15

98 16 0
                                    

Henri Pov

Po prisnim që Kaliani të dilte prej dhomës së zhveshjes por minutat po kalonin dhe vazhdoni të prisnim, dicka kishte ndodhur. Afrohemi tek dera e dhomës e cila ishte e hapur dhe shikoj që Leila ishte duke pritur aty për atë. Ne jemi mësuar me zhdukjet e tilla të Kalianit por ajo jo. Mënyra sesi po priste, vërtet të këpuste zemrën,

"Sebo, thirre në emër" doja që t'na shikonte që ishim aty.

"Leila" ngre menjeherë kokën pasi mendoi se ishte Kaliani ai që e thërriti

"Mendova se ishte Kaliani"

"E di Leila" nuk e di nëse duhet t'jua kujtoj juve gjatë gjithë kohës që sa herë unë flas me dikë flas me gjuhën e shenjave, sepse ndonjëherë harroni e mendoni se jam duke folur. Po duke folur jam por pa zë.

"Leila, se qëpar nuk u prezantuam mirë. Unë jam vëllai i vogël Sebastiani, por ti mund t'më thërrasësh Sebo" Sebastiani vërtet fal një pozitivitet që shpesh herë kemi nevojë për të. Kjo ka qenë dhe arsyeja përse e kemi mbrojtur gjithmonë Sebastianin, që të paktën njëri nga ne të ishte i lumtur.

"A je vërtet vëllai i tij?"

"Jemi rritur bashk" i kthen përgjigje paksa i trishtuar Seboja, sepse vërtet nuk jemi vëllezër gjaku. Po ne jemi vërtet vëllezër, japim jetën për njëri tjetrin.

"Le të largohemi që këtu si fillimisht" dalim nga ajo ndërtesë, nga ajo lagje që edhe ditën duhet të kesh frikë e jo më natën.

"Henri, të lutem më thuaj ku mund të jetë Kaliani?" Më pyet Leila e shqetësuar ndërkohë që po qëndronim ulur në tarracë, ku mund të shikonim një pjesë të qytetit tonë. Sebo kishte shkuar për të marrë dicka për të ngrënë.

"Nuk e di se ku mund të jetë."

"A je duke gënjyer?"

"Vërtet që jo. Kaliani gjithmon zhduket kështu kur ka nevojë që të qëndroj vetëm ose kur ai do të gjejë veten e tij"

"Por sik..ku...kur t'i ndodhi ndonjë gjë e keqe ?" Duart e saj po dridheshin "Sikur të vrasi veten e tij" lotët që po përpiqesh kaq shum t'i mbante, rrëshqitën në faqet e saja.

"Leila, qetësohu. Kaliani ka tentuar shum herë të vrasi veten e tij por asnjëherë nuk e ka bërë, arsyeja ka qenë une dhe Sebo. Ne jemi vëllezër për të dhe ai gjithmon ka luftuar për ne. Ti e pe Kalianin në atë ndeshje, arsyeja përse ishte në atë ndeshje ishte se donte të merrte ato lek. Qoftë të pista, donte t'i merrte për Sebastianin që të vazhdoj shkollën. Dhe jo më tani që ai ka një arsye më shumë për të jetuar, që je ti Leila"

"Vërtet mendon kështu? Nuk e dija që kjo ishte arsyeja pse që ai mori pjesë në ato ndeshje ilegale."

"Po vërtet mendoj kështu. Leila emri jot do të thotë Perëndesha e mirësisë dhe pranverës. Ti je pikërisht pranvera e Kalianit, do jesh ti që do i shërosh të gjitha dhimbjet që ka ai"

"Siç i thashë dhe Kalianit, un do luftojë për të. Henri dua të bëj një pyetje pa të lënduar. Çfarë të ka ndodhur me ty atëherë. Se atë ditë Kaliani po të thoshte që s'dua që të ndodhi e njëjta gjë si atherë"

"Ndryshe nga Kaliani unë e kam pranuar jetën time bashk me të shkuarën e hidhur dhe dhimbjet e saj. Nuk kam frikë të flas për to, mbase nuk kam frikë sepse asnjëherë nuk i kam dëgjuar këto dhimbjet apo të dëgjoja zërin tim teksa fliste për dhimbjen që ndjenjë"

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now