Mbaj në krahët e mij vëllain tim të pajetë, deri sa aty erdhi policia dhe Henri së bashku me Sebastianin, asgjë nuk arrija të shikoja apo të ndjenja përveç se këtë dhimbje. Hidhërimi dhe kjo dhimbje e madhe ma kishin pushtuar të gjithë trupin. Donin që t'a merrni prej meje ndërsa unë e përqafoja me fortë akoma
"Mos e prekni" i bertas fortë policëve apo çfarë ishin ata që donin t'më merrni vëllain tim "Lëreni që Sorini të flejë i qetë, pushoni që të gjithë se po bëni shum zhurmë""Kalian, vëlla" me thotë Henri me gjuhën e shenjave "Na ke pranë" vijnë të dy drejt meje dhe më përqafojnë fortë, s'duhet të qaja para tyre, por ja që qava pikërisht në krahët e tyre.
Kjo plaga më e madhe e jetës sime, që askush s'do ta mbylli dhe që un do e vuaj gjithmon këtë plagë, e pse nuk doja vazhdoja të frymoja e të jetoja kur doja të kisha vdekur në atë sekond që pash vëllain tim posht trenit. Ky është dënimi i kësaj jete, të jep dhimbjen e më pas të detyron të jetosh me atë dhimbje, të jetosh e pse je i vdekur, të frymosh e pse nuk dëshiron....
Leila PoV
Kaliani tregonte historinë e tij, që s'do e kisha imagjinuar se kishte kaluar diçka të tillë dhe më vjen shum inat me fjalët që i thashë atë ditë. Gjatë gjithë historisë, nuk mund t'i ndaloja lotët, kafshoja buzën e poshtme që Kaliani mos t'më dëgjonte që po qaja pasi është ai që po përjeton për të dytë këtë dhimbje të madhe. Pasi mbaron së treguari historinë kthehet nga unë"Kjo është historia ime" sytë e tij mezi po mbanin lotët dhe zëri i dridhesh. Fjalët ishin të shumta për t'a ngushëlluar, vetëm e përqafojë fortë, qajmë të dy në krahët e njeri tjetrit. Qëndrojmë të përqafuar ashtu për disa minuta.
"Më vjen keq. Është një plagë që s'mund të mbyllet por unë dua që të fal sa do pak lumturi ty"
"Faleminderit që erdhe në jetën time" më puth lehtë në ball "Të dua"
"Çohu" ngrihem në këmbë dhe i zgjas dorën
"Ku do shkojmë?"
"Le të bëjmë një tatuazh" largohemi nga aty e shkojmë për të bërë tatuazhin.
"Çfarë tatuazhi mendoni që të bëni?" Më pyet Kaliani
"Mendoj që të bëjmë dy duart tona dhe një fill të kuq që i lidh ato me njëra tjetrën"
"Më pëlqen si ide" nuk presim dhe ia shpjegojm këtë ide djalit që do na bënte tatuazhin, është tatuazhi im i parë dhe i fundit.
Henri PoV
Pas puthjes që më dha Nesta, asnjëri nga ne të dy nuk ka folur për këtë "ne" nëse vërtet ekziston. E dëshiroj shumë këtë "në" por edhe kam frikë prej saj."Ç'kemi Henri" buzëqeshja e saj e ëmbël me fal një qetësi që asgjë në botë nuk ma fal, pikërisht kjo buzëqeshje më bën që t'a harroj errësirën e kësaj bote
"Si je ?" dua të afrohem e më shumë, aq sa të ndjenjë trupin e saj, mirë që zërin e saj asnjëher s'kam për t'a dëgjuar, dua të ndjenjë prekjet e saj "Dua të flas diçka me ty""Në rregull" më kap dorën, shkojmë nga parku Palisades, ulemi përball detit. Si është të dëgjosh dallgët ndërsa përplasen në breg? Kam lexuar të flasin shum për detin, për dallgët që përplasen, kam lexuar aq shumë sa tani që jam përball detit përpiqem të imagjinojë sesi mund të jetë zhurma e tyre nëpërmjet fjalëve që kam lexuar.
"Henri" kthen kokën time në drejtimin e saj, besoj se do më ketë thërritur disa herë emrin tim duke harruar që s'mund t'a dëgjoj, e ka pritur për përgjigjen time
"Nesta, dua të tregohem i sinqertë" si un dhe ajo duhet të tregoheshim realist për këtë lidhjen tonë "Unë të dashuroj por nuk e di nëse lidhja jonë mund të funksionojë, apo nëse do arrijmë të krijojmë një lidhje"
"Përse m'i thua këto fjalë? Ti e di që të dua dhe të pranojë kështu siç jam, të dua për këtë që je, s'më intereson asgjë tjetër. Dashuria s'ka nevojë për fjalë"
"Dashuria jo, por që një lidhje të zgjasi në kohë ka nevojë për komunikim Nesta. Do jetojmë bashk dhe ti fillon të tregosh për diçka, fillon të flasësh ndërsa un pas teje e nuk do arrijë të kuptoj që ti je duke folur sepse s'mund të dëgjoj. Me mua s'mund të bisedosh as kur të jesh duke ngarë makinën, s'do mund të shkojmë në një koncert si një çift normal..." vazhdoj t'i them e shumë gjëra të tjera që s'do mund t'i bëjmë si çdo çift normal, por ajo çfarë më vret më shumë është se s'do e dëgjoj kur t'më thotë 'Te Dua'.
"Ke të drejtë" vendos duart e saj mbi të mia "E di që s'do jemi si çiftet normale, por di të them që njohja me ty është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Është kjo qetësia që na rrethon që më bën të dëgjoj dashurinë..." një dorë e vendos tek zemra ime "arrij të dëgjoj rrahjet e zemrave tona, ato janë fjalët e dashurisë sonë."
"Nesta, jam i shurdhër dhe..." Më kap duart në mënyrë që mos të vazhdoja të thoshja atë që do thoshja, në rrethanat normale Nesta do e kishte vendosur gishtin e saj mbi buzët e mia për t'më ndaluar për të folur.
"Vetë dashuria është e verbër, i themi fjalët por është e kot, sepse jo thjesht duhet që t'a themi por edhe duhet t'a shfaqim dashurinë që kemi." Papritur ulet sipër prehrit tim, m'i kap të dyja faqet sikur të isha një bebi i vogël " Të dua o njeri, merr vesh. Dua të jetoj me ty, të dashuroj ty, të plakem me ty, të zihem me ty, dua të qaj tek supi jot, dua të qesh me ty, dua të bëj dashuri me ty, të kem ty dashurinë e jetës, me pak fjalë dua të jetoj me ty" më thotë me gjuhën e shenjave, ndjenjë rrahjet e zemrës sime që kishin dal jasht kontrollit nga fjalët e saj. Dua shumë që t'i them dhe un ato që dëshiroj, po ashtu e un si Nesta dua të jetoj me të "Mos ki frikë, gjithmonë do t'i mbajmë duart bashkuar, do jemi krahë njeri tjetrit" më shtrëngon fort dorën. Nëse do e emërtoja dashurinë tonë, do t'a quaja 'Silence', kështu që i kthejë përgjigjen për dashurinë tonë në heshtje, me një puthje.
Vërtet s'mund t'a dëgjoj tingullin e puthjes sonë, tingullin kërcitës që ndodh kur ne të dy marrim frymë në puthjen tonë të thellë. Por i ndjenjë puthjet tona deri tek qeliza më të vogël të trupit tim. Kur gjuhët tona takohen me njëra tjetrën nuk luftojnë se kush do dominoj por ato lëvizin në harmoni duke shijuar njëra tjetrën, në ate mënyrë që mos t'a harrojmë shijen e njëri tjetrit. Duart e mia rrëshqasin deri poshtë tek beli i saj, e afrojë me shumë ndaj vetes, për një moment humbasin që të dy tek ndjenjat që na kishin pushtuar duke harruar se ku ndodheshim.
"Nesta" them emrin e saj pasi largoj duart nga beli i saj, s'mund të komunikoj ndryshe, do te doja shume që të thoshja emrin e saj pa u ndarë nga buzët e saja dhe duart e mia të vazhdonin të përshkonin të gjithë trupin e saj. "Shiko ku jemi, se harruam fare" buzëqesh lehtë
"Hajde" çohet prej meje
"Çfarë ?"
"Le të ikim në një vend, ku mund të jemi vetëm ne të dy"
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...