Kalian PoV
Nuk mund t'a shikoja dot në sy Leilen, për fajin tim ajo ndodhet këtu tani. E di që Leila është duke më parë dhe është e shqetësuar për mua, po përse duhet të vinte këtu, në këtë vend të ndyrë. Ndërkohë që luftoja si me mendimet e mija, luftoja dhe me atë. Me armikun tim. Jemi ndeshur shumë herë, disa herë edhe deri në vdekje. Vetëm që njëri nga ne të fitonte ato lekët e ndyra dhe bukën e gojës. Duroj. Duroj goditjet e tij të cilat sa po vinte e po shtoheshin më shumë, deri sa në një moment bie i pafuqishëm.
"Hahaha" dëgjoj të qeshte me të mëdha Xhonasi që vendos këmbën e tij sipër tek koka ime. Sytë e mij ishin të mbyllur ashtu gjysëm për gjysëm por arrija të shikoja vëllezërit e mij dhe Leilën. "Ajo më përket mua, mezi po pres që ajo të japi shpirt në duart e mija" ishin pikërisht këto fjalë që ranë si një këmbanë tek unë. Jo vetëm ai por askush s'mund të guxojë që t'a preki atë. A është kjo Dashuri? Nuk më intereson shumë. Leila është e imja dhe pse i'a kam mohuar e vetes sime. Mbyll sytë në kërkim për të gjetur ato pak fuqi që kisha, më del pamja e Leiles duke buzëqeshur. Xhonasi mendonte se ky ishte fundi për mua dhe se ai fitoi, hoqi këmbën nga koka ime. Nga lutmuria, po qeshte si një i marrë, ishte duke festuar para kohe. Ngrihem në këmbë dhe e godas me një grusht nga poshtë. I jap disa goditje të forta dhe përfundoi atije ku isha une disa sekonda më parë, por ndryshe nga unë, ai s'ka për t'u ngritur më nga aty.
"Dhe fituesi është Djali me kapele të zezë" shpallem fitues, por s'më interesonte aspakt, dal nga ringu e nisem drejt atyre që janë familja ime.
"Si je ?" Më pyesin që të tre të shqetësuar.
"Ti hajde me mua" e kap nga dora Leilën dhe largohem pa i kthyer një përgjigje vëllezërve të mi por e di që ata do më kuptonin. Shkoj tek dhoma ime e zhveshjes, futemi brenda dhe mbyll derën.
"Kalian, a je vrarë shumë ?"
"Je ti që më vrave më shumë" e përplas atë pas murit "Çfarë dreqin bën ti këtu? Të thashë që mos t'më ndiqje"
"Epo shiko, isha pak kurioze dhe të ndoqa" më thotë si me shaka. Nuk ishte momenti i duhur për shaka. Që nga momenti kur e pash e deri tani isha i shqetësuar për Leilen.
"Leila" përplas dorën time tek muri që ajo ishte mbështetur "Nuk po tallem"
"Doja të kërkoja falje idiot" më bërtet e pse zëri i saj dridhesh, pak nga shqetësimi që kishte për mua dhe pak nga zemërimi im "Të kërkoja falje për fjalët që të thashë, ja kaq doja të thoshja. Dhe nuk e dija që t'i vije në vende të tilla, e bëje boks dhe kush e di se çfarë bën ndonjë gjë tjetër"
"Në rregull largohu tani"
"Pse më kërkon gjithmonë që të largohem prej teje? Pse? Për ty erdha deri këtu, në këtë vend të ndyrë"
"Epo kjo është pikërisht arsyeja, pse nuk e kupton. Nuk jam ai djali që ti mendon, ai princi me kalin e bardhë. Ky jam unë, luaj boks që të marr lek, jetoj në këto rrugë të ndyra që ti sapo i pe. Ky jam unë. Jam realiteti i hidhur" po i bërtisja fortë, Leila mbushi sytë me lot, s'dua t'a lëndoj por... Çfarë jam duke bërë? ...e urrejë veten time. "Dua të mbroj ty nga ky vend dhe nga vetja ime" godas pa pushim mbi mur deri sa dora ime bëhet me gjak.
Vote nëse ju pëlqen pjesa e re dhe lini mendimin tuaj 👇❤️
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...