19

84 14 1
                                    

Kalian PoV

Jam shumë i lumtur sepse me në fund Henri po jeton jetën e tij, është i lumtur. Ndryshe nga unë që nuk e kam dashur këtë jetë, jeta për mua ishte një dënim. Ndërsa Henri gjithmon ka dashur të jetoj jeten e tij dhe pse nuk s'ka mundur të gjejë lumturinë e tij të vërtet apo dashurinë e tij. Por gjithçka ndryshoi për të, e gjeti si lumturinë dhe dashurinë. Nesta do jetë mbështetja tij më e madhe, dhe dashuria e tyre është kaq e ndryshme nga e jona. Mund t'a përkufizojmë si një dashuri pa kushte. Të dashurosh në heshtje, s'ke nevojën për fjalë por thjesht e ndjenjë atë dashuri dhe e jeton.
Bëra gabim që i thashë Henrit 'JO' për kërcimin, kërcimi është vërtet fjalët që ai do t'i përcjelli tek ne. Teksa e shikoja të kërcente, ishte vërtetë si një ëngjëll që po kërcente. Henri s'mund t'a dëgjoj muzikën por zemra e tij, çdo pjesë e trupit të tij e ndjen atë.

Të gjithë të habitur nga kjo aftësi e vecantë e Henrit, fjalët s'mund të dilni më por hapni sytë nga habia dhe mrekullia që ishin duke parë.

"Po, ky është vëllai im, Henri. O zemra ime, je më i miri" bërtiste fortë nga gëzimi Sebastiani

"Po ky është vëllai jonë."

"Jepi Henri" ishim duke dhënë mbështetje që vetëm Henri mund t'a ndjenjë. Kap fortë dorën e Leilës, i lumtur që kam dhe atë pranë vetes. Kjo është jeta që dua, të kem në krahë vajzën që dashuroj dhe vëllezërit e mij të jenë të lumtur.

Pasi mbaroi kërcimi, një heshtje e madhe ra në sallë, askush as nuk foli apo të duartrokasite, mund të dëgjoja shumë mirë frymëmarrjen e shpejt të Henrit, që mezi po merrte frymë nga ai kërcim i mrekullueshëm.

Duartrokas unë dhe Sebastian të parët, por jo siç duartrokasim gjithmon por në gjuhën e shenjave, një duartrokitje e heshtur por që Henri mund t'a dëgjoj. Sebastian herë pas herë bënte dhe formën e zemrës, të gjithë filluan të duartrokasin si ne, Henri ishte i lumtur. I'a doli pavarësisht gjithçkaje. Ndonjëherë guximin i tyre na mungon që të arrijmë ëndrrat tona në këtë jetë shpesh herë e keqe, jemi ne që jemi të paaftë para tyre.

Henri pas asaj dite, u bë një shembull për motivim, askush nuk e shikonte si gjynah por motivoheshin prej tij.

"Leila, sot do shkojmë diku" i them Leilës pa hyrë brenda në shkollë

"Do lëm shkollën?" Qesh e gëzuar që më në fund do lëri një orë mësimi

"Po, dua të shkojmë në disa vende. Le të jetë kjo dita jonë"

"Le të shkojmë" i kap dorën dhe nisemi drejt motorit që kisha lënë pas shkollës, nuk është motori im sepse ju e dini shumë mirë gjëndjen time ekonomike. Ma dha dikush që un njoh. Nisemi drejt vendeve që asnjëherë nuk e kisha menduar se do ishin kujtimet tona më të bukura e të fundit.

"Kalian ku do shkojmë?"

"Në Indiana"

"Seriozisht e ke ti?? I bie të udhëtojmë një ditë të tërë. What the fuck?"

"Dua që të rrëmbej për disa ditë, si thua. Apo ke hall se nuk të lë babi!"

"Budalla, jam e jotja, më rrëmbe, më co ku të duash dhe bëj cfarë të duash" më përqafon fortë, gjatë rrugës bënim ndalesa, Leila gjatë gjithë kohës bënte video me kamerën e saj që nuk e heq njëher nga dora, qëndruam në një hotel për natën dhe ditën tjetër mbërritëm në Indiana.

"Hej Kalian, e kalove Indiana? Kthehu pas"

"Mos u shqetëso, dua të cojë në një vend të veçantë" Leila mezi po priste që të shkonim tek vendi që un po i flisja kaq shumë, është duke vdekur nga kurioziteti

"Ja ku erdhëm"

"Më në fund" fluturon e lumtur nga motori "Ku më ke sjellur? Këtu s'ka asgjë përveç kësaj shtëpie të vjetër. Vërtet bëm gjithë atë rrugë për të parë këtë? Ehaa" entuziazmi i saj u shua, i kap dorën

"Hajde shiko anën tjetër"

"Wow. Kemi ardhur tek muri Before I die, gjithmon kam dashur të vijë këtu" më përqafon nga gëzimi "Le të shkruajmë dicka, ca do shkruash ti?"

"Shkruaj ti e para"

"Në rregull" Leila shkruan : 'Para se të vdes dua të puth Kalianin' përse kjo dëshirë nga gjithë ato dëshirat e tjera që ajo mund të ketë!

"Përse kjo dëshirë?"

"Sepse dua të puth buzët e tua të ëmbla para se të largohem nga kjo botë, e përse ato do jenë plakur pak, sërisht do jenë të ngrohta e të buta." Thotë Lelia duke qeshur "Tani e ke rradhën ti"

"Para se të vdes dua të gjejë lumturinë e jetës sime"

"Mendoj se e ke gjetur" Leila më afrohet e më puth në befasi, i'a kthejë puthjen

"Nëse e kam gjetur lumturinë, atëherë duhet që t'a mbaj fortë këtë lumturinë" i them pasi u shkëputëm për një moment nga buzët e saj, për t'ju kthyer sërisht buzëve të saja. Arrija të dëgjoja disa njerëz të cilët po jipni komentet për ne, por s'më interesojnë fare, sa herë e puth ose e prek atë, aq herë dashurohem me të.

"Po na shikojnë" Leila shkëputet prej meje

"Le t'na shikojnë. Për mua këtu je vetëm ti dhe askush tjetër" vendos ballin tim tek balli i saj

"Dua që dëshirat tona të plotësohen, kam disa dëshira të tjera që do i realizojmë së bashku"

"Si për shembull cfarë?"

"Të kemi fëmijë..."

"Mund t'a bëjmë që tani" kryqëzoj duart e mija tek beli i saj

"Po mund t'a bëjmë që tani" më jep një puthje të shpejt në buzë "Por prit dëgjo dhe dëshirat e tjera. Dua të jetoj me ty, dua që të udhëtojmë së bashku, të vizitoj New York. Disa të tjera s'po t'i them, sekret"

"Le të ikim"

"Ku?"

"Në New York"

"Seriozisht e ke ti?. Hej muri Before I die, na i realizo dëshirat" Leila është kaq e ëmbël, hipim në motor, më përqafon dhe ashtu nisemi për në New York.

Cili është mendimi juaj për këtë histori?

Dhe në pjesën tjetër mendoj që të tregoj se cfarë ka ndodhur me vëllain e vogël të Kalianit. Cfarë mendoni ju se ka ndodhur?

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now