"E ke gabim Henri. Ndonjeherë kemi nevojë që mos t'a dëgjojmë dashurinë por t'a ndjejm me zemrë, fjalët ikin shumë shpejt ashtu si era merr gjethet e rëna
Ndërsa ndjenjat qëndrojnë aty. Ti je si çdokush prej nesh dhe duhet të luftosh për dashurinë, për jetën. S'duhet të rrish shum me Kalianin" këtë të fundit e kishte me ironi për Kalianin pas sjelljes që bëri ai"Nëse do të afrohesh me Kalianin, duhet t'a pranosh ashtu sic është. Nuk është e lehtë të krijosh një marrëdhënie me të, jo pas atyre që ai ka kaluar."
"Prapë ai nuk duhet të sillet ashtu me ty, sikur ti je prona e tij dhe të vendosi cdo gjë për ty pa menduar për ndjenjat e tua." E kuptoj shumë mirë se cfarë donte të thoshte Lelia por gjithashtu kuptoj edhe Kalianin.
"Kaliani thjesht do t'më mbrojë sep..."
"Pse ?"
"Sepse nuk arriti të mbronte dot vëllain e tij të vogël" fjalët e mia, më mirë le të themi gishtat e mi që u përkthyen në fjalë, e tronditën pak. "Leila, ti nuk dije gjë, kështu mos mendo sikur e ke fajin"
"Sa budallaçkë jam, si mund t'i thoshja ato fjalë" sytë i mbushen me lot, për dicka më vjen mirë, që ajo shqetësohet kaq shumë për Kalianin.
"E ke parasysh atë shprehjen që mos e paragjyko librin nga kopertina, dhe as njeriun pa e ditur historinë e tij. Kjo shprehje vlenë shumë për Kalianin. Pamja e tij e ftohtë dhe serioze fshen shumë vuajtje që i ka kaluar në të shkuarën"
"Më vjen keq që e lëndova. Kaliani s'do më shikoj më në sy tani"
"Prit të qetësohet dhe mund të flasësh me të"
"Cfarë i ndodhi vëllait të tij?"
"S'mund të tregoj asgjë rreth tij, nëse Kaliani do të dojë të ndajë dicka nga e shkuara me ty, atëherë ai do të tregojë ty historinë"
"Faleminderit Henri" ngrihet në këmbë "Po iki dhe një gjë mos harro, vazhdo lufto për ëndrrën tënde" Leila është vërtetë një vajzë me pozitivitet, me një lloj pozitivitet që ndonjeherë ke shumë nevojë për të vazhduar jetën.
"Mirupafshim" i them dhe Leila largohet. Ja ku jam sërisht vetëm, prisni që të them: ja ku jam vetëm në heshtje. Gjatë gjithë kohës jam në heshtje, e kur jam vetëm e kur jam me njerëz. Këtë herë do i kalojë cdo pengesë, do thyjë çdo paragjykim të njerëzve, s'do i lejojë që t'më lëndojnë sic bën herën e parë.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...