Leila PoV
Çdo gjë po shkonte mirë deri sa Kaliani ndaloi në një moment sikur diçka nga e kaluara ju kujtua, s'do lejoj që e shkuara t'na prishin të tashmen apo të ardhmen tonë."Çfarë ndodhi?" e pyes me shpresën se do më tregoi se çfarë e shqetëson vërtet atë
"Asgjë" largohet prej meje, pamja e tij e ftohtë fliste më shumë.
"Ti ke diçka"
"Dreq, është diçka nga e shkruara por..." E dija që kishte një lidhje me të shkuarën, s'dua t'a lëndoj por nëse ai nuk më tregon se çfarë e shqetëson, as unë s'do arrijë t'a kuptoj.
"S'ka por. Ne jemi një çift dhe s'duhet të ndihesh keq për të folur me mua apo për t'më treguar mua diçka"
"Në rregull" heq shikimin nga unë, vura re që duart e tij po dridheshin, heq bluzen e kthehet nga unë. Për një moment shokohem nga ajo cfarë shikoj, kishte shenja kudo në kurriz, dukesh shenja të cilat ishin bërë një dhunë.
"Por këto?" Them duke prekur shenjat e tij
"Jan shenja nga goditjet me rrip" thotë pa kthyer kokën nga unë sikur s'donte të përballesh me mua "Personi që na mbante ne, ishte një njeri agresiv dhe dhunonte shumë fëmijët, disa herë edhe abuzonte seksualisht me atë. Unë si më i madh që isha, mbroja gjithmonë Henrin dhe Sebastianin. Sa herë e shikoj veten time në pasqyrë aq herë më kujtohen ato pjesë nga e shkuara, e jetoj sërisht të njëjtën dhimbje. Nëse do ti mund ..."
"Do t'i shërojë unë cdo plagë" ishte pikërisht puthja ime mbi shenjat e tij që ndaloi Kaliani të fliste. "Unë të dua ty së bashku me të shkuarën tënde. Tani jemi bashk, do shërojmë çdo plag bashk dhe do luftojmë kundër cdo gjëje bashk. Nga sot e tutje, ne do jemi gjithmonë bashkë"
"S'dua t'i dëgjoj më atë zhurmën e rripit kur takohet me lëkurën time, jo më Leila, duhet t'a lë pas të shkuarën " kthehet nga unë, më përqafon fortë, ndjenjë disa pika loti që bijnë mbi supin tim
"Duhet t'a pranojmë të shkuarën, e shkuara është në të shkuarën. Tani jemi ne, jemi së bashku" marr frymë thellë, vendos të dyja duart e mia tek faqet e tij dhe i ngre pak kokën që shikimet tona të takoheshin "Dhe në të ardhmen do jetë familja jonë "
"Po familja jonë" këtë herë nuk ishin vetëm lotët e tij por edhe lotët e mia. Të krijoj një familje me të është dëshira më e madhe. Kaliani më jep një puthje nën lotët tanë të lumturisë.
"Kalian" e zhvendos Kalianin poshtë meje, kap dorën e tij të majtë, marr pikërisht gishtin e unazës dhe e kafshoj fortë
"Hej, Leila cfarë dreqin po bën" thotë i cuditur nga veprimi im por edhe duke qeshur
"Po të propozojë për martesë, a do të martohesh me mua?" Them ndërsa mbaja dorën e tij si këta burra gentleman që i'a mbajnë të dashurës kur i propozojnë për martesë "Mirë që nuk kisha një unazë, improvizova një unazë"
"Sa unazë e bukur që qenka kjo, unazë me formën e dhëmbëve të ty" të dy po qeshnim
"Po pres përgjigjen unë"
"Po pranojë. Leila" thërret me zë të lartë emrin tim "Po dua të martohem me ty dhe të kalojë gjithë jetën me ty" kjo natë për ne ishte nata më e vecantë, më e bukur. Në këtë natë përjetuam shumë emocione brenda një cast të shkurt por që në fund përjetuam dashurinë që kemi për njëri tjetrin dhe shpresën për një të ardhme së bashku.
Shenja e kafshimit ishte akoma tek gishti i tij, por më pëlqente ajo shenja, e puth lehtë në mëngjes tek gishti. Kaliani më përqafon, të dy jemi kaq të lumtur.
"Do shkojmë diku sot, para se të largohemi nga këtu" thotë me zërin e tij të përgjumur
"Ku do shkojmë? Sot do nisemi për në shtëpi, Henri dhe Nesta janë duke na pritur"
"Çohu le të ikim" të dy vishemi, Kaliani më kap dorën dhe shkojmë në vendin që ai kishte menduar.
"Më në fund erdhët, e dini ju që për pak do largoheshim" thotë Henri, dukesh qartë shqetësimi në sytë e tij
"Qetësohu Henri, ja këtu jemi" përpiqemi që t'a qetësonim
"Dua të di cila ishte arsyeja që erdhët me vonesë"
"Ja kjo" i tregojmë duart tona, si Henri por edhe Nesta na shikojnë të çuditur duke mos kuptuar asgjë.
"Eeee ca ka ndodhur?" Këtë herë pyet Nesta
"Shikoni pak gishtat tona " them unë që isha shumë e emocionuar "I propozova Kaliani për martesë dhe pranoi "
"Po ku i keni unazat?" Vazhdojnë të jenë të habitur
"Ja" i tregojmë tatuazhet që sapo i bëm
"Prisni pak se s'po kuptoj asgjë " Henri kthen kokën nga Kaliani dhe pret një përgjigje prej tij
"Dje Leila më propozoi për martesë " fillon të tregoj Kaliani " Ngaqë nuk kishte një unazë për t'më propozuar, Leila kafshoi gishtin dhe shenja që la ishte unaza e propozimit, kështu që..."
"Kështu që edhe ti e kafshove. E menduat që t'i bëni tatuazh. O zot ju jeni dy të cmëndur " thotë Nesta që po gëzonte e po qeshte me budallikun tonë.
"Po pikërisht kështu ndodhi, tatuazhet tona janë unazat tona. Tani prisni ftesa nga ne" thotë Kaliani
"Kaliani, vëlla" Henri përqafon i lumtur Kalianin, ishte kaq i lumtur sa donte t'a thoshte me zë të lartë dhe të gjithë t'a dëgjoni lumturinë e tij.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...