34

66 7 4
                                    

Kaliani zgjodhi që të zhdukesh sërisht, pas vdekjes së Sebastianit nuk e kam takuar. Sa do jam përpjekur që të kontaktoj me të, nuk mundem. Përse Kalian gjithmonë zgjedh të largohesh ndërsa unë të përballem ?
Nuk jam aspakt më i fortë se ti, sepse zemra ime është duke vuajtur akoma, ka net që rri pa gjumë, ka net që s'mund të marr frymë nga ankthi. Kam nevojë për ty vëlla.
Djalit të Sebastianit vendosëm që t'i vendosim emrin Ian, tre shkronjat e fundit të Sebastianit. Së bashku me Nesten vendosëm që t'a duam si djalin tonë por t'i tregojmë të vërtetën, pra cilët janë prindërit e tij të vërtet. Mendoja se jeta u normalizuar për mua, por jo. Sërisht një dhimbje. Një dhimbje tjetër. Por sado të ndryshme dhimbjet, ato sërisht të dhembin.

"Nesta a je mirë?" Pyes Nesten e cila po mbahesh tek cepi i tavolinës që mos të humbiste komplet ekuilibrin. Shkoj drejt saj, e ndihmoj që të ulet në divan.

" Jam mirë. Jepi biberonin me qumësht Ian sepse është duke qarë" po mos të ishte për Nesten, nuk e di nëse do isha kujdesur dot për Ian kaq mirë. Nuk e dëgjoj kur ai qan, duhet të jem gjithmonë pranë tij që t'a shikoj nëse po qan apo jo. Marr qumështin dhe shkoj te dhoma e Ianit. Vërtet po qante. I jap qumështin, qetësohet menjëherë, po mendoja për Nesten. S'dua që ajo të ketë diçka serioze. Ian e pi të gjithë qumështin dhe po flinte i qetë, është vërtet si një engjëll.

"Nesta më thuaj si je?" Shkoj menjëherë te Nesta

"Jam mirë" vërtet s'mund të dëgjoja zërin e saj por unë e kuptoj nga sytë që po më gënjente. Sa do të doja që kjo gënjeshtër të jetë një nga ato gënjeshtra të bukura për shtatzaninë.

" Ti po më gënjen. Më trego të vërtetën" zemra po rrihte fortë, s'doja t'më thoshte diçka të keqe.

"Para disa ditësh bëra një vizitë dhe..."

"Dhe..."

"Dhe doktori më tha që kam kancer" Nesta për herë të parë qan përball meje, "Më kan thënë që nëse bëj kimioterapinë, mund të kem mundësi për shpëtim. Mund të jetoj "

"Nesta" kap duart e saj, po aq shpejt sa i kapa dhe i'a lëshova në mënyrë që të bisedoja me të "Do t'a kalojmë e këtë së bashku. Ti do jetosh"

"Zemër por unë..." Përqafimi im e ndërpret fjalët që donte të thoshte. S'dua të dëgjoj asgjë negative. Po qëndroj i fortë përball saj por nuk e di edhe sa mund të duroj.

Muajt kaloni, Ian rritesh ndërsa Nesta vazhdonte të luftonte kundër sëmundjes së saj. Kujdesesha për të dy, një pjesë e imja e kishte mëndjen tek Kaliani.

"Zemër, a më ndihmon pak që të qeth flokët?" Nesta donte t'i qethte flokët sepse përshkak të kimioterapisë po i binin shumë flokët

"Sigurisht zemër të ndihmoj unë" duart po më dridheshin. Nesta po buzëqeshte por e di që kjo po e vret shumë

"Shiko sa super doli koka ime" më thotë duke qeshur

"Nesta" tërheq vëmendjen e saj. Nesta po më shikonte nga pasqyra, donte të shmangte shikimin drejt për drejt me mua. Qeth floket e mia po njëlloj si Nesta

"Prit çfarë po bën?" Përpiqet që t'më ndaloj por ishte e kot.

"Të thashë atë ditë që çdo gjë do e kalojmë se bashku zemër. Të dua shumë. Shiko, dy tullaca bashk" i them duke qeshur. Po qeshnim dhe po qanim se bashku. Ndjenja lotët e saj që bini te supi im.

Kishte netë që i kaloja pa gjumë përshkak se Nesta po qëndronte në spital dhe duhet të kujdesesha unë për Ian. Ngaqë s'mund t'a dëgjoja të qarën e tij, e shikoja se mos ishte duke qarë. Muajt vazhdonin të kaloni dhe Kaliani vazhdonte të ishte i zhdukur. Dua që të jetë mirë.

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now