29

41 9 0
                                    

Kalian Pov

Errësirë, gjithçka që po shikoja ishte errësirë, vendos duart e mia tek sytë, prek fashën. Sytë e mi ishin fashuar, çfarë ka ndodhur? Po Leila ?

"Si është Leila?" Pyes pa e ditur nëse dikush ndodhesh aty apo jo.

"Leila është mirë" dëgjoj zërin e një gruaje, në fakt ishte infermierja që do më bënte serumin.

"Dua që t'a takoj" mendoja me veten nëse unë e humbas shikimin përgjithmonë, do të thotë që s'do t'a shikoj më fytyrën e saj të bukur. Dhe nëse nuk e shikoj Leilën, në kujtesën time, në mëndjen time është ngulitur pamja e saj. Por është dicka tjetër që po ma lëndon zemrën. Henri. Po pikërisht Henri. Humbja e shikimit tim do të thotë që ne s'do komunikojmë dot me njërin tjetrin, jo nëse aty nuk ndodhet dhe një person i tretë.

"Kush është?" Dëgjoj që u hap dera, dikush hyri brenda, dëgjoja hapat.

"Zemër" ishte pikërisht zëri i saj i ëmbël, ishte Leila. Doja shumë të ngrihesha nga krevati, t'a përqafoja fortë.

"Leila, zemër. Këtu je ?" Ngre dorën pa e ditur se ku ndodhesh Leila, lëviz dorën sa lart e poshtë dhe majtas djathtas në kërkim të dorës së saj "Më zgjat dorën, se s'mund të shikoj" i'a kap dorën fortë për mos t'ia lëshuar më kurrë. Kur e pash në atë gjendje kur makina jonë ishte rrotulluar disa herë, mendova se ajo ishte hera e fundit qe do e shikoja. Por Leila është këtu me mua, do jemi bashk gjithmonë. Frymëmarrja e saj më tregonte që dicka nuk po shkonte mirë, ndoshta shqetësimi për gjendjen time. "Leila, mos u mërzit për mua. Rëndësi ka që ti je mirë dhe nese nuk shikoj serisht, dua të kem pranë ty "

"Këtu jam zemër. Mos u shqetëso. Çdo gjë do shkoj mirë. Ti do shikosh sërisht" Heshtje. Papritur ndjenjë ballin e saj që prek ballin tim fryma e saj shperndahet në gjithë fytyrën time të akullt. Buzët tona ishin afër më njëra tjetrën, s'mund t'i shikoja buzët e saja të roza por mund t'i ndjenjë.

"Të dua Leila ime"

"Të dua djali me kapele të zezë. Të dua deri në pafundësi Kaliani im" puthemi duke harruar cdo gjë aksident, spitalin, gjendjen tone, sytë e mi. Në këtë puthje ishim vetëm ne, ndjenjat tona dhe dashuria jonë. Leila po më puthte, thua sikur kjo do ishte puthja e saj e fundit. Por jo, kjo nuk është puthja jonë e fundit. Buzët e saj sa vini e po bëheshin më të ftohta deri sa i largon nga buzët e mia. Nuk ishte vetëm largimi i buzëve të saj nga buzët e mija por largimi i Leilës nga jeta ime.
Më kujtohet dëshirën që Leila shprehu tek muri Before I die:

'Para se të vdes dua të puth Kalianin'

Përse po më kujtohet pikërisht tani dëshira e Leilës. Lëviz kokën sa majtas djathtas për të larguar mendimet e mija të keqija. Leila është këtu me mua.

"Leila, Leila. Pse s'po më kthen përgjigje? Leilaa.." doja të dëgjoja zërin e saj për të vërtetuar që Leila është mirë. Cfarë dëgjova ishte vetëm heshtja, heshtja e cila po e përforconte më shum mendimin tim të keq.
Askush s'po më kthente përgjigje, lëviz dorën time në kërkim të dorës së saj, dikush prek dorën time.

"Henri. Vëlla a je ti?" Them duke harruar që nëse vërtet do ishte Henri, s'do më dëgjonte. Sërisht heshtje. A është kjo heshtja që Henri ka kaluar gjithë jetën? Jo, sërisht unë s'mund t'a kuptojë dot heshtjen e tij.

"Po unë Henri jam. Leila është mirë, duhet të shkoj në dhomën e saj që të qetësohet. Do qëndroj un me ty. Çdo gjë do shkoj mirë" infermierja flet në vend të Henrit, me shumë gjasa është duke lexuar cfarë ai ka shkruajtur në telefon. Leila është mirë, këto fjalë më bën të ndihesha më mirë, isha i lumtur që asgjë e keqe nuk i kishte ndodhur.

𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓Where stories live. Discover now