Leila PoV
Shprehja e dëshirave tek muri 'Before I die' ishte diçka e vecantë për mua, jam duke vrapuar nëpër rrugët e New York, duart tona janë të bashkuar ashtu si zemrat tona.
E di që Kaliani nuk e shpreh dashurinë e tij me këto fjalë të më mëdhaja apo me buqeta të mëdhaja lule. Mendoj se ndonjëherë dashuria ka nevojë për pak heshtje që mund të dëgjosh sesi tingëllon dashuria. Përshkak se flasim gjithmon, nuk arrijmë të dëgjojmë tingullin e dashurisë, e di si tingëllon dashuria ? Dashuria tingëllon si rrahjet e zemrës së Kalianit, ajo është tingulli i dashurisë për mua.
"A shkojmë të bëjmë një xhiro me helikopter? Të shikosh New York nga lart ?" Më pyet duke më parë me ata sytë e tij ngjyrë kafe që po shkëlqejnë nga rrezet e dielli i bie në sy, shikimi i tij ka ndryshuar shumë, e përse akoma shikimi i tij fsheh disa dhimbje të së shkuarës, tashmë ka dhe lumturi e dashuri.
"Në rregull zemër" po gëzoja si një fëmijë i vogël. Hipim tek helikopter, më në fund po realizoja dëshirën time që të shikoja New York nga lart, është një qytet kaq i bukur, ktheje kokën nga Kaliani por vë re që ai kishte kohë që po më shikonte mua. Po më shikonte në një mënyrë që zemra ime doli jashtë kontrollit, po ndjenja flutura në stomak vetëm nga shikimi i tij
"Mos më shiko ashtu" i'a mbulojë sytë me dorën time
"Pse ?"
"Sepse...ata sytë e ty do e vrasin zemrën time"
"Ata thjesht e dashurojnë zemrën tënde dhe ty. Unë dashurohem sa herë të shikoj ty" s'mund t'a besoja që po dëgjoja këto fjalë nga ai, ai ishte ky efekti i fluturimit apo i dashurisë.
"Të dua" e puth ndërsa i'a mbaja sytë mbyllur me dorë "Kalian..."
"Hej" Kaliani pyet pilotin dhe dikë tjetër që ishte si punë shoqërues "Këto cfarë janë?" drejton gishtin nga disa canta
"Parashuta" përgjigjet shoqëruesi, ndërsa Kaliani më shikon në sy dhe kuptoj gjithcka cfar donte t'më thoshte. Shkojmë ulemi afër parashutave, shoqëruesi na thoshte disa gjëra për qytetin, për disa vende dhe emrin e tyre.
"Gati, 1 2 3" numëron Kaliani, ngrihemi në këmbë dhe hidhemi nga helikopteri"Yeah" bërtet fortë Kaliani
"Kalian" bërtas fortë emrin e tij e përse askush nuk mund t'a dëgjonte në atë qiell të hapur, përfshi dhe vetë atë "Kalian" thërras sërisht emrin e tij, këtë herë më fortë, sa më fortë të thërras emrin e tij më duket sikur aq më shum i shpreh dashurinë time për të
"Po Leila" më zgjat duart që t'më kapte në atë qiell të hapur, dy budallenj që vendosën të hidheshin nga helikopteri
"Dua të puth, këtu në ajër"
"Hajde këtu e cmëndura ime e vogël, le të jetë kjo puthja më e bukur që i kemi dhënë njëri tjetrit" Kaliani përpiqet që t'më afroj ndaj vetes dhe pse ishte e vështirë përshkak të forcës së ajërit, pavarësisht vështirësisë jo vetëm ne që u bashkuan por edhe buzët tona. Puthje lart në qiell, asnjëher nuk e kisha imagjinuar këtë gjë, Kaliani nuk e lë thjesht me një puthje të thjeshtë por më puth sikur do ishte hera e fundit që do më puthte, një puthje pasionante që askush nuk e shikonte por vetëm ne të dy e ndjenim këtë pasion e këtë zjarr që ndizet sa herë që ne puthemi, e ajëri që përplasesh tek buzët tona për t'i ftohur ato.
"Kalian, po afrohemi tokës" i them pasi shkëputem nga buzët e tij "Kujdes"
"Kur të them un, hape parashuten"
"Pse more, e di ti? Ku e ke mësuar?" Jemi duke bërtitur me sa fuqi që kemi
"Kam parë në filma"
"O idiot" qeshim që të dy, nuk mbaj mend që t'a kem parë ndonjëherë Kaliani aq të lumtur dhe të qeshte me gjithë zemër. Do jipja gjithçka për t'a parë atë kaq të lumtur.
"Tani hape" hapim që të dy parashutën, shpresoj që mos të plasemi me ndonjë nga ato pemët e parkut dhe të jemi gjallë kur të prekim tokën, për fat të mirë çdo gjë shkoi mirë. Zemra po më rrihte aq fortë sa më dukesh sikur do dilte nga vëndi, kjo ishte gjëja më e çmendur që kisha bërë deri më sot dhe e bëra së bashku me personin që dashuroj.
"Ku do shkojmë tani?" E pyes pasi morëm pak frymë
"Duhet t'i kthejë motorrin të zotit" më çudisin fjalët e tij
"Çfarë?" E pyes sërisht
"Motorri me të cilin erdhëm deri këtu, në fakt duhet t'ia sillja dikujt kështu që vendosa të bëja e një udhëtim me ty"
"Dhe si mendon për t'u kthyer?"
"Do e gjejmë një mënyrë" më kap dorën time dhe nisem diku. Si fillimisht, Kaliani i kthen motorrin të zotit, më pas donte që t'më çonte diku.
"Pse erdhëm pikërisht këtu?" Pyes e çuditur, sikur t'më kishte lexuar mëndjen që doja të vija këtu.
"Le të hipim lart tek çatia" hipim lart dhe ulemi atije lart, vetëm ne të dy ku një qetësi e madhe mbizotëronte dhe pamja ishte shumë e bukur "E di që ti e pëlqen Spiderman, se edhe qepar kur u hodhëm me parashutë po ja bëje sikur ishe Spiderman" ndjenjë faqet e mija që po skuqeshin, vendos duart e mija para fytyrës "Kështu vendosa që të sillja këtu, tek pallati që është hedhur Peter Park" këtë të fundit e thotë në mënyrë ironike e duke qeshur, më largon duart të cilat kisha mbuluar fytyrën dhe më puth lehtë në ball.
"Faleminderit për gjithçka" kjo ishte e gjitha që mund t'i thoshja pasi fjalët nuk më dilni
"Dua të tregoj diçka" pamja e tij tjetërsohet, në sytë e tij mund të shikoja shum qartë një trishtim dhe dhimbje të madhe, mos vallë do më flasi për vëllain e tij!
"Çfarë?" Vendos duart e mia sipër tek të tija, të cilat ishin bërë akull.
"Dua të tregoj për histor...rine, për historine time dhe të vëllait" pa filluar t'a tregoj, zëri i tij që dridhesh e tregonte që akoma e përjeton po aq shumë atë dhimbje që ka përjetuar atëherë
"Nëse do, mund që mos t'a tregosh" s'dua që ai të lëndohet sërisht duke e treguar atë
"Dua që t'a tregoj, kam nevojë që t'a ndaj me ty. Historia ime është kjo..."
Kjo është pjesa e re♥️Vote nëse ju pëlqen dhe lini mendimin tuaj tek komentet.
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...