7

108 16 5
                                    

"Më vjen keq për gjithçka çfarë të ka ndodhur, që jeta është treguar kaq e padrejtë me ty" lotët e saj nuk pushonin

"S'ka problem, kjo është jeta. Mos u mërzit" i fshij lotët e saj. "Jeta është e gjatë dhe do e jetoj si dua. Kështu do plotësoj një nga ëndrrat e mia, të kërcejë."

"Po si mund të kercesh ti ?"

"E di që të duket shum e çuditshme që unë mund të kërcejë, por vërtet kërcejë. Gjithmon kam kërcyer kur kam qenë vetëm. Kam kërcyer në heshtje. Unë mund t'a ndjenj muzikën"

"Më fal që po te pyes, por si mund t'a ndjesh muzikën?" Ngrihem në këmbë, i zgjas dorën Nestes që t'a ndihmoja për t'u ngritur dhe shkoj tek boksi që ndodhesh aty në skenë.

"Më thuaj, çfarë kënge ke menduar për kërcimin"

"Këngën 'I need you- BTS' ose melodinë e kësaj kënge, nuk e kam vendosur"

"Shumë mirë. Më vonë do lexoj tekstin që t'a kuptoj këngën. Vendose pak këtë këngën dhe hajde sërisht këtu"

"E vendosa" asgjë s'mund të dëgjoja, asnjë tingull. Jeta pa muzikë është shumë bosh, si një ylber pa ngjyra. "Ti s'mund t'a dëgjosh apo jo?"

"Jo s'mundem" i kap dorën dhe i'a vendos tek boksi "Vërtet s'mund t'a dëgjoj muzikën por mund të ndjenjë dridhjet që prodhohet nga muzika. Lexoj tekstin dhe bëj një kombinim midis tekstit dhe dridhjes së muzikës, kjo është mënyra sesi unë e dëgjoj një këngë, jo vetëm unë por të gjithë ata që s'mund të dëgjojnë"

"Pra kështu arrinë t'a dëgjosh muzikën"

"Po, kështu që un do kërcejë atë ditë por mos i thuaj gjë Kalianit" ndaloj së foluri, Nesta habitet dhe kthen kokën për të parë se çfarë ndodhi. Përball meje qëndronte Kaliani bashk me Leilen. Shpresoj që Kaliani mos të ketë parë se çfarë po i thoshja Nestes.

"Çfarë s'do t'më tregosh mua?" Më pyet Kaliani me qëndrimin e tij serioz.

"Asgjë"

"Ti e di që s'mund t'më mbash gjë sekret mua. Ma trego"

"Në rregull. Do kërcejë" dua vërtet të ndjek ëndrrën time, dhe askush dhe as dëgjimi s'mund t'më pengojë. Këto janë pikërisht fjalët që kam dashur gjithmonë t'i them por kam patur frikë.

"S'do t'a bësh"

"Pse?" İ kthehet Nesta dhe Lelia të cilat më dalin në mbrojtje

"Nuk dua. Henri, ti e di shum mirë."

"Ti s'je askushi që t'i thuash kështu Henrit" Nesta i del përball Kalianit dhe e shtynë duke e larguar nga unë "Lëre të lirë që të jetoj jeten e tij si ai do" i kundersulet Kalianit por unë e di përse ai nuk do që un të marr pjesë në këtë shfaqje

"E di që do t'më mbrosh vëlla" i them Kalianit "Këtë herë do jetë ndryshe nga hera e parë. Të kam ty, Lelien dhe Nesten, nuk jam vetëm"

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now