"Dua të mbroj ty nga ky vend dhe nga vetja ime" godas pa pushim mbi mur deri sa dora ime bëhet me gjak. As një dhimbje nuk ndjenjë por lotët e saj që rrëshqisni në faqen e saj, kjo po më dhimbte. "Largohu nga unë, më lërë vetëm"
"Jo" më shtyn me të dyja duart e saj duke më larguar nga vetja e saj "Asnjëherë s'të kam kërkuar që t'më mbrosh dhe nuk të kërkoj. Sidomos që ti t'më mbrosh nga vetja jote, as mos e mendo këtë. Sepse unë nuk të kam frikë dhe s'ka nevojë që ti t'më mbrosh nga vetja jote. Unë të dua dhe ti me do, budalla" thotë duke bërtitur e qante prej fjalëve që i thashë.
"Por.." s'mund të thoshja asgjë më shumë, buzët e saj puthen buzët e mia, këtë herë s'dua t'i largoj ato buzët por dua t'i puth duke shijuar çdo sekondë. I kthejë puthjen duke e marr në kontroll atë puthjen e lehtë nga ana e saj por që thellohet nga ana ime. S'dua të largohem më prej Leiles dhe as nga ndjenjat e mia për të. Puthemi duke harruar që të marrim frymë, gjuhët tona lëvizni në harmoni duke vallëzuar me njëri tjetrin. Zemrat tona rrihnin sikur të ishte një e vetme dhe ne të dy ishim duke u djegur për njëri tjetrin.
"Të dua, mos më largo nga vetja jote Kalian" thotë Leila pasi shkëputet nga buzët e mia.
"Dhe unë të dua" mbështes ballin tim tek i saji, qëndrojmë ashtu për pak që të merrni pak frymë. Ky ishte që t'i shprehja ato ndjenjat e mija "Ishte pikërisht kjo puthje që foli për ndjenjat e mia, por vazhdoj të mendoj se s'duhet të lidhemi bashk apo të dashurohemi me njëri tjetrin, duhet t'a ndalojmë"
"Unë një jetë kam, dhe kam të drejtën time që të jetoj këtë jetë si të dua. E nëse dashuria jote do më lëndoj por edhe sikur t'më marri e jetën, t'a dish që kjo është zgjedhja ime. Duhet t'a kuptosh që unë të dua ty dhe nuk do heq dorë asnjëher nga ty pavarësisht nga fjalët që do më thuash. E di që do qaj për një dit por e di që ditën tjetër do vijë sërisht tek ti, për t'u dashuruar sërisht me ty, për të luftuar sërisht për ty"
"Çfarë kam bërë që meritoj ty apo dashurinë tënde?" gjaku pikonte nga dora ime, gjendja ime ose vetë unë jam si dora ime në këto momente. Gjithmonë ka qenë jeta ajo që më ka lënduar ndërsa zemra ime ka pikuar si ky gjaku tani.
"Ti asgjë nuk ke bërë që t'më meritosh dhe s'duhet të bësh asgjë. Dhe ti si unë, je një njeri dhe s'duhet të bësh asgjë që të dashurosh personin që do. Nuk ke arsye pse të kesh frikë. Harro çdo gjë të shkuar" si mund të harroj të shkuarën, jo pas gjithë atyre që më ka ndodhur. Jam mësuar me atë dhimbjen që e shkuara ka lënë tek unë dhe nuk e di nëse do rrija dot pa atë. Sepse ka qenë pikërisht kjo dhimbje që unë e kam përdorur si dënim për veten, dënim që frymoj e pse nuk e meritoj.
"Leila" puth lehtë buzët e saj "E shkuara ime është një dënim për mua dhe mbase t'a them ndonjeherë. Do presësh pak këtu"
"Sigurisht që të pres" e puth sërisht para se të largohem, para se të zhdukem. E di që ky largimi im do e lëndoj atë, por gjithashtu e di që Henri ka për t'ia shpjeguar. Kam nevojë thjesht të largohem, të qëndroj vetëm, dua të gjejë veten time e përse asnjëherë nuk e kam gjetur veten time. Por këtë herë duhet t'a gjejë nëse vërtet dua që t'a vazhdoj lidhjen me Leilën. Largohem pa më parë askushi, tek një rrugë më poshtë hipi në një autobus e nisem drejt një vendi. Mbështes kokën tek xhami i autobusit, një shiu i papritur fillon dhe zilet e telefonin tim nuk pushonin, kështu që e fik telefonin.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...