"Si ke qenë?" më pyet ajo pasi u ulem së bashku tek një nga tavolinat e studimit
"Mirë" i kthejë përgjigje "po ti?"
"Jam shumë e mërzitur" mërzitjen e saj e dallova dhe pa folur me të, por nuk e di nëse duhet t'a pyes apo jo? Ndoshta është diçka personale.
"Çfarë ke ?"
"Ja, ai idioti që kërcënon shoqen time, u bë bytha e tij të kërcënoj shoqen time" e pse nuk mund t'a dëgjoja, mund t'a shikoja sesa e mërzitur dhe e nervikosur ishte. Si fillim vendos duart e mija sipër të saja, doja t'a qetësoja sa do pak. Më pas largoj duart e mia që të flas me të. Duart e mia janë fjalët e mia.
"Çfarë ka bërë ai?"
"Ai ka qenë i lidhur me shoqen time, ata qëndruan bashk për 3 vite por ai mori fotot e shoqes sime nudo dhe i shpërndau. Kjo e lëndoi shumë shoqen time, e cila kishte qëndruar me të për 3 vite, humbi besimi tek çdo njeri dhe tek dashuria për shkakun e tij. Këto muaj, ajo është lidhur me një vajzë.." ndalon për një moment duke menduar se do e paragjykoja atë ose shoqen e saj
"Rëndësi ka që ajo të jetë e lumtur dhe se kë dashuron, qoftë vajzë apo djalë nuk ka problem. Dashuria lind nga zemra." Fjalët e mia e bën që të ndihesh më mirë, fillon sërisht t'më shpjegoi çdo gjë rreth kësaj ngjarje. Mbështes kokën time tek duart e mia, shikoj Nesten teksa fliste, po e admiroj në fshehtësi e në heshtje. Jam i lumtur që ai nuk ishte i dashuri i saj por njëkohësishtjam edhe i trishtuar sepse Nesta s'ka për t'u dashuruar asnjëherë me mua, me një të shurdhër.
"Të falenderoj" thotë pasi mbyllim diskutim për shoqen e saj.
"Për çfarë?"
"Që ti më dëgjon, ti je pikërisht personi që i ka munguar jetës sime, një person që më dëgjon"
"Më fal, por un s'të dëgjoj dot ..." Nesta më kap të dyja duart
"S'ka nevojë për fjalë apo për zë që ti ose dikush tjetër t'më dëgjoj. Dhe një përqafim i vogël është do të thotë që ti je duke dëgjuar mua."
"Nesta, jam e lumtur që ti hyre në jetën time" me fal një buzëqeshje të ngrohtë, papritur kthen kokën nga ana e majtë, mbase dikush është duke e thërritur atë, një vajzë shfaqet.
"Çfarë ke Nesta?" Pyes Nesten e cila u shqetësua nga fjalët që vajza sapo i tha
"Më duhet të gjejë një kërcimtar për shfaqjen që do bëj unë ose shfaqja do anullohet, nuk dua që të anullohet"
"Do të ndihmojë unë"
"Si ? Njeh dikë që kërcen?" Pyet e çuditur
"Po njoh dikë"
"Kë?"
"Unë" qëndron përballë meje e habitur, në një moment qeshë duke menduar se po bëja shaka por kur e pa që e kisha seriozisht çuditet e akoma e më shumë. Si mund një i shurdhër mund të kërcejë apo jo? E di që kjo është pyetja që Nesta po i bën vetes.
"Hajde me mua" më kërkon që t'a ndjek nga pas, arrijmë tek teatri i shkollës i cili ishte bosh, ne të dy po qëndronim tek skena "Çfarë ishte ajo që më the pak më parë? Si mund të kercesh ti ?" Më kap duart "S'dua të lëndoj me këto pyetjet e mia" duart e saj po dridheshin
"Le të ulemi se është një histori e gjatë" ulemi diku aty në skenë. Nesta ulet këmbë kryq e mezi priste që t'i tregoja historinë time, historinë që e kam mbajtur gjithmonë për veten. Sekretin tim. "Dikur kam dëgjuar"
"Çfarë?" Reagon menjëherë, ngrihet në këmbë e habitur dhe thotë disa fjalë nëpër gojë duke harruar që s'mund t'a dëgjoja.
"Ulu dhe më dëgjo deri në fund, në rregull"
"Në rregull, më fal për reagimin që bëra"
"S'ka problem. Sic të thashë dikur kam dëgjuar, i vetmi zë apo këngë që kam dëgjuar ka qenë ninulla që mami im këndonte çdo natë. E përse kam qenë thjeshtë 4 vjeç kur humba dëgjimin, ninullen dhe zërin e mamit arrijë t'i mbaj mend, çdo moment të jetës sime e kujtoja që mos t'a harroja të vetmi zërin që dëgjova në këtë jetë. Dëgjimin e humba në moshën 4 vjeçare. Pikërisht atëherë kur humba edhe mamin tim. Arsyeja ishte vetëm një person i cili ishte babi im. Babi im, dhuna e tij ndaj nesh m'i mori këto dy gjërat të rëndësishme. Ishte një natë kur babi kthehet i dehur në shtëpi. Kishte humbur dhe ato pak lekë që kishte fituar nga ajo puna e lodhshme që punonte çdo ditë për të fituar bukën e gojës. Mami im me gjithë dashurinë e saj shkon drejt tij që t'a mirëpresi por e gjitha çfarë mori nga babi ishte një shuplakë e fortë, mami bie në dysheme. Qëndroja përballë tyre, shikoja sesi babi im po dhunonte mamanë time, i vetmi gabimi që kishte bërë ajo ishte se i kishte falur dashurinë e saj një personit që nuk e meritonte. Babi po e mbyste më të dyja duart e tij mamanë time, nisem drejt tij duke urryer atë dhe veten time. Isha kaq i padobishëm sa nuk mund të mbroja mamanë time. Por e vërteta ishte se isha aq i vogël sa nuk mund t'a mbroja. Vrapoj drejt saj për t'a mbrojtur, babi më kap fortë nga krahu e gjatë gjithë kohës me bërtiste 'Shko tek dhoma jote. Largohu'. Kthejë kokën nga mami im, fytyra e saj e bukur ishte e mbuluar me gjak, me aq pak zë sa i kishte ngelur më thotë 'Bej si të thotë, biri im. Mami është mirë, jam mirë'. Ishin fjalët e saj të fundit, e dija shumë mirë që ato fjalë ishin një gënjeshtër. Qëndroj përball babait tim që të mbroja personin që doja më shumë. Babi më përplas fortë pas një komodine që ndodhesh aty në korridor, një dhimbje e fortë e pushton të gjithë kokën time, duart e mija ishin të mbuluar me gjakun, me gjakun tim këtë herë. Për një moment m'u duk sikur u largova nga kjo botë por më pas e gjejë veten tek përqafimi i mamit tim. Ajo ishte aty për mua, e pse ishte në gjendje të keqe sërisht arriti t'më këndonte ninullen për herë të fundit. Orët kaluan, akoma ishim të përqafuar me njëri tjetrin por duart e saj ishin akull të ftohta. Mami kishte ftohtë dhe duhet t'i sillja një batanije për të sepse e kishte zënë gjumi si një ëngjëll dhe nuk doja që t'a zgjoja nga gjumi. Vrapojë drejt dhomës për të marrë një batanije, kthehem sërisht tek korridori, isha aq i vogël sa nuk kisha kuptuar asgjë se çfarë kishte ndodhur, si me mamanë time apo me mua. Mbulojë mamin dhe dal përballë babit, shikoj që ai po qante, jo thjeshtë po qante por edhe po bërtise. Po bërtiste ?
Aty kuptova që kisha humbur dëgjimin. Humba dëgjimin përgjithmonë. Përgjatë gjithë jetës sime s'do e dëgjoja më kurrë se si tingëllon dhimbja, por gjithmon do kujtoj ninullën e mamasë sime. Policia vjen aty pas kishin kaluar disa orë, sa nuk e di por e di që ishte shumë vonë si për mua e për mamin. Arrestojnë babin tim të cilin nuk e kam parë më pas asaj dite, ndërsa mua më vizitojnë në spital për të vërtetuar që kisha humbur dëgjimin nga ajo goditje e fortë. E kisha humbur. Isha thjesht 4 vjec kur jeta më tregoi sesi ajo është në vërtetë, akoma jeta nuk kishte mbaruar punë me mua, më përplas në jetimore për të jetuar në atë ferr duke e ditur që nuk isha në gjendje për të jetuar atje." Ndërsa i tregoja historinë time Nestes, zemra më rrihte shumë fortë, po i tregoja më në fund dikujt historinë time. Një pik loti më rrëshqet te faqe. Nesta fshin lotët e mij, dhe më përqafon fortë. Kisha nevojë për këtë përqafim. Disa duan të qajnë pa zë që të tjerët mos t'i dëgjojnë, kjo është një tjetër nivel i dhimbjes. Ndërsa unë dua të qajë me zë, të shpreh dhimbjen time, dua që dikush tjetër t'a dëgjoj dhimbjen time.
❤️🩹
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...