Henri PoV
Po ecja si zakonisht për në shtëpi, më pëlqen të eci, të marr ajër të pastër. Ecja më ndihmon të rregulloj mendimet e mia. Hap telefonin për të parë se çfarë kishte ndodhur, shikoj që një aksident kishte zënë faqet e para në disa web që po lexoja. E hap për t'a lexuar, do të doja që mos t'i kisha lexuar emrat, ishte pikërisht emri i vëllait tim Kalian.Aksident i tmerrëshëm. Viktimat janë një cift, Kalian dhe Leila
Lexoj më shumë për të lexuar tek kush spital i kishin dërguar, duart e mia po dridheshin aq shumë sa mezi po mbaja telefonin. Nisem drejt spitalit. Shkruaj një mesazh Nestës, kisha nevojë për të, jo vetëm si mbështetje emocionale por që të komunikonte me punonjësit në spital, shumë pak janë ata që e dinë gjuhën e shenjave. Arrijë në spital, do të doja shumë të dëgjoja sirenat e spitalit, hapat e shpejta të doktorëve, të qarët e personave që ndodheshin aty. Ndodhem në një heshtje të mallkuar.
Pyes recepsionisten, por që s'mund të kuptonte gjuhën e shenjave. Hap notes tek telefoni dhe shkruaj:Ku ndodhet Kaliani? Si është?
Recepsionistja shkruan në një flet numrin e dhomës, sapo e lexoj nisem drejt dhomës së tij pa humbur as një sekondë. Hap derën. Leila vdes para syve të mi. Ishte puthja e tyre e fundit. S'mund të lëvizja. S'mund të flisja, t'i thoshja vëllait tim dicka. Përse duhet të ndodhte kështu? Leila bie në duart e infermieres. E njëjta skenë, e njëjta rënie, ashtu si mami ra në duart e mia e vdekur. Shikoj buzët e Kalianit që po thoshni dicka, e di që është duke kërkuar Leilën. Çfarë ka ndodhur me sytë e tij? Si do komunikoj tani me Kalianin. Nuk e di më çfarë të mendoj, e di që truri u kthye një bombë e cila shpërtheu duke shpërndarë dhimbjen kudo në trup. Hedh një hap, aq shum i rëndë më është dukur ai hap.
Shkoj afër tek infermjera që bëhet gati për t'i thënë dicka Kalianit, lëviz kokën për t'i treguar asaj që mos t'i tregonte gjë. E di që ky ndoshta është gabim, ndoshta kjo zgjidhja ime do e lëndoj me shume atë por dua që ai t'a kalojë njëher këtë gjëndje e keqe. I prek dorën e tij që po kërkonte dorën e Leiles."Henri. Vëlla a je ti?" Shikoj buzët e tij, përpiqem të kuptoj se çfarë po thoshte. Përshkak se ai nuk shikonte, harroi për një moment që un nuk dëgjoj. Me dorën tjetër shkruaj në telefon që i'a tregoj infermieres, ajo mund të fliste.
"Po unë Henri jam. Leila është mirë, duhet të shkoj në dhomën e saj që të qetësohet. Do qëndroj un me ty. Çdo gjë do shkoj mirë" infermierja lexon çfarë kisha shkruajtur. Kafshoj buzën e poshtme që mos të nxirrja zë, e çfarë zëri mund të nxjerr unë kur gjatë gjithë këtyre viteve as nuk kam folur e as kam nxjerr ndonjëherë zë. I kap dorën fortë Kalianit. E si mund t'i thoshja që gruaja që t'i dashuron vdiq ndërsa po të puthte ty. Kjo do jetë një dhimbje e madhe për të dhe për të gjithë ne. Qaj. Përfitoj ngaqë Kaliani s'mund t'më shikonte. Qaj në heshtje, ashtu si gjithë jetën e kam kaluar në heshtje.
Infermierja largohet me turpin e vdekur të Leiles, e mori atë me vete, por shpirti i saj, kujtimet qëndruan në atë dhomë.
Është shumë më herë e lehtë kur bërtet,kur qan me zë të lartë sepse një pjesë e dhimbjes del prej teje ndërsa tek un ajo qëndron aty duke gërryer zemër e shpirtin tim.
Leila e deshi Kalianin deri në frymën e fundit, deri sa zemra e saj ndaloi. Ndërsa mbaja fortë dorën e Kalianit, shikoj lart tavanin, e cila më dukesh sikur peshonte aq shum sa barra që po mbaja, i drejtohem Leiles:
Leila të premtoj se do kujdesem për Kalianin.Kalianin e zuri gjumi, më në fund mund të lëvizja. Sapo hap derën përplasem me Nesten, e cila duket që kishte qarë gjatë rrugës, sytë e saj ishin të kuq. E si mund t'i thoshja që shoqja, motra e saj ka humbur jetën. E përqafoj fortë, më shum se ajo isha unë që kisha nevojë për këtë përqafim. E largojë pak nga veta, duhet t'më shikonte që të kuptonte se çfarë po i thoshja. Arrijë t'i them për humbjen e Leilas, mbyll derën që Kaliani mos të dëgjonte gjë. Nesta bie në gjunjë, s'donte t'a besonte lajmin që sapo i dhashë. Po qante, po bërtiste. S'mund t'a dëgjoja. Po i flisja me gjuhën e shenjave por nuk po më shikonte. Po e urreja shumë veten time në ato momente, s'mund as të mbështesja gruan time. S'mund t'i thoshja dot asgjë. Doja të isha pjesë e dhimbjes së saj sepse po të njëjtën dhimbje po përjetoja dhe unë.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...