33

24 7 0
                                    

Henri POV
Kaliani ishte larguar nga shtëpia, ndjenja që diçka do ndodhte. E urreja këtë ndjesi. Lexoj letrën që kishte lënë sipër tek tavolina.

'Mos u shqetëso për mua. E gjeta vrasësin.'

Kalian duhet t'a dish që unë shqetësohem shumë për ty sidomos pas vdekjes së Leiles. Pse s'mund të jetonim jetët tona si çdo njeri. Doja të shikoja të dy vëllezërit e mi të lumtur, Kalianin dhe Sebastianin.
Dridhet telefoni, dikush më dërgon mesazh. Shikoj telefonin për të parë se kush ishte, prisja mesazh nga Kalianin por në fakt kishte shkruajtur Sebastiani. Vëllai im i vogël.

- Vëlla duhet të takohemi. Kam nevojë për ty.

- Çfarë ka ndodhur Sebastian? Më thuaj ku do takohemi. Vijë që tani.

- Ai do më vrasi. Do më vrasi

- Kush? Çfarë vrasje po thua ? Sebastian më kthe përgjigje

- Kam bërë një gabim të madh. Nuk doja.

- Qetësohu dhe më thuaj gjithcka cfarë ka ndodhur

- Kaliani (dërgon location)

Sapo përmendi emrin e Kalianit, e kuptova menjëherë se për çfarë bëhesh fjala. Sebastian ka qenë personi që ka bërë aksident atë natë me Kaliani. Nuk duhet të lejoj që Kaliani t'a gjejë më para se unë Sebastian. Nuk dua që ata të vrasin njëri tjetrin, ata janë e vetmja familje që unë kam. Marr çelsat e makinës, Nesta më del përpara duke më penguar.

"Çfarë ka ndodhur?"

"Nesta, duhet të shkoj që të shpëtoj vëllezërit e mi" përpiqem fortë që të mbaja lotët, mos të qaja "Sebastiani është ai që e ka shkaktuar aksidentin atë natë"

"Sebastiani?" Habitet sapo dëgjoi emrin e tij, vëllai im vrau shoqen e saj të ngushtë.

"Më fal" ulem në gjunjë, këtë herë s'mund t'i mbaja më lotët. Lotët për mua janë të vetme fjalët që mund të flasin për mua tani "Më urre mua por jo vëllain tim. Kërkoj falje në vëndin e tij. Më fal Nesta. Nuk doja që të kishte ndodhur kështu"

"Nuk e di nëse do e fal një ditë Sebastian apo jo, por çohu para se Kaliani të bëj dicka të keqe. Nuk je ti fajtor zemër" më jep një puthje të lehtë në buzë, nga dridhja e buzëve të saj kuptova sa shumë e tronditi lajmi që mori. Më buzëqesh, e pse brenda është e shkatërruar.

"Më fal" i kërkoj sërisht falje. Dal nga shtëpia, hipi në makinë dhe nisem drejt adresës që më dërgoi Sebastiani.

I kisha dërguar gjithë ato mesazhe por asnjë përgjigje nuk kisha marr nga ai. Shpresoj mos të jem shumë vonë. Arrijë tek adresa, shikoj makinën e Sebastianit, xhamat ishin thyer, kthejë kokën majtas. Hyjë brenda pallatit dhe vrapoj sa më shpejt, arrijë në tarracën e pallatit. S'doja të kisha shkelur kurrë aty dhe të shikoja atë pamjen. Sebastiani ndodhesh i vdekur në krahët e Kalianit, përse duhet t'a shikoja këtë pamje. Ata ishin familja ime.
Hedh disa hapa drejt tyre, Kalani e kishte humbur komplet vetëdijen, i thoshte disa fjalë Sebastianin por këtë herë s'mund të lexoja dot buzët e tij. Kap dorën e Sebastianit me shpresën se do gjeja pulsin e tij por jo. Dora e tij ishte akull e ftohtë.
Prek lehtë Kalinain tek faqja për t'i thënë që jam këtu, sepse s'po më shikonte fare.

"Kalian" them emrin e tij por as unë vetë s'dija çfarë t'i thoshja. Doja të qaja. Të nxirrja gjithë dhimbjen jashtë. Vëllai im i vogël ka vdekur, "Çfarë ndodhi? Sebastiani?"

"Shhh, Sebastian po fle gjum. Lëre mos e shqetëso"

"Sebastiani, vëllai im ka..."

"Jo. Vëllai jonë thjesht po fle gjumë. Shiko sa në paqe po fle" Kaliani po fliste me gjuhën e shenjave, përveç fjalëve që gishtat e tij më transmetoni, shikoja gjakun e Sebastianit. Kaliani nuk lejonte që askush të prekte trupin e Sebastianit deri sa infermierët e ambulancës u detyruan t'i bëni një qetësues. Dikush merrte trupin e vëllait tim të vdekur dhe dikush tjetër merrte trupin e vëllait tim që po flinte gjumë. Unë qëndroja aty duke i parë si ata po largoheshin dhe po më lini vetëm. Dikush po më fliste por nuk kuptova asgjë nga ato çfarë ai tha, më kërkon që t'i zgjasja dorën. I zgjas dorën dhe ai më jep një letër, në cilën ishte shkruar adresa e spitalit.
Të gjithë largohen.
Vazhdoj të qëndroj aty i palëvizur. Doja dikush t'më godiste që t'më sillte në vete por askush nuk ndodhesh aty. I përhumbur zbres shkallët.
Disa minuta.
Sikur të kisha ardhur disa minuta më para, Sebastiani do ishte gjallë.
Shuplaka që po prisja, sapo më erdhi. Ishte një shuplakë që më solli në vete. Një vajzë e bukur po mbante në krahë një foshnje. Nuk e kuptova se çfarë ishte duke më thënë. Nxjerr telefonin nga xhepi, hap notes (app) dhe i shkruaj

- Jam shurdh memec dhe s'po të kuptoj se çfarë je duke thënë

- Unë jam ish e dashura e Sebastianit. E di që ti je vëllai i Sebastianit

- Po, unë jam Henri.

- Ky është djali i Sebastianit, s'mund t'a mbaj. Unë nuk e dëshiroja këtë fëmijë. Edhe sot rrezikova jetën time për atë idiotin. Po jua jap juve fëmijën ose do e çoj tek jetimorja

- Çfarë je duke thënë? Foshnja ka nevojë për ty, sidomos tani që Sebastiani vdiq

- Nuk më intereson.
Po të pyes për herë të fundit

Zgjas duart, ajo lë fëmijën në krahët e mi dhe largohet pa asnjë dhimbje. Çfarë ka bërë foshnja e vogël për mos të merituar dashurinë tuaj. E afroj foshnjen afër vetes, ishte kaq i vogël sa kisha frikë se mos do dëmtohesh prej meje. Aroma e tij më kujtonte aromën e Sebastianit. Vendos të shkoj në shtëpi dhe jo në spital.

"Zemër si je? Çfarë ndodhi? A janë të gjithë mirë?" Nesta vjen drejt meje sapo hapa derën. Çuditet kur më shikon me fëmijën në krahë

"Nesta" bie në gjunjë, vazhdoja t'a mbaja foshnjen nën përqafimin tim, ai flinte i qetë ndërsa mua po digjesh shpirti. Shpërthejë në lot. Heshtje. Vetëm heshtje mund të dëgjoj, po më mbyt kjo heshtje. S'mund të dëgjoja kurrë zërin e Sebastianit. S'munda t'a dëgjoja kurrë dhimbjen e Kalianit. S'munda t'a dëgjoja kurrë fjalën 'Te dua' nga Nesta. E gjitha që mund të dëgjoj është thjesht heshtje, "Sebastiani vdiq. Vëllai im nuk është më"

"Po foshnja? Më lejo t'a mbaj unë fëmijën që ti të flasësh më lirisht" më lirisht e kishte fjalën që unë të jem i lirë nga duart që të flas. I jap foshnjen Nestes.

" Është djali i Sebastianit, ish e dashura e Sebos nuk e dëshironte këtë fëmijë kështu që ma la mua. Nesta nëse ti nuk e pranon këtë fëmijë të kuptoj shumë mirë, por unë s'mund të heq dorë nga ai fëmijë. Ai është pjesa e shpirtit tim, është e vetmja gjë që kam nga Sebastiani" lotët e mi nuk pushonin. Shikoja sytë e Nestes që ishin plot trishtim, mendoj që unë jam shkaktari i atij trishtimit " Ndoshta ti s'duhet të ishe lidhur kurrë me mua, nuk të meritoj. Të kam falur veç trishtim. Më fal"

"Boll" m'i kap të dyja duart e mia me dorën e saj të djathë "Unë jam shumë e lumtur që kam në jetën time ty. Të dashuroj. Ndërsa për foshnjen, jam shumë e lumtur që erdhi në familjen tonë. Le të bëhemi ne familja e tij. Më vjen shumë keq për humbjen tënde " dora e saj lëshon duart e mia, për të shkuar tek pjesa pas kokës. Më afron kokën tek supi i saj, më jep një puthje të vogël tek balli. Të falenderoj për gjithçka Nesta. Sebastian mos u shqetëso për djalin, do kujdesem unë për të. Ai do ketë një familje.

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now