"Përshëndetje djali me kapele të zezë" Lelia qëndronte pas meje, sado përpiqem që t'a largoj, ajo sërisht vrapon pas meje. Dua që askush të vrapoj pas meje. Nuk dua të përjetoj asnjë nga ato ndjenjat e bukur që flasin të gjithë, që shkruajnë të gjithë. Bëj sikur nuk e dëgjoj, e vazhdoj të eci para "Prit ndalo" del para meje.
"Çfarë do ?" İ bërtas në mënyrë që t'më largohet.
"Pse je kaq i mërzitur? Më shiko pak" ul kokën pasi kapelja ime nuk e lejonte që të shikonte sytë e mi "Ti!" Thotë e habitur dhe më heq kapelen.
"Hej ti"
"Çfarë i ka ndodhur fytyrës tënde? Ku je plagosur?" Vendos duart e saj të holla dhe të buta sipër te plaga. A është magjike prekja e saj apo është diçka tjetër që e bën magjike?
"Asgjë nuk kam" i largoj dorën.
"Si nuk ke asgjë, hajde me mua" më kap prej dore, qëndroj në vënd por ajo këmbëngul që t'i shkoj nga pas. Shkoj pas saj. Lelia kishte veshur bluzen time sikur t'a kishte të sajën, doja t'i thoshja që t'a hiqte por më pëlqen që ajo kishte veshur bluzen time. Përfundojmë tek dhoma e infermierisë, askush nuk ndodhesh në atë dhomë përveç neve të dy.
"Ulu këtu" ulem sipër një krevatit, Lelia merr kutinë e shpejtë e qëndron përballë meje. E admiroja në fshehtësi ndërsa mjekonte plagët e mija, dua që t'më mjekojë disa plagë të tjera. Aro plagë që s'më lënë të frymojnë, as të jetojë.
"Të lutem herën tjetër trego më shumë kujdes" thyen heshtjen që kishte rënë mes nesh
"Ske pse të interesohesh për mua"
"Djal me kapele të zezë" më thërret me epitetin që më ka vendosur
"Po" them ftohtë pa emocion, por trupi im u pushtuan nga një sërë emocione të ndryshme, s'mund t'a kuptoja se çfarë po më ndodhte. Trupi im po dridhesh, zemra e cila donte të arratisej nga këto emocionet rrihte si e çmendur. Ishin pikërisht buzët e saja te të mija që më çuan në këtë gjendje. Mbyll sytë, që të arrijë të memorizoj formën e buzëve të saj, ngrohtësinë, butësinë dhe ndjesinë që më falen ato buzë.
"Të pëlqejë, djali me kapele" thotë pa u shkëputur plotësisht nga buzët e mia. Janë pikërisht këto fjalët e saj të sinqerta që m'u ngulën në zemër, jo për t'më lënduar por për të qëndruar aty përgjithmonë. Vendos të dy duart e saj te faqet e mia "Të dua dhe të pëlqejë. Do luftoj deri sa ti të pranosh që më dashuron edhe do luftojë deri në fund që ti të gjesh lumturinë, të kthehej buzëqeshjen që të ka munguar"
"Leila" them vetëm emrin e saj nga pamundësia për të thënë diçka tjetër në ato momente. Leila është me mua në cdo moment, është në kërkim të lumturisë sime që asnjëherë nuk e kam kërkuar. E pse t'a kërkoja kur vetë jeta ma kishte mohuar. Përqafojë fortë Leila, qëndrojmë ashtu të përqafuar në heshtje.
Henri PoV
Shikoj Leilen sa e shqetësuar ishte pasi e pa sa ishte lënduar Kaliani. Nisen drejt infermierisë të dy sëbashku. Jam i lumtur për vëllain tim sepse ka gjetur shërimin e tij. Eci përgjatë korridorit për të shkuar tek biblioteka, disa prej studentëve më shikojnë si "gjynah" . Por ata nuk e din që heshtja është bërë një pjesë e imja dhe më ndihmon që t'i shikoj gjërat ndryshe. Përshkak se s'kam dëgjuar, kanë qenë sytë e mi që dhe kanë parë por edhe kanë dëgjuar. Po, kam dëgjuar mendimet e të tjerëve vetëm nga shikimi i tyre. Diçka që do të doja të bëja njëher në këtë jetë ka qenë që të bërtisja fortë. Dua të bërtas fortë, aq fortë sa të gjitha ndjenjat e mia të largohen së bashku me atë bërtim. Dhimbje e madhe ka qëndruar brenda meje dhe askush nuk e ka dëgjuar atë përveç meje, kam bashkëjetuar me atë.
Shikoj Nestën e cila po i bërtiste një djali, i cili mund të jetë i dashuri i saj, kalojë në mënyrë që ajo mos t'më shikonte. Papritur ndjenjë dorën e saj tek kyci i dorës sime "Ku po shkon?" Më pyet"Në bibliotekë" i përgjigjem, Nesta kthehet sërisht nga djali e disa student të tjerë që ndodheshin aty duke më kthyer kurrizin mua. Mbase s'do që unë të lexoj se çfarë është duke i thënë atyre ose ka harruar që më ka kapur nga dora. Papritur kthehet nga unë dhe largohemi drejt bibliotekës.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...