...
"Faleminderit për gjithçka, fal teje ndjeva njëher se çfarë do të thotë të kesh familje" i them Nestes, t dy ndodheshim në dhomën e saj
"Tani e ke një familje" më përqafon fortë, më tregon dhomën e saj, mund të arrija të ndjenja aromën e saj në çdo pjesë të dhomës së saj. Ulem tek krevati i saj, Nesta papritur ulet tek prehri im, hedh krahët e saj tek supi im dhe më përkëdhel lehtë tek qafa
"Çfarë bën Nesta, poshtë është familja jote"
"S'po bëj asgjë të gabuar, po rri me të dashurin tim" më thotë pasi heq duart prej meje, e urrejë, duhet mos të ndjenjë prekjet e duarve të saj në trupin tim sepse duhet që të flasi me mua. Humbas në mendimet e mia, Nesta më ngre kokën për të kujtuar se ku ndodhem "Mos mendo asgjë tjetër përveç neve të dyve tani." Arrinë që t'më kuptoj thjesht me një shikim
"Të dua dhe me fal" i kërkoj falje sepse jam duke i mohuar një lidhje të zakonshme
"Të dua o njeri, të dua për këtë që je" këto ishin fjalët e fundit para puthjes ku përhumbem të dy. Shtrihemi të dy në krevat, thjesht donim të rrinim të përqafuar me njeri tjetrin, të shkëmbenim disa puthje.
...
"Erdhët më në fund ju, çifti simpatik" Nesta ngacmon Kalianin dhe Lelien të cilët sapo hynë në shkollë
"Pse ju mori malli për neve? Apo doni t'na tregoni ndnj gjë të re ju" Leila na shikon të dyve e lumtur, sikur të kishte kuptuar çdo gjë.
"Po, unë dhe Henri jemi në një lidhje." Nesta dhe Leila përqafohen të lumtura me njëra tjetrën duke bërtitur në mes të shkollës.
"Kalian, të kërkon drejtori"
"Mua pse? S'kam bërë ndonjë gjë, çfarë dreqin do nga unë ai tani"
"Nuk e di vella, por shko njëher" bie zilja e orës së mësimit, shkojmë nëpër klasa ndërsa Kaliani niset drejt zyrës së drejtorit.
Kalian PoV
Jam kaq i lumtur kur shikoj aq të lumtur Henrin, sytë e tij si asnjëherë më parë shkëlqejnë dhe tregojnë që më në fund po e jeton jetën e tij. Largohem nga ata e shkoj drejt zyrës së drejtorit, duhet t'a mbaj veten që mos të bëj diçka, pse dreqin më kërkon, marr njëher frymë thellë dhe futem brenda në zyrën e tij."Përshendetje Kalian, si je?" Më mirëpret mirë por nuk besoj tek mirëpritja e tyre sepse gjithmonë na përbuzin
"Mirë" i kthejë përgjigje ftohtë
"Ulu se kemi një bisedë të gjatë"
"Për çfarë donin të bisedoni, s'kam bërë asgjë" e shikoj drejt në sy për të treguar që s'kam aspakt frikë
"Dua të flas për Leilën, të cilën e kishe marrë dhe ishe larguar së bashku me të"
"Unë dhe Leila e dashurojmë njëri tjetrin dhe ti nuk je askush që mund t'na pengosh."
"Ajo është vajza ime" shokohem nga fjalët e tij, si dreqin Leila nuk më kishte thënë që drejtori i shkollës ishte babi i saj, qëndroj pa lëvizur dhe i habitur.
"Sërisht nuk mund të futeni në marrëdhënie tonë, unë e dua atë" duart e mia janë akull të ftohta
"Jam i lumtur për ju të dy"
"Cfarë?" Bërtas fortë e ngrihem nga karrigia "Cfarë thatë? A e dëgjova mirë?" S'mund t'i besoja këto fjalë që ai sapo tha.
"Kalian" më kap duart e mija "Jam i lumtur për ju të dy dhe e miratoje marrëdhënien tuaj. Asnjëherë nuk e kam parë kaq të lumtur Leilën, ti je arsyeja e kësaj lumturie dhe dua që të dy jeni të lumtur"
"Faleminderit" e përqafoj në mënyrë të pavetëdijshme dhe nga gëzimi "Më falni, se jam i gëzuar"
"S'ka problem bir, sonte në darkë mund të vish nga shtëpia ime, je i ftuar"
"Babi, mos i bëj gjë Kalianit" hap derën papritur Leila "E dua atë" thotë ndërsa i merresh fryma nga vrapi që kishte bërë
"Leila" ngrihet nga karrigia e tij me një pamje serioze, donte të luante pak me vajzën e tij "Marrdhënien tuaj un..."
"Ba" vjen afër meje, më kap dorën për t'i treguar babit të saj që asnjëher s'do heqi dorë prej meje "Ne e duam njëri tjetrin" guximi i saj është arsyeja e lidhjes sonë, i dashurisë sonë.
"E miratoj"
"Jo por babi" Leila vazhdon të kundërshtoj sikur mos të kishte dëgjuar asnjë fjalë të tij "Prit pak cfarë the ? Yeahhh" përqafon e lumtur babain e saj. Tani e kuptoj lumturinë e Henrit, më në fund po kuptojmë se çfarë do të thotë dashuri e familje por më e rëndësishmja po i përjetojmë këto ndjenjat që deri dije ishin të panjohura për ne, të urryera prej nesh.
Dal nga zyra e babit të Leilës së bashku me të, më shfaqet përballë Sebastian i lumtur i cili më përqafon
"Kam një lajm të mirë"
"Cfarë?" Pyes i habitur, mendoja se do më thoshte se kishte gjetur një të dashur ose dicka të tillë
"Gjeta prindërit e mi të vërtetë" qëndroj pa lëvizur ndërsa Sebo vazhdonte t'më tregonte cdo gjë shumë i emocionuar "Ata kishin kohë që po më kërkoni, prindërit e mij janë nga Korea por kanë jetuar këtu"
"Sebastian" ai e di qëndrimin tim për këtë temë, i urrejë prindërit që shfaqen pas kaq vitesh e sillen sikur të duan "Kthehu në realitet"
"Vëlla, prindërit e mi kanë një kompani këtu dhe në Kore, janë të pasur, pra vuajtjet tona morën fund" vazhdon të flasi sikur mos të kishte dëgjuar asnjë nga fjalët që i thashë pak më parë. "Do i takoj neser sërisht"
"Sebastian" them emrin e tij me një ton më të lartë "Cfarë je duke bërë? Po jeton një ëndërr që do lëndohesh në fund. Ata nuk të duan, apo ty të interesojnë vetëm lekët e tyre" Sebastian më godet me një shuplakë, asnjëherë më parë nuk e kishte bërë këtë
"Dua të jetoj si të gjithë të tjerë, dua të jetoj me prinderit e mi"
"Ca dreq prinder po thua?" Të dy kishim ngritur zërin ndërsa po debatonim, unë e kisha kapur prej jakës së bluzes "Harrove çdo gjë që ke kaluar tani që u shfaqen ata, harrove ditët që nuk kemi ngrënë buk apo netët e ftohta"
"S'do të thotë që të qëndroj në të shkuarën ashtu sic qëndron ti. Prandaj nuk je i lumtur në këtë jetë ti" ishin pikërisht këto fjalë që m'u ngulën thellë në zemër sikur po të ishin një thikë, s'do t'i dëgjoja prej tij, jo prej vëllait tim Sebastian
"Nëse do të jetosh me prinderit e ty, mos më dil më përpara" i them para se të largohesha. Si mund të harroj çdo gjë që kemi kaluar vetëm se tani gjeti prindërit e tij, le te bej çfarë të dojë.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...