18

86 14 1
                                    


Sot është dita ime e madhe, ose do kem sukses ose do dështoj. Të gjithë presin dështimin nga ana ime por kjo s'do të thotë që do dështoj. Jo sot. Vetëm disa minuta na ndanin nga fillimi i shfaqjes, i cili do fillonte me kërcimin tim. Vishem i gjithi me të bardha. Ngjyra e bardhë më përfaqëson mua, ashtu si të bardhës i mungojnë ngjyrat ashtu edhe mua gjatë gjithë jetës më kanë munguar ngjyrat. E vetmja ngjyrë që kam njohur dhe jam i mbuluar i gjithi me të është e zeza.

Nesta del përpara të gjithë shkollës për të bërë hapjen e shfaqjes, një hapje që do jetë ndryshe.

"Mirëserdhët ju nxënës të dashur dhe ju profesorët tanë. Që të gjithë ju po çuditeni se unë po flas gjithashtu dhe me gjuhën e shenjave." Nesta kthen kokën, më shikon mua dhe merr frymë thellë "Dua të flas për një temë që shumë prej nesh e injoron duke i bërë skip sepse nuk bën pjesë tek problemet e tyre. Dua të flas për njerëzit që nuk arrijnë të dëgjojnë, që shumica prej jush i bullizojnë duke mos menduar njëherë për ndjenjat e tyre. Kulmi arrihet kur "në" tallim gjuhën e shenjave, gjuhën e vetme që ata arrijnë të komunikojnë. Po, në këto momente po dridhem e gjitha, sepse e urrejë sesi nuk arrijmë të kuptojmë sa do pak ata. Nuk janë budallenj ashtu si disa prej jush i mendojnë. Jo. Thjesht ata nuk dëgjojnë.
Por dëgjojnë më shumë se ne mendoj, arrijnë t'na kuptojnë thjesht me një shikim ndërsa ne i kthehemi shumë keq atyre duke i lënduar. Secili prej nesh ka një problem këtu, qoftë i madh apo i vogël, asnjëri nga ne nuk është perfekt por të gjithë jemi unik. Jemi të vecantë.
Kështu që vendosa të hapja ndryshe këtë shfaqjen, do e hap me një kërcim që do e kërcejë Henri, shumica prej jush e njohin, le të mirëpresin Henrin" jam i prekur nga çdo fjalë që Nesta tha, marr guximin që të hedh hapin e parë drejt skenës.

"Përshendetje" i them në gjuhën e shenjave, po shikoja fytyra të ndryshme, disa prej tyre tregonin urrejtjen e pakuptim drejt meje ndërsa disa të tjerë thjesht po më shikoni. Po më shikoni me atë shikimin e tyre si gjynah. Nuk jam unë për gjynah por ata që nuk arrijnë të pranojnë dot një ndryshe nga vetja e tyre dhe të mirëkuptojnë personat e tjerë si unë por edhe ndryshe nga unë.

"Të gjithë ju këtu, dëgjoni zërin e prindërve, dëgjoni zërin e të dashurit ose të dashurës që ju thonë "Të dua", dëgjoni të qeshurën po ashtu dhe të qarën. Dëgjoni cdo ditë muzikë për të qetësuar veten tuaj, dëgjoni shumë gjëra por nuk arrini të dëgjoni zërin që ndodhet brenda jush dhe zërin që ndodhet tek Henri dhe tek personat e tjerë që kanë problem me dëgjimin. Henri" thotë Nesta. Kthehet nga unë "Ti je një ëngjëll, dua të them diçka. Diçka që do e them pa zë, të tjerët nuk e dëgjojnë por ti do e dëgjosh, do e ndjesh. 'Henri, Të Dua'" ma thotë pa lëvizur buzët e saja, pra e thotë me gjuhën e shenjave, më tha të dua para të gjithëve, kisha ngrirë i gjithi dhe vetëm zemra ime po rrihte shumë shpejt.

"Nesta un..nn.."

"Të dua" e thotë me zë këtë herë, nuk mund t'a dëgjoj zërin e saj teksa thotë emrin tim apo të dua por buzët e saja mbi të mia i ndjenja shuml mirë dhe ishin pikërisht ato që po flisni në vend të fjalëve. I kthej puthjen Nestës, duke harruar se ku ndodheshim. Në këtë moment jam vetëm unë dhe Nesta. Shkëputem nga buzët e saj, e përqafojë fortë duke nuhatur aromën e trupit të saj, që është si drogë për mua. Nesta largohet duke buzëqeshur, duke më lënë vetëm në skenë, vetëm përballë gjithë atyre njerëzve.

Mbyll sytë për një moment, s'mund t'i dëgjoj fjalët ofenduese që janë duke thënë por pamjet e tyre po më dalin para syve. Gjithmonë e kam urryer shikimin e tyre, e urrejë fjalët e tyre 'Me vjen keq'. Jo, mos të vij aspakt keq sepse ky jam unë. Dhe përpiqem të jetoj jeten time i lumtur.

"Nuk e di sa prej jush kuptojnë gjuhën e shenjave, por edhe nëse nuk e kuptoni dua të them ja dy fjalë" kthejë kokën për një moment nga Nesta dhe ishte duke thënë cfarë po thoshja unë "Gjuha e shenjave që shumë prej jush e tallin, është gjuha e vetme që un dhe cdo kush si unë arrin të komunikoj. Gjuha e shenjave na mundëson të flasim edhe pse pa zë. Sot do ju tregoj që dhe unë mund të kërcejë, dhe do jetë kërcimi im që do flasi për ndjenjat e mia" të gjitha dritat fiken, ky është një sinjal për mua, bëhem gati për kërcim.

Nuk jam duke pritur se kur do filloj kënga, por dritën e parë që do drejtohet drejt meje, se do jetë sinjali që kënga ka filluar. Drita para meje shfaqet, filloj të kërcejë, në duar mbaj një copë të bardhë sikur të jenë krahët e mi. Krahët me të cilat asnjëherë nuk fluturova por sot do fluturoj. Ndjenja çdo lëvizjen time po ashtu dhe dridhjet e muzikës që bëhen njësh me rrahjet e zemrës sime. Çdo lëvizje time shprehte inatin që kam me këtë jetë, çdo lumturi që kam përjetuar në këtë jetë e sado të pakta të ken qenë. Po shprehja çdo emocion dhe ndjenjë që kam mbajtur për brenda gjatë gjithë këtyre viteve. Vetë fëmijëria ime është një barrë, por dua të hap krahët e mija e të fluturoj drejt një fillimit të ri." Disa pika lotët rrëshqasin mbi faqen time sikur po kërceni së bashku me dhimbjen "Dua...dua...dua THJESHT TË JETOJ"

Diçka dua të them, kjo histori ma ka marrë shumë zemrën dhe sikur dy veta t'a lexojnë këtë histori do vazhdoj t'a shkruaj. Thank you all ♥️
Videoja lart mund t'ju ndihmoj nëse doni të krijoni një ide për kërcimin e Henrit.

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now