"Mendoj se ti i ke dëgjuar dhe ti dëgjon me mirë se ne por thjesht do që të qëndrosh i fortë për ata dy persona që ti do më shumë" Leila ishte e para që më kuptoi mua, kuptou heshtjen time.
"Në të shkuarën, si tani dhe atëherë mora guximin për të ndjekur ëndrrën time për të kërcyer. İsha vërtet i lumtur si unë dhe Kaliani. Ndonjëherë i harronim të gjitha problemet tona për të jetuar disa çaste si fëmijët normal, disa çaste të lumtura. Por jeta na përplas për të kujtuar se ku duhet të qëndrojmë. Si fëmijët jetim askush s'na pranonte si në shoqëri dhe në shkollë, gjithmon na shikonin me përbuzje. Siç të thashë, mora guximin për të kërcyer, ndërsa po kërceja disa nga shokët e klasës fikin muzikën dhe unë rrëzohem. Të gjithë fillojnë të qeshin e të thoshni fjalë thyese për mua, disa i lexoja nga buzët e disa s'kishe nevojë t'i lexoja buzët sepse e tregonte shum mirë fytyra e tyre. Shikoj për Kalianin por nuk ndodhesh aty, ngrihem në këmbë e shkoj tek dhoma e zhveshjes. Aty po më prisnin këta shokët e klasës dhe filluan t'më godisnin sa në fytyrë e në bark. Njëri prej tyre më kap fortë flokët e mija dhe" ndaloj pak për të marr pak frymë, kisha nevojë për ajër. Nuk është e lehtë që të tregosh këto dhimbjet nga e shkuara "Dhe...ma zhysin kokën tek vc, ma nxjerrin sërisht e qeshnin, ishin të lumtur nga ajo çfarë po bëni. Po unë çfarë faji kisha? Çfarë faji kisha unë që jeta më dha këtë fat?" Nuk mund të vazhdoja më, mezi po merrja frymë. Qaj sepse po kujtoja një moment jo të mirë të jetës sime.
"Henri, ti ske patur asnjë faj" Leila më përqafon për t'më vënë mbështetje.
"Kjo është arsyeja pse Kaliani reagoi ashtu, se ai nuk ishte atje për t'më mbrojtur mua se ishte pikërisht dita që humbi vëllain e tij. Nëse vjen Sebastiani mos i trego gjë, ai është vëllai jonë i vogël dhe asnjëherë s'kemi dashur t'i tregojmë se çfarë kemi kaluar. Kemi dashur që ai të kishte një jetë të lumtur sa do pak"
"Tani e kuptoj shume mirë Kalianin dhe më fal mua e Nesten që folëm pa menduar. Por Henri këtë herë nuk je vetëm, ne jemi së bashku këtë herë"
"Faleminderit Leila"
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...