"E di që do t'më mbrosh vëlla" i them Kalianit "Këtë herë do jetë ndryshe nga hera e parë. Të kam ty, Lelien dhe Nesten, nuk jam vetëm"
"Jo dhe pikë. S'do marrësh pjesë po të them. Nuk dua"
"Prit pak, kush je ti që i thua jo" Lelia del përballë tij
"Un jam Kaliani nëse nuk më ke njohur deri tani dhe hapu. S'po flas me ty por po flas me atë" gjatë gjithë kohës ata flisni dhe me gjuhën e shenjave që edhe unë kuptoja se çfarë ishin duke thënë. Ndonjeherë më duket sikur jam barrë, një lodhje shtesë për atë. Mbase Kaliani ka të drejtë që do t'më mbrojë, mbase endrra ime për të kërcyer duhet të ngeli thjesht një ëndërr.
"Nuk hapem, fol këtu me mua. Henri do kërcej nëse ai dëshiron" Lelia qëndronte përballë tij si një mur, vërtetë ajo s'ka frikë nga ai.
"Henri, Jo" kaq thotë Kaliani por shikimi i tij, shikimi i tij flet më shumë sesa fjalët.
"Po" i kundërpërgjigjet Lelia "Nëse Henri thotë që mund të kërcejë përse ti nuk do? Më kthe përgjigje. Boll u solle sikur je një hero dhe do t'i mbrosh të gjithë, s'mund t'i mbrosh që të gjithë" Lelia s'duhet t'i thoshte këto fjalë sepse po e lëndonte vërtet shum, po e lëndonte pa e ditur që po e lëndon.
"Jo po ju them" Kaliani nervozohet e thyen karrigen e cila ndodhesh aty në skenë, Lelia trembet pak nga sjellja e tij e dhunshme dhe nga ky Kaliani të cilin nuk e kishte parë deri tani. Ndërsa unë që e njoh atë, e di dhe se çfarë fshihet pas kësaj sjellje. Çfarë ndikimi kishin ato fjalë të fundit. Kaliani largohet duke e ditur se ndonjëherë s'mund t'a kontrolloj veten e tij në atë gjendje.
"Kalian" Lelia thërret emrin e tij dhe do që të shkonte pas tij por e ndaloj. Nuk ishte momenti i duhur që Leila të shkonte pas tij.
"Lelia prit, mos shko pas tij"
"Pse?"
"Sepse ai ka nevojë të qëndroj vetëm"
"A bëra ndonjë gabim? Përse u soll në atë mënyrë? Dhe ti s'duhet të dëgjosh atë. Vazhdo ëndrrën tënde. Unë dhe Nesta do të mbështesim"
"Faleminderit goca, por vëllai im ka të drejtë. Ne kemi një të shkuar që na lidh, kështu që e njohim shumë mirë njëri tjetrin. "
"Cfarë do të thotë kjo? Që ti nuk do kërcesh?" Pyet Nesta e mërzitur
"Pa merak Nesta, do kërcejë" Nesta e gëzuar më përqafon e më puth lehtë tek faqja "Më duhet të largohem"
"Nesta të ka qejf ty" thotë Lelia pasi largohet Nesta
"Dhe nëse më ka qejf, s'kam për t'a lejuar"
"Cfarë?"
"Që të lindi një dashuri midis nesh. Ajo meriton një më të mirë se unë, meriton dikë që t'a dëgjoj atë. T'a dëgjoj atë kur qesh, kur qan" kjo është e vërteta e hidhura dhe duhet t'a pranojë sa më shpejt që mos të krijoj idenë se ne apo dashuria jonë do ketë një të ardhme.
Vote nëse ju pëlqen historia dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...