30

38 7 12
                                    

Ndodhem i shtrirë në krevat, sa do të doja të isha tani me Leilën qoftë dhe i vdekur. Mbaj mend që arritën t'më bëni një qetësues dhe ja ku jam tani. Ngrihem nga krevati, shikoj që Henri ishte shtrirë tek krevati ngjitur. Më kujtohet gjithçka ca i thashë, po ashtu edhe goditjet që i dhashë, kam bërë një gabim sepse Henri nuk kishte asnjë faj.
Henri po flinte i qetë, fal qetësuesit, vendos dorën tek koka e tij dhe e përkëdhel lehtë.

"Vëlla më fal, më fal për gjithçka. Qëndrimi me mua sjell vetëm dhimbje, ti nuk e meriton këtë dhimbje. Vëlla të dua" i them këto fjalë dhe pse ai nuk i dëgjon. Kisha nevojë t'i thoshja.

Largohem nga aty për të shkuar tek vendi që mendoja se s'do shkoja asnjëherë për të takuar e përqafuar dashurinë time, në morg. Infermieri që ndodhesh aty më përgatit me ato fjalët e tij boshe që 'jo nuk e duron dot' e gjëra të tilla.

"Më trego trupin e saj" i them duke e parë në sy, pranon vendimin tim dhe më çon tek trupi i saj. E prek. Akull. Leila ka ftohtë. E pse jemi afër s'mund t'i ndjenjë më rrahjet e zemrës së saj. Trupi i saj ka marr një tjetër ngjyrë që i përshtatesh asaj dhome të mallkuar.

"Leila. Zemër" prek flokët e saj duke luajtur po në të njëjtin mënyrë siç bëja më parë me Leilen, lotët e mi rrëshqisni tek faqet për tek fytyra e saj. "Duhet të isha unë në vendin tënd. Çohu, zgjohu të lutem. Jam pikërisht unë fajtori, për të kisha dëgjuar ty, s'do ishim këtu. Do ishim në shtëpinë tonë të ngrohtë duke gëzuar për lajmin e bukur që ti më dhe, Leila.

"Do kthehem pas disa minutash " largohet infermieri që besoj se është mësuar me këto dhimbje. A do mësohem dhe unë vallë? A është kaq e lehtë?

Përqafoj trupin e saj të vdekur, akoma nuk mund t'a besoja që nuk jeton më, ndoshta ngrohtësia ime ... çfarë dreqin jam duke menduar. E përqafoj fortë, s'mund t'a lëshoja, kryqëzoj dorën time me dorën e saj. Dorën tjetër e vendos tek barku i saj, mendoj për fëmijën tonë. Përse momenti më i bukur zgjati aq pak sekonda, as 1 sekondi nuk zgjati. Pse? Kaq i dënuar qenkam, sa s'mund të përjetoj qoftë e një gëzim.

"Leila. E bukura ime. Më thuaj, si te jetoj tani pa ty. Më thuaj sepse nuk e di. S'mund të jetoj dot pa ju të dy, zemra po më dhemb shumë. Nuk dua të jem i fortë, por dua të jem me ju të dy. Më mirë të kisha ngelur i verbër dhe mos të kisha parë në këtë gjëndje. Ose të kishim vdekur së bashku.
E di që më doje deri në fund por mos t'më dashuroje deri në vdekje" qaj pa pushim ndërsa flisja me të. Shpirti im e di se çfarë dhimbje po përjetoj, ngrejë sytë lartë që në vënd të qiellit blu por atë tavanin ngri i cili më kujtoi se ku ndodhesha"Përse zot? S'mund të qëndronim dot bashk? Zot kujdesu për Leilen time dhe për fëmijën tim." Shtrihem së bashku me Leilen, qëndroj ashtu për disa minuta duke harruar gjithçka ca kishte ndodhur apo se ku ndodhesha.

"Më falni por duhet të marrim trupin e saj" shfaqet sërisht infermieri, zëri i tij më kujtoi se ku ndodhesha realisht.

"Leila zemra ime, do të realizoj çdo dëshirën tënde. Do shikosh gjithçka që ke dashur nëpërmjet syve të mi dhe pastaj më prit. Nuk do vonohem shumë, do vij shumë shpejt tek ti." E puth për herë të fundit në buzë, buzët e saj të cilat nuk ishin më të rozta, nuk mbanin të njëjtën aromë. Por vazhdoni të ishin buzët e saja. I puth me shpresat e mija të kota për mrekulli, por s'mund të ndahem dot nga Leila. Largohem nga trupi i saj dhe e shikoj teksa largohet "Leila të dua. A më dëgjove të dua" bërtas më fortë këtë herë që ku do të jetë, t'a dëgjoj se sa shumë e dua. Dal jasht nga morgu, gjunjtë e mi këputen, mbi në dysheme dhe mbështetem tek muri, jam duke vdekur. Sot është vdekja ime, së bashku me Leilen u largova dhe unë me të.

"A je mirë vëlla?" Përpara meje qëndronte Henri, sytë e tij e tregonin qartë sesa i shqetësuar ishte për mua.

"Mirë jam vëlla. Mos u shqetëso" buzëqesh pak, që të dy e dinim që ajo ishte një buzëqeshje fallco.

"Le të largohemi" Henri më ndihmon që të ngrihemi dhe largohemi nga spitali, shkojmë tek shtëpia ime. Nuk e di sesi mund të hyjë brenda shtëpisë kur gjithë shtëpia mban aromën e Leiles.

Hyjë brenda në shtëpi, një dhimbje e fortë më kalon në zemër, marr frymë thellë, dhimbja është e gjitha për mua, s'duhet t'a tregoj dhimbjen tek të tjerët dhe ata të vuajnë së bashku me mua. Bëj një dush me kërkesën e Henrit sepse kjo ndoshta do më ndihmonte, por më ndihmoi vetëm për diçka, të qaja nën ujë. Momenti i aksidentit dhe Leila s'më largohen nga mëndja për asnjë moment.

"Kalian dua të tregoj diçka"

"Po më thuaj Henër ca është?"

"Gjeta diçka që Leila e ka bërë për ty" Henri më zgjat një vazo të madhe që nga jasht ishte e zbukuruar me zemra te vogla dhe kishte drita. Drita si Leila që ishte dritë në jetën time të errët. Brenda saj kishte disa letra të vogla me ngjyra të ndryshme që i kishte mbledhur me një fill të hollë. Ulem për të lexuar se çfarë kishte brenda tyre.

"Do jem këtu me ty" Henri më jep mbështetjen e tij

'Të dua Kalian' shkruante në një nga letra që hapa 'Emri i fëmijës sonë do jetë Cyrus, që do të thotë diell'

'Faleminderit që u shfaqe atë ditë dhe unë rashë në dashuri me ty. Dashuria jote më riktheu në jetë '

'Do shkojmë së bashku për të parë lulet e Sakures '

'Do bëjmë 6 fëmijë '

'Ti je zgjidhja ime më e bukura që kam bërë në jetë '

"Le të buzëqeshim gjithmonë "  këto e shumë fjalë të tjera kishte shkruajtur, i hapa të gjitha letrat që ishin rreth 1000 copë. Kjo ishte surpriza e saj për 10 dhjetorin tonë, i mbledh të gjitha letrat që kishin përfunduar poshtë dhe i mbaj në krahë afër krahrorit, mbanin akoma aromën e saj. Ndjenjë që Henri më vendos dorën mbi supin tim, kthejë kokën nga ai

"Është ok nëse do të qash. Mund të qash. Unë po largohem për pak nëse ke nevojë të qëndrosh vetëm" më thotë me gjuhën e shenjave, ai e kupton që s'dua të qaj në sytë e tij dhe përse Henri asnjëherë nuk e ka dëgjuar të qarën tonë.

"Qëndro këtu me mua. Jam në rregull" kafshoj buzën e poshtme që mos t'më dilnin lotët, por në momentin e parë që Henri më përqafon, lotët e mi shpërthyen. Pas disa minutash, fshij lotët "Faleminderit për gjithçka vëlla dhe..." Më ndërpret fjalën pasi më kapi duart

"As mos e mendo ta bësh atë që po mendon " thotë Henri ndërsa duart e tij po dridheshin, e di për çfarë mendon. Ka frikë se mos vras veten, ka kohë dhe për atë. Fillimisht duhet të plotësoj të gjitha dëshirat e saj.

"Mos u shqetëso. Nuk do bëj asgjë të keqe. Thjesht doja të thoshja që do largohem për një vit, do udhëtoj nëpër botë dhe do realizoj çdo dëshirë të Leiles, më pas do kthehem sërisht "

"Më premton që s'do bësh asgjë të keqe"

"Po vëlla, të premtoj." E përqafoj fortë sërisht para se të largohesha. Pres një biletë, doja të largohesha një minutë e më para nga ky vend që po ma merrte frymën. Nuk do nis një jetë të re.

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now