Kalian PoV
Lelia prezantohet me Henrin, çuditem që ajo dinte të fliste në gjuhën e shenjave. Kjo më bëri të ndihem mirë sepse Henri ka nevojë për njerëzit të tillë, për njerëz që t'a kuptojnë atë.
"Le të ikim, djali me kapele të zezë" më kap dorën dhe largohemi sëbashku për të shkuar tek klasa e dënimit. "Profesor erdhëm ne"
"Lelia si mund të vish e lumtur në klasën e dënimit?" Pyet i çuditur profesori nga sjellja e saj. Si mund të jetë një person gjatë gjithë kohës kaq i lumtur?
"Të drejtë ka profesori" i them me zë të ulët Lelias
"Jam e lumtur sepse do kalojë pak kohë me ty" më shikon drejt në sy, dora ime po djersite nuk e di nëse ishin nga emocionet e mija apo thjesht nga vapa. Heq dorën time prej dorës së saj.
"Fëmij, uluni aty. Mund të merrni me diçka që keni qejf"
"Në rregull profesor" shkoj te ulem nga bankat e fundit, doja thjesht të qëndroja vetëm. Lelia ulet përballë meje, nuk po ndalonte së shikuarit mua.
"Boll më pe"
"Pse është e ndaluar të shikoj?"
"E kupton që je e bëre e bezdisshme. Shko merru me diçka tjetër" thjesht doja që ajo të largohesh por ishte e kot, vazhdonte të qëndronte aty dhe t'më shikonte drejt në sy "Pse më shikon ashtu?"
"Të ka thënë ndokush që i ke sytë shumë të bukur!" Sytë të bukur? Leila vërtet po tallet me mua
"Lelia boll fole budalliqe" ul kapelen që mos t'më shikonte as mua dhe as sytë e mi. Ndoshta isha unë ai që s'doja të shikoja sytë e saj, të humbja në sytë e saj.
"Po të them të vërtetën, ti ke sy shumë të bukur, ngjyrë kafe të ngrohtë. Nuk e di por ata sytë e ty kan diçka të veçantë, sikur fshehin një mister që unë dua t'a zbuloj" fliste ndërsa ngrite kapelen time dhe sytë tanë u takuan sërisht.
"Në fakt ti ke sytë e bukur, një ngjyrë jeshile e përzier me blu. Sytë e ty tregojnë qartë nuancat e pranverës. Sytë e ty kan një dritë, një dritë që unë..."e ndalojë fjalinë pasi kuptova që e kishe tepruar me të folurin, përse e humba veten ndërsa isha duke parë sytë e saj. Vazhdimi i fjalisë ishte që sytë e saj janë si një dritë që unë kam nevojë në këtë jetë.
"Dhe ti? Vazhdoje çfarë doje të thoshje."
"Unë gjithmonë kam dashur të kem sytë në ngjyrën siç i ke ti. Boll tani me sytë, mund të ulesh diku tjetër?"
"Përse ndryshove kaq shpejt" mërzitet pak nga fjalët e mia të fundit "nëse do që të flasim, unë jam këtu"
"Nuk kam nevojë për ty"
Lelia PoV
Kaliani shkon ulet te bankat e fundit, ashtu serioz siç rri gjatë gjithë kohës. Ulet në fund sepse e di që do të qëndroj vetëm. Por unë mendoj se ai ka nevojë për njerëzit më shumë sesa për vetminë.Qëndroj përballë tij duke e pare drejt në sy, shikoj sytë e tij të bukur që për një moment humbas, sytë e tij ngjyrë kafe e ngrohtë por të cilët janë të zbehura përshkak të dhimbjes që Kaliani fsheh. Gjeta parajsën time në sytë e tij.
" Pse më shikon ashtu?"
"Të ka thënë ndokush që i ke sytë të bukur!"
"Lelia boll fole budalliqe" ul kapelen e tij të zezë duke fshehur fytyrën dhe sytë e tij.
"Po të them të vërtetën, ti ke sy shumë të bukur, ngjyrë kafe të ngrohtë dhe nuk e di pse por ata sytë e ty kan diçka të veçantë, sikur fshehin një mister që unë dua t'a zbuloj" i ngre pak kapelen në mënyrë që të shikoja Kalianin.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...