"Hej grupi ca bën" pas disa minutash Sebo erdhi, si gjithmon me ato pozitivitetin e tij
"Hajde Sebo"
"A ke diçka vëlla?"
"Jo" i kthejë përgjigje duke buzëqeshur, s'dua që të kuptoj asgjë "Le të ham" hamë të tre së bashku
"Djema më duhet të iki" ngrihet në këmbë Leila
"Po të shoqërojmë ne deri në shtëpi"
"S'ka problem, mund të shkoj vetë. Nëse merrni ndonjë informacion nga Kaliani, ju lutem më thoni. Shihemi nesër. Natën"
"Natën e mirë Leila" Leila largohet, ndërsa unë dhe Sebo shkojmë në shtëpi
"Më pëlqen Leila, jam shumë i lumtur që Kaliani ka gjetur dashurinë e tij. Përse ai largohet gjithmon në momentet kur s'duhet" thotë Sebo. Sebastian gjithashtu mërzitet me këto zhdukjet e papritura të Kalianit
"Ka frikë"
"Frikë? Nga çfarë?"
"Nga lumturia, nga kjo ndjenjë e mohuar për të" fytyra e Sebastianit ndryshoi menjëherë, s'dua t'a shikoj atë të trishtuar kështu ndryshoj muhabetin "Do kërcejë"
"Cfarëëë?" Hap sytë nga habia "Vërtetë e ke ti?"
"Po"
"Yesss, jam kaq i lumtur për ty vëlla" më përqafon fortë "do vij të shikoj. Mezi po pres të shikoj ty duke kërcyer" jam i lumtur që rrethohem nga njerëzit që më mbështesin.
...
Ditët kalonin, shumë pak ditë na ndanin nga shfaqja, por asnjë lajm nuk kemi marrë nga Kaliani e përse ka kaluar një javë. Leila e pse nuk do që t'a tregoj, arrijë t'a kuptojë që është e trishtuar dhe në merak për Kalianin, cdo ditë vesh bluzen e tij, gjithashtu po na ndihmon për shfaqjen.
"Por sikur... sikur t'i ketë ndodhur diçka Kalianit" zëri i saj dridhesh
"Mos mendo gjëra të tilla Leila"
"U bë një javë që është zhdukur"
"Kaliani ka për të ardhur, thjesht duhet të presësh për të"
"Dreq, ku dreqin është ai idioti?"
"Pas teje" Leila kthehet menjëherë sapo dëgjon një zë pas saj, është pikërisht Kaliani i cili ndodhesh mbrapa saj
"Ku ke qenë?" E godet me grushta në kraharor "A e ke idenë sa në merak kam qenë, o idiot. Të urrej, të urrej" vazhdon t'a godasi ndërsa Kaliani qëndronte pa lëvizur "Pse u largove, të lutem mos u largo më" Leila shpërthen në lot, Kaliani nuk thotë asnjë fjalë por thjesht e puth, përgjigja e të gjithave pyetjeve të Leilës i'a dha me një puthje. Lidhja e tyre është vërtetë e vecantë, Kaliani e ka bërë zgjedhjen e tij, ka zgjedhur të dashurohet, të jetoj lumturinë e jetën, jam shumë i lumtur për të.
E di që është një pjesë e shkurtër por kaq munda të shkruaj ♥️
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...