Henri më ndihmoi që të gjeja dicka që kishte lidhje me aksidentin por asgjë nuk gjetëm. Ora kishte shkuar 3 e mëngjesit, as nuk e kishim vënë re.
"Vëlla, shko fli pak gjumë"
"Mos shko askund" e kuptoj këtë frikën e Henrit, nuk do që të humbi një vëlla tjetër, nuk do të humbasi një tjetër person të rëndësishëm
"Vëlla më shiko. Nuk do shkoj në asnjë vënd, asgjë s'do më ndodhi." Buzëqesh për t'i fshehur planin tim, cfarë do bëja unë pasi të gjejë vrasësin. Sa do që t'a fsheh me buzëqeshjen time fallco, e di që Henri i kupton të gjitha. Vetëm ne nuk arritëm ta kuptonim njëher atë, mendimet e tij apo ndjenjat e tij.
"Nuk do të lejoj që të largohesh, ti do jetosh" thotë Henri para se të largohesh nga dhoma. Dua shumë t'a pyes si e përmban gjithë dhimbjet nga brenda sepse unë kam bërtitur, kam qarë me zë edhe akoma dhimbja po më shkatërron. Shtrihem sipër krevat, më zë gjumi. Gjumi nganjëherë bëhet ilaci i shpirtit tim por nganjëherë bëhet dhe makthi im. Këtë herë ishte ilaci im, shikoj në ëndërr Leilën. Harrova cfarë kishte ndodhur në jetën reale, isha aq i lumtur që më në fund e takova atë.
-Leila. Zemër si je ?
- Mirë jam, djali me kapele. Pse je i mërzitur? Shiko, unë jam mirë. Të lutem ji i lumtur.
- Si mund të jem i lumtur kur ti nuk je me mua? - e përqafoj fortë. Ndjenjë aromën e saj, e nuhas sepse aroma e saj më jep jetë. Prek buzët e saj që i kisha harruar formën e tyre.
- Harroje. Lëre, mos i shko nga pas.
- Çfarë do të thuash ?
- Mos shko pas vrasësit,- Leila po zhdukesh, e përqafoj fortë që t'a mbaja nën krahët e mi që mos të largohesh
- Të lutem mos u largo. Qëndro me mua. Të lutem - sërisht u largua, gjithmonë e humbas atë. S'mund t'a mbroj, - Leila
Sapo hap sytë kuptova që gjithcka kishte qenë thjesht një ëndërr, ëndërr që në fund bëhet një makth për mua. Nuk kisha fjetur as 4 orë gjumë. Marr laptopin, s'doja të humbisja asnjë sekondë, dua t'a gjejë vrasësin. Një shok që punon tek policia, kishte arritur të merrte kamerat e asaj nate dhe m'i kishte dërguar. Duhet të shkel play por s'mundem. Si mund t'a shikoj atë aksident kur ai moment më përseritet gjatë gjithë kohës në mëndje?
Si mund t'a shikoj vdekjen e Leilës për herë të dytë?
Dora po më dridhesh, shtyp play. Videoja që po shikoja më kthehu pikërisht në atë moment, fryma po më merresh. Vazhdoj t'a shikoj sepse doja të gjeja targën e makinës dhe makina sapo shfaqet. I bëj stop për të shënuar targën, e kisha parë diku këtë makinë. Heq videon, hyjë në Google për të kontrolluar modelin e makinës. Klikoj në disa foto të ndryshme, ishte e kot sepse s'do e gjeja atë makinë këtu. Sapo do mbyllja laptopin, diçka më tërheq vëmendjen, ishte një foto. Ishte pikërisht ajo makinë, targa ishte e njëjtë. E gjeta. Foto ishte e bërë gjatë një party, më prit se jam duke ardhur vrasës. Dal nga dhoma, shkoj drejt kuzhinës, doja t'i thoshja Henrit që po largohem por nuk ndodhesh aty. Marr një letër që ndodhesh aty sipër tavolinës dhe i shkruaj: Mos u shqetëso për mua. E gjeta vrasësin.Party ishte bërë tek restoranti i dikujt që unë njoh, shkoj drejt atije për t'a pyetur më shumë rreth kësaj makinës dhe cili është ai që e ka në pronësi këtë makinë. Më thanë që pronari i makinës punonte tek një kompani, një kompani me emër këtu në qytetin tonë. Nuk humbas asnjë sekondë, shkoj tek kompania për të kapur këtë person, makina e shumë kërkuar kalon përpara meje.
Zemra më rreh fortë, skena nga aksidenti më rikthehen, ndjenja urrejtje për atë. E ndjek nga pas, doja që t'a përplasja, të humbisnim jetën që të dy. Por jo. Dua të shikoj fytyrën e vrasësit të familjes sime.
Hyn në disa ngushtica të panjohura, e kishte kuptuar që po e ndiqja. Kthehem në një kthesë të gabuar dhe makina më humbet nga sytë. Arrijë t'a gjejë sërisht, makina ishte e fikur. Dal nga makina dhe shkoj drejt saj, sa do godisja mbi makinë pash që personi nuk ndodhesh brenda. Me shkopin e bejsbollit thyejë xhamat, doja t'a shkatërroja këtë makinë."Shkatërrohu ashtu si ti më shkatërrove mua. Pse? Pse?" Bërtisja ndërsa thyeja xhamat, i nxjerr inatin që kisha me makinën. Tani ishte momenti i vrasesit të cilit për të dënimi është vetëm vdekja.
Kthejë kokën nga hyrja e pallatit që ndodhesh në djathtën time, dera ishte e hapur. Po më largohesh por në të vërtetë ishte duke vrapuar drejt fundit të tij. Hyj brenda pallatit, ngjitem sërisht në tarrac me një frymë, aq sa nuk i kuptova që i gjithë pallati ishte 6 kate.
Ishim përballë njëri-tjetrit, errësira e natës e ndihmonte atë që t'a fshihte nga unë. Vrasësi ndodhesh me kurriz, qëndronte aty pa lëvizur sikur po më priste ai mua."E di që ke kohë që po më kërkon. Më në fund më gjete" thotë ai që s'kishte të drejtë të fliste, as të jetonte. Zëri i tij më dukesh i njohur, një zë që unë s'mund t'a harroj.
"Kush je ti? Kthehu" e kisha kuptuar se kush ishte por s'doja t'a besoja prandaj i kërkova që të kthehesh, doja të shikoja fytyrën e tij
"Më fal Kalian" thotë duke qarë, ishte pikërisht Sebastiani, Seboja ime, vëllai im i vogël.
"Çfarë dreqin po bën ti këtu? Në atë makinë ishte një femër dhe jo ti. Kë po mbron?"
"Ajo po më mbronte mua, s'dua që ajo të humbasi jetën për gabimin që kam bërë unë"
"Je duke gënjyer. Sebastian çfarë dreqin ..." S'mund t'a mbroja dot fjalinë, po më merresh fryma. Pra vrasësi është...s'dua t'a pranojë këtë gjë. S'mund të jetë e vërtet.
"Më fal për gjithçka që kam bërë vëlla " vjen drejt meje, më kap duart dhe më kërkon falje. "Vërtet nuk doja, atë natë isha i pirë. U largova sepse nuk e dija që ishit ju "
"Largohu " e shtyjë në mënyrë që të largohet prej meje, e shtyjë aq fortë sa për një moment mendova se do binte nga tarraca dhe i zgjas dorën "Ti vrave gruan që dashuroja, vrave fëmijën tim të palindur "
"Ishte shtatëzanë Leila?" Kjo e shkatërroi atë, u hutua aq shumë sa qëndronte pa lëvizur sikur të ishte një statujë "Ti kishe të drejtë për fjalët që më the atëherë, e urrejë shumë veten time. Familja ime e vërtet ishit ju, prindërit e mi nuk më duan. Tek ju s'mund të kthehesha, kështu që zgjova drogën."
"Nuk më intereson "
"Më fal" e përserit të njëjtën fjalë. Në dorën e tij do ndodhesh një armë, as nuk e kuptova se ku e kishte fshehur apo si e mori. Nuk e drejtoi drejt meje, por drejt vetes së tij. E urrejë, doja vdekjen e vrasësit por ai është vëllai im, familja ime. Nuk dua të humbas sërisht një person të rëndësishëm "Unë meritoj të vdes. Ky është dënimi im" pistoleta prek mjekrën e tij, sytë e tij më shikoni mua, ishin po ato sytë e tij të pafajshëm.
"Sebo, vëlla më dëgjo. Nuk është faji jot" hedh disa hapa drejt tij, sa herë unë i afrohesha aq më shumë ai bëhesh gati për t'a shkrepur pistoletën
"Është pikërisht faji im, ti humbe gjithcka për fajin tim. Për fajin tim, ti ke vuajtur gjithë ato dhimbje që fëmijë. Për fajin tim, ti ke shenja në kurriz.
Për fajin tim, ti s'mund të bëhesh baba. Të kërkoj falje për çdo plagë që të kam hapur, duhet të vdes, të lutem më fal. As faljen tënde nuk e meritoj.""Le të bisedojmë njëher." Po dridhesha i gjithi, zemra po më dilte nga vëndi, isha kaq i paaftë për të bërë diçka
"Të dua shumë vëllai im dhe të falenderoj që më dhe mundësi të jetoja si një fëmijë normal. Jeto edhe për mua " dëgjoj një të shtënë, sytë e mi u errësuan, s'mund të shikoja asgjë. Asgjë përveçse duart e mia me gjak, me gjakun e vëllait tim, që ndodhesh te krahët e mi por i vdekur.
"Hapi sytë, të lutem. E di që je gjallë, mos bëj këto lojëra me mua" përqafoj trupin e tij ftohtë "Sebastian, më trego gjithcka cfarë ke kaluar, fol me mua "
"Çfarë ndodhi? Sebastian?" Henri shfaqet para meje pas kishin kaluar disa minuta
"Shhh, Sebastian po fle gjum. Lëre mos e shqetëso"
"Sebastiani, vëllai im ka..."
"Jo. Vëllai jonë thjesht po fle gjumë. Shiko sa në paqe po fle" nuk pranoja që askush t'a merrte trupin e tij nga duart e mia, nga duart e mia që ishin mbuluar me gjakun e tij. Po prisja që ai të hapte sytë, të më përqafonte. Të kam falur prandaj mos ki më frikë, hapi sytë.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...