Do të doja të isha së bashku me të, qoftë dhe në botën tjetër sesa të endem nëpër botë i vetëm, duke menduar vetëm për. Po jetoj, po frymoj vetëm për të plotësuar dëshirat e Leilës.
Sytë e mi janë sytë e saj.
Zemra ime i përket asaj por...
...por më dënoi. Dënimi im është të jetoj.Vizitoj të gjitha vendet që Leila kishte dëshirë t'i shikonte, ndodhem pikërisht tek vendi i fundit në listën e saj të dëshirave. Japonia. Një nga ëndrrat e saj më të mëdhaja ishte që të shikonte lulëzimin e qershive në Japoni, të shikonte ato lulet që ndryshe quhen Sakura.
Qëndroja përballë këtyre pemëve, të cilat ishin më të gjalla sesa unë, era që lëvizte gjethet e tyre e tregonte qartë. Gjethet po lëvizni, dukesh sikur Leila po vallëzonte së bashku dhe prekte lulet e saja të preferuar."Leila, më thuaj a je e lutmur?" I drejtohem Leilës, në të vërtetë po i drejtohesha pemës "A më ke falur?"
Asnjë përgjigje, heshtje. Heshtje. Sigurisht që vetëm heshtje do merrja. Të gjithë njerëzit që shikoja rreth e rrotull ishin shumë të lumtur, disa kishin kapur prej dore personin që dashuroni. Disa mbanin në krahë fëmijët e tyre.
Unë s'mund të bëja asnjë nga këto, dua t'i kërkoj falje Leilës dhe gjithashtu i kërkoj që t'më marri me vete. Papritur fillon era fryn më fortë, lulet e qershisë fluturojnë lartë në qiell, të lira më në fund për të shkuar atije ku donin. I gjithë qielli mbushet me lulet e qershisë, shikoj Leilën. Sytë e mi kërkojnë sa majtas dhe djathtas për të, me shpresën se Leila do vinte nga pas dhe do më përqafonte fortë. Sërisht e gënjeva veten. Kjo gënjeshtër më ndihmon që të marr frymë për disa sekonda por që pastaj ma merr frymën e shpirtin.
Ndjenjë dhimbje të fortë në zemër, marr frymë thellë për t'u qetësuar por dhimbja sa vinte bëhesh e më e fortë. Vendos dorën aty ku po më dhimbte.Dhimbje. Kujtime. Dhimbje. Frymëmarrje.
E gjitha cfarë ndjenja ishte dhimbje.
DhimbjeMbi dorën time bie një lule Sakura, të cilën do e marrë me veten sepse është dhuratë nga Leila.
"Leila realizova cdo dëshirë tënde" gjunjtë s'po më mbanin më, frymarrja bëhet më e shpeshtë, s'po mbushesha dot me frymë. S'po frikësohesha aspakt nëse zemra ime pushonte së punuar në sekond, do isha i lumtur sepse e di ku do shkoj. Dikush po më pret në botën tjetër së bashku me fëmijën tonë.
Por jo. Zemra ime vazhdon të rrahi edhe pas dhimbjes. Bëj dorën grusht, përpiqem të ngrihem në këmbë. Brenda grushtit tim ishte lulja Sakura, të cilën e vendos tek kllëfi i telefonit që mos t'më humbiste."Leila, do më presësh e pak. Duhet të bëj diçka para se të vij tek ti. Duhet të gjejë vrasësin, duhet të gjejë personin që është shkaktar për vdekjen tënde dhe të fëmijës. Duhet t'a gjejë Leila, më pas mund të vij tek ti. Kushdo qoftë ai mallkuari, ku do të jetë fshehur, kam për t'a gjetur" largohem nga ai vendi i bukur që të falte një energji të mirë, shkoj drejt tek aeroporti. Isha gati të kthehesha në shtëpi, jo se jam gati të jetoj por jam gati për hakmarrje.
Udhëtimi më ndihmoj për mendimet, që shpesh herë këto mendimet ma marrin frymën. Pas 9 orë udhëtim, arrijë në vendin që dikur ka qenë shtëpia ime. Henri po më priste në aeroport, sapo më shikon vjen drejt meje dhe më përqafon fortë. Si atëherë dhe tani, Henri është gjithmonë aty për mua, nuk e di se ku do isha nëse s'do ishte ai.
" Si je? Më thuaj, si të shkoi udhëtimi." Henri më bombardon me pyetje, sytë e tij e tregoni qartë lumturinë e tij. Më pyeste me mendimin se udhëtimi do më kishte ndihmuar që të harroja cdo gjë që ndodhi. Por jo. Nuk ndodhi.
"Mirë jam. Vazhdojmë të jemi gjallë. Marrim frymë" përgjigjet e mia e vranë lumturinë e tij. Pas fjalëve të mia, Henri kthehet me këmbë në tokë, asgjë nuk kishte ndryshuar nga ajo ditë dhe pse ka kaluar 1 vit "Vëlla, mos u shqetëso jam mirë"
"Dua që ti vërtet të jesh mirë" gjatë bisedës, duart e tij dridheshin.
"Le të ikim nga këtu dhe bisedojmë më gjatë" në fakt do flas për hakmarrjen time, Henri s'do e pëlqejë shumë por e di që do më ndihmoj "Dua të qëndroj tek ti sot" s'mund të shkoja dot në shtëpinë time, atije ku ndodhet aroma e Leilës.
"Sigurisht" përgjigjet menjëherë
Çdo pjesë e qytetit, rrugë , mbante një kujtim të Leilës. Ky qytet po ma merrte frymë. Shkojmë tek shtëpia e Henrit, e cila ishte po e njëjta. Takohem me Nestën, sërisht Leila. Ku do qe hidhja sytë, çdo gjë lidhesh me të. Duart e mia fillojnë të dridhen, zemra po rrihte si e çmendur dhe një dhimbje më shfaqet në zemër, po njëlloj si më ndodhi në Japoni
"Kalian, erdhe më në fund. Jam shumë e lumtur që je mirë" Nesta më përqafon, të gjithë më kanë faluar për atë çfarë bëra. Por, s'mund të fal veten. S'do t'a fal asnjëher. Ishte faji im që Leila dhe fëmija im vdiqën. Marr frymë thellë, por ishte e kot, gjendja ime po përkeqësohesh
"Dhe un jam i lumtur që ju të dy jeni mirë" zëri mezi po më dilte, një lëmsh më ishte mbledhur në grykë që s'më lejonte të flisja.
"Henri dua të bëj një dush, se kam gjithë ditën që udhëtoj dhe dua të qetësohem" po sillesha ftohtë me ata, nuk kam asgjë as me Nestën, as me Henrin. I gjithë problemi qëndron tek unë. Henri më zgjat peshqirin dhe tregon me dorë se ku ndodhesh banjo. Futem brenda pa humbur asnjë sekondë më shumë, sapo futem brenda bie në dysheme. Sërisht e njëjta gjëndje, mezi mbushem me frymë. Kjo gjëndje zgjati për disa minuta deri sa mora veten, nuk dua që Henri t'më shikoj në këtë gjëndje kështu që duhet t'a mbledh veten. Duhet të tregohem sikur jam i lumtur, sikur çdo gjë ka kaluar. Dua që Henri t'a besoj se vërtet jam i lumtur sepse kështu edhe ai do jetë i lumtur.
"Vëlla,a mund të hyj?" Henri kishte trokitur në derë, këtë herë as un dhe as ai nuk e kishim dëgjuar. Hynë brenda në dhomë, mbyll laptopin por ishte shumë vonë sepse Henri e pa "Kalian"
"Mos u shqetëso vëlla. Thjesht dua të gjejë të vërtetën rreth aksidentit, asgjë e keqe nuk do ndodhi"
"Nuk kam një ndjesi të mirë. Mos u merr me aksidentin, lëre policinë që të merret "
"Mendon vërtet se ata mund të bëjnë diçka? Se mund të zbulojnë të vërtetën? Ka kaluar 1 vit dhe ata s'kanë bërë asgjë. Do t'a gjejë vetë se kush është ai që na përplasi atë ditë "
"Nuk dua që t'i të lëndohesh"
"Asgjë s'ka për t'më ndodhur. Thjesht po kërkoj për të vërtetën "
"Do të ndihmoj dhe unë" kisha nevojë për këto fjalë. S'mund t'i dëgjoj nga goja e tij por mund t'i ndjenjë këto fjalët.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...