Kalian PoV
Dashuria dhe përkëdhelja nga prindërit më ishte mohuar si mua dhe çdo fëmijë tjetër jetim, sikur mos të mjaftonte vetëm kjo. Por edhe streha nëse mund t'a quajmë ashtu dhe ata që duhet të kujdesen për ne, na shikojnë sikur të jemi të tepërt në këtë botë. Përse askush nuk na do neve fëmijë jetim? Jemi thjesht fëmijë të pafajshëm që prindërit tanë na kanë braktisur duke na lënë vetëm në këtë botë kaq të egër e të errët.
Deri tani po flisja për jetimore, ndërsa unë kam jetuar nëpër rrugët e Los Angeles, në shtëpinë e shkatërruar të një alkoolizuarit, sepse neve na kishin hequr nga jetimorja për të hapur vend për fëmijët e rinj që vini.
"Shko tek jetimorja sepse po bëhet një kontroll dhe duhet të jesh atije" më urdhëron që të shkoja tek jetimorja, pohoj me kokë dhe nisem drejt jetimores. Jam thjeshtë 10 vjeç e më duket sikur kam jetuar kaq shumë, barrat e kësaj jete më kanë rritur shum parakohe dhe e kanë rënduar shpirtin tim. Jetimorja ndonjëherë me dukesh sikur ishte lluks krahasuar me vendin ku jetoja unë. Shkoj tek dhoma që kam patur dikur, një burrë dhe një grua të veshur mirë erdhën, na hodhën një shikim dhe u larguan. Bëjnë sikur i interesojnë shumë por thjesht erdhën sa për të lënë aromën e parfumit të tyre, që të tregojnë ja kjo është aroma e jetës sonë perfekte që ju s'do t'a keni asnjëherë.
Pasi ata largohen, largohem nga dhoma, eci përgjatë korridorit kur fjalët e drejtoreshës me ndaluan.
"Kaliani s'duhet t'a marri vesh" çfarë s'duhet të marr vesh un? Që mamaja ime, ka braktisur një tjetër fëmijë, vëllain tim të vogël. E urrejë atë grua, s'mund t'i them 'mama' sepse nuk e meriton që t'a quajë një të tillë. "Nuk mund t'a mbajmë, s'kemi më vende të lira" drejtoresha bisedonte, ndërsa unë qëndroja pas derës dhe e dëgjoja se çfarë thoshte. Nuk do t'a lejojë që vëllain tim t'a hedhin në rrugë dhe te jetoj i vetem në këtë botë të mallkuar. Do jem unë që do e mbroj, kështu që vendos t'a gjejë atë e pse nuk e njihja nga pamja dhe të largohem së bashku me të. Jo se do i ofrojë një vënd më të mirë për të jetuar por do jem un atije për t'a mbrojtur.
"Më fal" një djal i vogël përplaset me mua, ngre sytë lart në drejtimin tim dhe asnjëher s'do e kisha besuar që do e dalloja nga një shikim vëllain tim, më ngjason vërtet shumë.
"Sorin, ku je?" punonjeset e jetimores thërrisnin emrin e vëllain tim, ndërsa sytë e tij po kërkoni një shpëtim prej tyre, nuk e di se çfarë i ka ndodhur por e di që ka vuajtur.
"Kape dorën time Sorin" i zgjas dorën "Le të largohemi se bashku nga ky vend i ndyrë" do largohemi nga ky vend por do shkojmë në një vënd më të ndyrë, dreq me këtë jetë. Përse na zgjodhe neve për t'na dhënë të gjitha të këqija, kaq mëkatar mund të jetë një fëmijë?
...
Që me takimin tonë të parë, lidhja jonë ishte shumë e fortë, sikur të kishim jetuar një jetë bashk, i qëndroja gjithmonë afër Sorinit. Më tregoi rreth mamit, çfarë kishte ndodhur gjatë këtyre viteve që unë nuk kisha qenë me ata. Të paktën i kishte treguar që kishte një vëlla, nuk dua të dëgjoj asgjë për të por Sorini e donte vërtet shum mamin, dukesh nga shkëlqimi që shfaqej në sytë e tij kur fliste për të. Së bashku me Henrin, dilnim për të shitur ndonjë gjë që të merrni pak lek për të blerë diçka që mund të hanim në darkë, hanim një herë në ditë. Kohët e fundit, Sorini i dhimbte barku përshkak të mos ushqyerjes, kështu prisja sa t'i zinte të gjithë gjumi e dilja në rrugët e Los Angeles, në atë errësirën e frikshme të natës por jo më e frikshme sesa vetë jeta ime. Bëja çdo gjë vetëm që të fitoja ato dreq lekët që t'i blija ushqim vëllezërve të mij. Në mëngjes ata me prisni me buzëqeshje, hani të lumtur ushqimin, vetëm Henri arrinte t'më kuptonte, pa folur edhe sërisht ai më kuptonte nga shikimi. Shpesh herë dhunohesha e nga burri që na mbante neve në shtëpi, i cili ankohesh se lekët që fitonim nuk i jepnin atij.
...
Dita që s'doja t'a kisha jetuar, dita më e errët e jetës sime, dita kur humba gjithçka që më mbante në këtë jetë, ishte shpresa ime. Sorini ishte larguar nga shtëpia drejt jetimores kur kishte dëgjuar që mami kishte shkuar atije, sikur t'a kishte marr ajo të paktën do kisha urryer vetëm atë, do kisha dashur të kishte ndodhur kështu. Sapo Henri më thotë për largimin e tij, nisem drejt jetimores me një frymë, sa nga vrapi e sa nga ankthi, po më merresh fryma.
"Mami" dëgjoj zërin e Sorinit që po vraponte pas mamit duke thërritur atë ndërsa ajo as që e kthehte kokën sikur të ishte një plehre dhe jo fëmija i saj "Më merr dhe mua me vete" Sorini donte të largohesh me të, kjo dëshira e tij më bëri ndaloi për momentin duke menduar përse po shkoj pas tij kur ai do që të iki me mamin.
Sorini i kapte dorën mamit duke i lutur që t'a merrte me veten, por ajo thjesht e shtyn në mënyrë që t'a largoj nga vetja e tij, hipën në makinën e saj luksoze dhe largohet. Mendova se çdo këtu mori fund por jo, Sorini ngrihet në këmbë dhe fillon që t'a ndjeki atë duke vrapuar, makina e saj kaloi shinat e trenit. Kthej kokën majtas e shikoj që treni ishte duke ardhur, bëj diçka Kaliani.
"Ndalo Sorin, të lutem ndalo" bërtas, po as zëri s'po më dilte aq i fortë sa t'a dëgjonte ai, zhurma e trenit e mbulonte zërin tim të pafuqishëm "Sorin" bërtas me aq fuqi sa kisha, trupi im kishte ngrirë, s'dua të ndodhi ajo që...jo... Vrapoj drejt tij, Sorini kthen kokën nga unë dhe më thotë:
"Vëlla erdhe" hap duart i lumtur që më pa aty, duke mos e menduar që s'do më shikonte më "Jeto për mua" fjalët e tij më godasin më keq se një plumb në zemër, si mund të thoshte një djal 5 vjeçar që jetoje jeten për mua. I zgjas dorën që t'ma kapte, dhe t'a largoja aty para se treni të vinte, sekonda ikni aq shpejt sa edhe treni po vinte, këmbët e mija u ngadalësuan. Duart tona thjesht sa u prekën, e shikoj drejt në sy dhe Sorini më fal një buzëqeshje, çdo gjë u zhduk si buzëqeshja e tij dhe ai vetë.
Bota për mua ndaloi në ato momente, treni kaloi sipër trupit të vëllait tim e largohet ashtu siç u largua mami im. S'mund të bërtisja, as të thoshja asgjë por rri pa lëvizur duke parë trupin e vëllait tim të vetëm në çfarë gjendje ishte, kalojë në një botë paralele, kjo s'mund të jetë e vërtet, duhet të jetë thjesht një makth i mëngjesit."Djalosh je mirë? Mos rri këtu se do vritesh" fjalët e një grua më rikthejë në makthin e vërtet "Mosssss" bërtet fortë duke mbuluar gojën me dorën e saj "Mos shiko djalosh" përpiqet që t'më mbylli sytë.
Largohem prej saj, mbledh këpucët e tij që kishin përfunduar në dy drejtime të kundërta, shkoj si i vdekur drejt trupit të tij të pajetë, e përqafoj fortë aq fortë sa doja që t'a mbaja në jetë por Sorini ishte larguar me kohë. Nuk lejoja askënd që t'a prekte trupin e tij, e shikoja vëllain tim të vetëm, i flisja atij dhe qaj e qaj. Bërtas fortë që kjo dhimbje e madhe që po më hante nga brenda të dilte nga jasht.
"Sorin" bërtas fortë emrin e tij "Nuk të mbrojtja dot, nuk e meritoj të jetoj" filloj të godas veten time me sa fuqi kisha, njerëzit që ishin mbledhur aty me vijnë që t'më ndalojnë mua e t'më ndajnë nga vëllai im, i largoj ata dhe përqafoj sërisht vëllain tim.
Kjo është pjesa e re 💔shpresoj t'ju pëlqejë. Lini mendimin tuaj tek komentet
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...