Leila PoV
Hap sytë, i mbyll sërisht, doja pak kohë për të kuptuar se ku ndodhesha. Dëgjoj aparatin që tregonte rrahjet e zemrës sime, ndodhem në spital. Më kujtohet gjithçka cfarë ndodhi, nga lajmi i bukur tek aksidenti që pësuan. Isha e shtrirë në krevatin e spitalit pa e ditur që do bëhesh shtrati i vdekjes, në kraharorin tim ishin ngjitur disa gjëra, më duket për zemrën time por s'më interesoni aspakt. Doja të shikoja Kalianin. Ku është? Ngrihem nga krevati, mezi merrja frymë, zemra ime dukesh sikur s'po rrihte fare."S'duhet të ngriheni nga krevati" thotë doktori që hyn së bashku me infermieren e tij
"Si është Kaliani?" Doja t'a dija si ishte, dua t'a shikoj.
"Kjo ishte dhe pyetja e parë që bëri Kaliani sapo u zgjua. Pyeti për ty"
"Dua të shkoj tek Kaliani" ndjenjë një dhimbje të fortë në zemër, kjo dhimbje për cudi më kujtoi që në këtë botë kisha dhe një tjetër person po aq të rëndësishëm. Fëmija im. Lotët vërshuan, dhimbja më bëhet më e fortë "Fëmija im?" vendos dorën sipër tek barku, doja shumë të ishte aty me mua por e di që nuk është aty
"Leila" doktori mer frymë thellë, kishte nevojë për pak ajër përshkak të lajmeve që do më jepte. Dukesh qartë që nuk ishin aspakt lajme të mira. "Duhet të bisedojmë "
"Më thuaj cfarë ka ndodhur me fëmijën tim" përse duhet të ndodhte ai aksident i mallkuar, përse në ditën time më të bukur. Përse pikërisht kur dëshira jonë më e madhe u realizua. Pse? Pse duhet të humbisja fëmijën pa e marrë në krahë.
"Më vjen keq për humbjen tuaj"
"Më lini vetëm" doja të qaja, s'doja të dëgjoja asgjë nga askush sepse janë fjalë boshe. Askush s'mund t'më kuptonte. Por ishte diçka që s'po më linte të përjetoja këtë dhimbje të madhe
"Leila, duhet të flasim." Doktori bën një pauzë të vogël "për ty dhe për Kaliani"
"Më thuaj" kafshoj faqet nga brenda, nuk e dija se cfarë do dëgjoja prej tij, dhimbjet që po përtoja e shtonin dhimbjen që më jepte zemra e cila mezi po pomponte.
"Zemra jote. Më vjen keq. Gjatë aksidentit një nga hekurat e makinës ka prekur zemrën tënde dhe s'mund të bëni asgjë."
"Po më thua që këto janë orët e mija të fundit apo jo?"
"Më vjen keq"
"Por Kaliani?" Më jep një lajm të mirë të lutem, zemra ime s'mund të duroj dot më shumë.
"Kaliani ka humbur shikimin e tij përshkak të dëmtimit të kornesë "
"Jo. Jo të lutem mos ma bëj këtë." Doja të lëndoja veten, të godisja veten sepse s'mund të duroja dot më shumë. Përse dreqin nuk thashë jo, s'duhet të kishim dal atë natën. Sërisht ndjenjë një dhimbje të fortë në zemër, jeta ime do marrin fund por si mund Kaliani të jetoj gjithë jetën e tij në errësirë. "A mund të bëjmë dicka për Kaliani? Sytë e mi" kaq mund të thoshja. Herë pas here më merresh fryma, mezi flisja
"E vetmja mënyrë është të bëjmë transplanti" doktori nuk vazhdon më tej, s'po bënte asnjë gabim. Donte të shpëtonte një pacient, ndërsa unë dua që personi që dashuroj të jetoj, të jetoj dhe për mua.
"E kam vendosur. Mund t'a merrni nga syri im"
"A jeni e sigurt?" Ai e dinte shumë mirë përgjigjen time por që të ishte sa më profesional më pyeti
"Po. Dua që Kaliani të shikoj sërisht."
"Në rregull, duhet të bëjmë disa analiza më parë"
"Vetëm një kërkesë kam, mos i tregoni gjë Kalianit sepse e di që do vuaj më shumë. S'dua që të lëndoj veten e tij. Dua që t'a takohem me të" doja t'a takoja për herë të fundit.
Infermierja sjell karrigen me rrota, më ul me kujdes që mos të lëndohesha, por a kishte dhimbje më të madhe se ajo që po ndjenja. Jeta ime u kthye përmbys, humba fëmijën tim, së shpejti do humbas dhe Kaliani. Pas analizave të cilat dolën pozitive, pra transplanti mund të realizohet, hyjë tek dhoma ku po qëndronte Kaliani.
"Kush është?" Thotë Kaliani i cili po qëndronte ulur në krevat, sytë e tij ishin të fashuar. S'mund t'i shikoja dot sytë e tij për herë të fundit, sytë e tij pasqyroni shpirtin e tij. Marr frymë thellë, s'doja që të qaj përpara tij, s'doja që të kuptonte sa e shkatërruar jam nga zëri im. Apo sa dhimbje po ndjenjë.
"Zemër" arrijë të them një fjalë, një lëmsh më ishte mbledhur tek gryka që s'më lejon të flas. E gjitha që dua të bëj është të përqafojë fortë Kalianin dhe të qaj në krahët e tij. Të qajmë për humbjen tonë "Kalian" kjo do jetë hera e fundit që po e thërras në emër. Ky ishte cfarë jeta apo fati kishte rezervuar për ne
"Leila, zemër. Këtu je ?" Ngre dorën, po më kërkonte, lëviz dorën sa lart e poshtë dhe majtas djathtas në kërkim të dorës sime "Më zgjat dorën, se s'mund të shikoj" i'a kap dorën. Sapo dora ime prek dorën e tij, Kaliani e kap dorën fortë për mos t'a lëshuar më asnjëherë, kyrqëzojmë gishtat tanë. Shtrëngoj dorën e tij me sa fuqi që kisha, po e ndjenja veten tim shumë të dobët sikur zemra do më braktise nga momenti në moment. Të them që s'kisha frikë nga vdekja, është një gënjeshtër. Por më shumë nga vdekja kisha frikë nga largimi im, nga humbja e Kalianit, dua të qëndroj me të. Fëmija jonë u largua më para, do shkoj pas tij, por dije që do jem e lumtur Kalian. Jam e lumtur sepse ti më fale lumturi për gjithë këto vite, më fal ngrohtësi, dashuri.
"Këtu jam zemër. Mos u shqetëso. Çdo gjë do shkoj mirë. Ti do shikosh sërisht" ngrihem pak në këmbë dhe pse gjunjët nuk po më mbanin. Infermierja ma bën me shenjë që mos të ngrihem, por s'mund t'më ndalonte, kështu që më ndihmon të ngrihem. Mbështes ballin tim tek balli i tij. Buzët tona u afruan me njëra tjetrën, me po të njëjtën dëshirë të zjarrtë për t'u puthur.
"Të dua Leila ime"
"Të dua djali me kapele të zezë. Të dua deri në pafundësi Kaliani im" zemra po më dhimbte shumë fortë, një dhimbje aq e fortë që më goditi në mes të kraharorit duke më marrë frymë dhe të gjitha fuqitë e mija, ndoshta pas pak sekondave do më merrte dhe jetën. Por vendos t'a shpërfill dhimbjen, vendos t'a puth për herë të fundit Kalianin. Puthja është lamtumira ime Kalian, të lutem jeto, do jem gjithmon me ty, një pjesë e imja do jetë me ty, tek sytë e ty. Kjo ishte dëshira ime e fundit, dua të vdes duke puthur atë. Buzët tona u takuan për herë të fundit, sikur ky moment të zgjaste pak më shumë, do marr me veten ngrohtësinë, butësinë dhe shijen e buzëve të tij.
"Leila, Leila. Pse s'po më kthen përgjigje? Leilaa.."
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...