallkuar. Gjithashtu më dha një dënim, që të jetoja me sytë e saja, me sytë e vajzës që dashuroja.
E shkuara ime. Përse duhet të flas për të, kur sapo e përmend atë më kujtohen vetëm dhimbjet. Si ju thashë më sipër kam qenë gjatë gjithë kohës vetëm, askush në këtë botë nuk më deshi përfshirë edhe prindërit e mi. Të cilët nuk më lanë as te dera e jetimores por më hodhën diku në rrugë sikur të isha një copë mbeturinë. S'ka qenë aspakt e lehtë për mua, një fëmijë i vogël që të mbijetonte në një qytet të madh si Los Angeles
Sa ditë kam kaluar pa ngrënë një copë bukë apo duke kërkuar nëpër koshat mbeturinave, apo sa netë kam kaluar në të ftohtë duke u mbështjellur fortë me duart e mija që t'më jipni sa do pak ngrohtësi. Mundësia e vetme ishte një burrë, i cili mbante në shtëpinë e tij disa fëmijë që kishin po të njëjtin fat si unë. I mbante në mënyrë ilegale edhe na përdorte për interesin e tij, të çdo lloj interesi. Doja të dilja kundër fatit tim, kundër jetës, kundër gjithçkaje. Shpeshherë kam dal përpara fëmijëve të tjerë që ndodheshin aty për t'i mbrojtur nga dhuna e atij mizorit."Mbyllja veshët" i them me gjuhën e shenjave Henrit. Henri s'mund të dëgjonte, asnjë zhurmë, as zhurmën e kamxhikut që godiste mbi kurrizin tim të zbuluar. I them që t'ia mbylli veshët Sebastianit. S'doja që Sebastiani të dëgjonte sesi tingëllonte dhuna sepse doja që të kishte një fëmijëri të lumtur, sa do pak qoftë.
"A je mirë?" Më pyesin që të dy kur shkojmë te dhoma kur qëndronim të gjithë fëmijët
"Po mirë jam" i them duke buzëqeshur, s'dua që askush të vë re sesa sa shumë përpiqem të mbaj dhimbjen apo lotët brenda meje.
"Më lërë të shikoj kurrizin tënd" Sebastian ngre bluzen me kujdes, duart e tij po dridheshin. Largojë duart e tij sikur të isha duke i larguar nga realiteti i hidhur i jetës sonë.
"Jam mirë, Sebastian"
"Gjithmon goditesh ti për fajin tonë"
"Këtë gjë bëjnë të gjithë vëllezërit e mëdhenj" e përqafojë per t'i thënë që çdo gjë është mirë "Së shpejti kjo do marri fund dhe do jetojmë të lumtur" a duhet t'i mbaj me shpresë ata edhe veten time për ditët e lumtura që do vini. Apo këto ditë të lumtura nuk ekzistojnë për ne, për fëmijët jetimë, për fëmijët e rrugës.
Vitet kaluan shpejtë por jo aq shpejtë për mua. Këto vite për mua do jenë si ajo hija që të ndjek nga pas, do jenë aty me mua si shenja e goditjeve të kamxhikut. Që të gjithë na përçmonin si në rrugë e si në shkollë por i'a mbyllëm gojën atyre duke i treguar që jemi po aq të mirë dhe të aftë sa fëmijët nga familjet pasanike.
Shikoja makina me prindër që përshëndesnin fëmijët e tyre plot dashuri, disa që vini me makina që i kishin blerë me lekët e babit dhe shisni mend. Ata kishin parë vetëm një anë të botës, të asaj që çdo kush e dëshiron. Nuk kanë parë llumin, errësirën e kësaj botës, të kësaj jetës. Ndërsa ata futeshin nga dera për të shkuar në klasë, unë duhet të hidhesha nga muri i shkollës se shpesh herë rojet nuk më lejoni të futesha në shkollës përshkak se isha me vonesë, thua se kisha atë lluksin që të vija me vonesë në shkollë."Hej" papritur më del një vajzë përballë, a do jetë ajo thjesht një spiune që ka pritur këtu deri sa të hidhesha unë nga muri "Me ty po flas" më thotë pasi u solla sikur nuk e pashë atë.
"Cfarë do?" Sillem si një arrogant me të sepse e dija që një vajzë si ajo s'do e respektonte kurrë me një person si unë, me një të mjerë.
"Merre këtë" më zgjat një leukoplas, të cilën i'a marrë, duart tona preken lehtë.
"Përse po ma jep?"
"Sepse ti je vrarë lehtë këtu" drejton gishtin tek plaga që kisha tek krahu "Por në të vërtetë ti ke një plagë tjetër, e cila ndodhet këtu" dora e saj tashmë ndodhesh mbi zemrën time. Kush është kjo vajzë? Përse po sillet kaq mirë me mua kur e di që unë nuk e meritoj atë.
"Nuk ke frikë që babi po të shikon" i'a heq dorën nga zemra ime, por e afrojë ndaj vetes vetëm për arsyen që të kishte debat me babin e saj.
"Jo, s'kam aspakt frikë" më pa drejtë në sy, sytë e saj e tregoni qartë që nuk kishte frikë.
"Bën mirë që të rrish larg meje"
"Emri im është Lelia" largohet duke buzëqeshur, në sytë e saj pash jetë. Si mund dikush të fali aq pozitivitet me një shikim? Ky ishte takimi ynë i parë, asnjëherë s'do e harrojë këto ndjesi. Shkoj në klasë, dëgjoj të bërtimat e presores përshkak se isha me vonesë. Të gjithë po më shikoni sikur të isha një anormal. Apo ndoshta ata janë më të mirë sesa unë? Aspakt. Mbarojë orët e mësimit dhe shkoj të ulem tek mensa e shkollës. I vetëm. Jam mësuar të jem vetëm, me qetësinë dhe me vetminë.
"Hej, djali me kapele të zezë" ky zë kaq i njohur, ngre kokën lart për të parë se kush ishte. Ishte pikërisht ajo, vajza që takova sot në mëngjes. Në dorë kishte një kamër të vogël.
"Çfarë po bën?"
"Asgjë, dua të ulem dhe të ham së bashku" ulet përballë meje, nuk priti as për një konfirmim nga ana ime.
"A mund t'a fikësh kamerën?" E urrejë kamerën. Çfarë do të ruash? Disa momente të bukura nga jeta? Momente gënjeshtare. Lumturia është thjesht një gënjeshtër. Nuk e shikoj në sy, i kërkoj që ta heqi kamerën.
"Jo, dua të filmojë ty"
"Dua që të largohesh tani dhe mos fol më. S'dua që të takohemi sërisht" doja që t'a largoja nga vetja ime, do e mbaja dashurinë që kam për të kycur në zemrën time por e di që ajo do jetë e lumtur pa mua.
"Ndërsa unë dua që të qëndroj"
"Jam një mallkim, vetëm mallkimi i jetës" i them duke ngritur tonin e zërit e duke përplasur duart në tavolinë
"Ti je shoku i Henrit?" Dikush ndërhyn në mes të debatit tonë. Ngrihem në këmbë sapo dëgjova emrin e Henrit, dicka ka ndodhur.
"Po"
"Disa student po e ngacmojnë Henrin" s'mund të prisja sa ai të përfundonte fjalinë, vrapojë menjeherë drejt Henrit pa menduar shumë për gjërat e tjera. Henri është vëllai im dhe askush s'duhet të merret me të.
"Henri" bërtas fortë emrin e tij dhe të gjithë kthejnë kokën nga unë, të gjithë përveç Henrit.
Kjo është pjesa e parë, shpresoj t'ju pëlqejë dhe së shpejti do postoj dhe pjesën tjetër
Vote⭐
Comment ❤️
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...