Kalian PoV
"Lelia" them emrin e saj për herë të dytë "Më duhet vërtet të largohem, a mund të shkosh vetë në shtëpi?"
"Po mund të shkoj. Mirupafshim" merr bluzen time, hedh disa hapa drejt meje deri sa buzët e saj të buta arritën te faqja ime e akullt "Po t'a marr bluzen që të vish nesër t'a kërkosh, do takohemi sërisht nesër. Mirupafshim djali me kapele të zezë" largohet me buzëqeshjen e saj të ëmbël, ka ardhur momenti t'i rikthehem jetës sime të mjerë, realitetit të hidhur që shpesh herë përpiqem t'a harroj në mundësi për të marr pak frymë. Ja ku jam duke ecur në rrugët që i kalojë çdo ditë e natë. Këto janë rrugët që njerëzit kanë frikë të kalojnë sepse ka kurva e përdhunues, por askush s'mendon për ata fëmijët që jeta i ka përplasur pikërisht në këtë lagje të ndyrë. Arrijë tek pallati i cili është i braktisur, këtu mblidhen çdo natë për ndeshje boksi me lek, kush fiton merr para. Sot është pikërisht ndeshja ime, duhet t'i marr ato paratë që të jetojmë.
"Ske arsye t'a bësh këtë" Thotë Henri me gjuhën e shenjave, sytë e tij e tregonin qartë shqetësimin që kishte për mua
"Ske pse shqetësohesh, asgjë nuk më ndodh mua"
"Hej vëlla erdha unë, ky është kingu që do ndeshet sot" Sebastiani ishte ndryshe nga ne të dy, le të themi më optimist, ose thjeshtë nuk donte t'a pranonte realitetin e vërtet. Pavarësisht gjithçkaje, Sebo na fal pak nga ky pozitiviteti qoftë e gënjeshtar. "Do fitosh sot apo jo?"
"Po do fitojë si gjithmon" përplas grushtin me të. Do thoni se flasim me zë duke harruar që vëllai jonë nuk na dëgjon, e keni gabim. Si të flasim me zë apo me gjuhën e shenjave për ne këto dy gjuhë të ndryshme janë bërë një.
"Le të mirëpresim Djalin me kapele të zezë dhe..." zgjodha të prezantohem me emrin që më thërret Lelia "The strongest" hipi në ring dhe qëndroj përball kundërshtarit, ndeshja fillon.
Ndeshja po shkonte mirë deri në momentin kur ai më grushton pa pushim, përpiqem të mbrohem por ishte e kot. Bie nën këmbët e tij i pafuqishëm. Shikoj Henrin dhe Sebon që më thoshni të ngriheshin. Jam lodhur duke luftuar, duke luftuar çdo sekondë në këtë jetë, ndonjëherë vërtet dëshiroj thjeshtë të dorëzohem por janë pikërisht vëllezërit e mij që vazhdoj të luftoj. Ngrihem sërisht në këmbë dhe i jap një goditje të fortë tek nofulla dhe i kthejë çdo grusht që ai më dha.
"Fituesi është Djali me kapele të zezë" nuk më intereson fitorja por ato paratë, ato paratë e ndyrat të cilat na mundësojnë të ushqehemi.
"A je mirë?"
"Mirë jam Henri" buzëqesh e pse fytyra ime ishte e mbuluar me gjak, pasi marrë lekët, i përqafojë ata të dy "Le të ikim në shtëpi"
"A e di që Kaliani ka njohur një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën" Henri i thotë Sebastiani pasi kishim arritur në shtëpi
"E vërtet është vëlla?" Më pyet i emocionuar dhe i lumtur.
"Jo, lëre çfarë thotë Henri"
"Kaliani do t'i fshehje ndjenjat duke mos i'a pranuar as vetes së tij, pyete ku e ka bluzen që ai nuk e heq asnjëherë, mos i ka humbur së bashku me zemër"
"Mirë e ka Henri. Ku e ke bluzen ti?"
"Po ja..., e harrova në shkollë"
"Në shkollë apo e mori kjo vajza" Sebastian fillon t'më ngacmoj "Do vi nesër që t'a takoj këtë gocën."
"Do pushoni që të dy ju"
"E kush ka rënë në dashuri"
Vote nëse ju pëlqen pjesa e re dhe lini mendimin tuaj tek komentet
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...