26

33 7 2
                                    

Kalian PoV
Kërkoja lumturinë, vrapoja pas saj sepse mendoja se po të gjeja lumturinë më në fund do isha i lumtur dhe në paqe. Por paskam gabuar, sa i lumtur jam aq dhe bosh ndihem. Kam gjetur lumturinë por humba vëllain tim. As nuk e di se cfarë Seboja është duke bërë me jetën e tij. A është i lumtur apo jo?

...

Përgjigjja e pyetjeve që bëra m'u përplasën në fytyrë një ditë që të gjithë ishim mbledhur për një drekë. Përballë kam personin që po kërkoja dhe që dua t'a kem pranë vetes, tashmë ky person ishte thjesht i gjallë në kujtimet e mia sepse ai që qëndronte përballe meje ishte një tjetër Sebastian. Nuk mund t'a njihja vëllain e vogël që edhe jetën do e jipja në cdo moment.

"Shiko shiko, jeni mbledhur të gjithë si një familje që jeni?" Thotë me injori ndërsa unë vazhdoja të mos thoshja asnjë fjalë por e shikoja, vetëm e shikoja. Filluar nga flokët, veshja, pra kishte ndryshuar cdo gjë, kaq shumë e paske urryer veten tënde Sebastian? Pse po ia bëj vetes këtë pyetjen sepse duhet t'a bëj ty.

"Kaq shum e ke urryer veten tënde Sebastian?" E gjeta guximin t'i thoshja me zë pyetjen që po i bëja vetes

"Shumë" heshtje. Të dy marrim frymë thellë "Shyqyr që ika nga ju dhe tani po jetoj jetën që kam merituar të jetoj"

"Ti e meriton të jetosh këtë jetë që do, të jetosh me lekët e prindërve që të braktisën. Je thjesht një frikacak muti" në kuzhinë dëgjoheshin vetëm zëri im dhe i Sebastianit sikur të gjithë të tjerët mos të ishin aty, kur në fakt ndodheshin aty.

"Frikacak je ti. Që..." Ndalon për një moment, sikur donte të thoshte diçka që do bjeri si bomb "Nuk jam si ti që e ke babanë të pasuar dhe qëndron kështu, vuan për bukën e gojës. Më keq më vjen për Henrin dhe për Leilën. Ndërsa për ty jo, sepse e meriton "

"Ndoshta edhe e meritoj këtë jetë kështu të mallkuar, më mirë të pranoj këtë jetë sesa ata njerëz që s'më deshën asnjëher Sebastian. Unë kam vetëm dy vëllezër, unë s'kam prindër " tonet tona të zërit ishin ngritur, Henri e kishte kuptuar, nuk arrinë t'a dëgjoj por edhe lëvizjen tonë më të vogël ai mund t'a përkthente në fjalë

"Largohu Henri, nuk kam asgjë me ty. Ti je vëllai im, ndërsa ai nuk e meriton të jetë"

"Qetësohuni që të dy" Henri flet me gjuhën e shenjave, e vetmja gjë që mund të dëgjoj ai është heshtja dhe jo të bërtitura tona

"Ti nuk meriton as lumturinë por as të jetosh. Ti e ke ditur gjatë gjithë kohës që babin e kryetarin e bashkisë dhe nuk kërkove njëher ndihmë nga ai. Sikur ti të kishe pranuar ndihmën e tij, asnjëri nga ne s'do kishim vuajtur aq shumë. As ti s'do i kishe marrë ato goditje me kamxhik në vëndin tim, as njëri nga ne s'do flinte pa ngrënë buk." Ka të drejtë për çdo fjalë që Sebastian tha, ndoshta vërtet e kam unë fajin. Por nëse sërisht kthehem mbrapa në kohë, do bëja sërisht të njëjtën gjë, s'do kërkoja ndihmë nga ai burrë i cili më braktisi dhe pas disa vitesh kujtohet që jam djali i tij, s'mund t'i braktisja vëllezërit e mi

"E ke gabim" Henri i kthehet Sebastianit, Henri dinte gjithçka sepse i'a kisha treguar. Pse i'a kam thënë Henrit dhe jo Sebos, arsyeja e vetme ka qenë që ne donim t'a mbronim atë dhe jeta e tij të ishte ndryshe nga jeta jonë, një jetë të lumtur "Kaliani të ka mbrojtur ty, ose le të them më mirë që pa atë, ne s'do ishim këtu, ku jemi tani"

"Vëlla, të lutem " kap duart e tij, e shikoj drejt në sy dhe lëviz kokën sa majtas dhe djathtas, në mënyrë që mos të tregonte më shumë rreth kësaj bisede, më mirë t'më urrejë mua Sebastiani sesa veten e tij. "Mjaft"

"Burri, po pikërisht ai, babi i Kalianit. Burri me lek që po thoshje ti Sebastian. I'a ofroj çdo të mire Kalianit por me kusht që t'na braktiste ne për të filluar një jetë të re" Henri vazhdonte të tregonte, ngre shikimin, sytë e mi takuan sytë e Sebastianit të cilët më tregoni pendesën e tij për fjalët tha "Kaliani nuk shkoi me babin e tij por qëndroi me ne, me vëllezërit e tij ndryshe nga ajo çfarë bëre ti Sebastian. Ti u largove."

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now