"Hej Kalian, kjo vogëlushja këtu ka ardhur për ty. Shiko pak sa e mirë që është" më kap prej faqeve por e largoj menjëherë dorën e tij. Nuk kam frikë as prej tij e nga askush tjetër.
"Hiqi ato duart e ndyra prej meje"
"Pse ca do bësh bishë e vogël?" më afrohet ndërsa Kaliani ishte gati të shpërthente. Po më pëlqente pak fakti që ai po bëhesh xheloz por s'më pëlqen ky idioti.
"Hajde" kaq i thotë Kalianit këtij idiotit, nuk thotë asgjë më shumë. Prisja të thoshte që largoj duart nga ajo apo ku t'a di un.
"Hahahah ti do dalësh i vdekur nga ringu. Nëse fitoj unë, bisha e vogël më përket mua sot, nëse..."
"Idiot, nuk jam prona e askujt" e godas me një shuplakë, boll e durova këtë idiotin.
"Mbaje mend këtë shuplakën që më dhe tani, ti ke për të vdekur në çdo lloj mënyre dhe do vdesësh në duart e mia" kthejë kokën nga Kaliani, i cili po hante veten e tij me dhëmbë. Si mund të ndeshet ai kur nuk është aspakt mirë? Ka marr disa goditje të forta nga ndeshja e parë, jam e shqetësuar për gjëndjen e tij.
"Leila, çfarë bën ti këtu?" Më pyet i shqetësuar Henri "pse erdhe pas nesh"
"Sepse doja te dija se ku shkonte Kaliani"
"Ti qenke vajza që i ka marr zemren vëllait tim" ky duhet të jetë vëllai i tij? Për momentin Isha e hutuar "Përshëndetje unë jam Sebastiani, vëllai i tij i vogël"
"Leila, duhet t'a kuptosh që ti e fute në telashe Kalianin, djali që ishte me ty pak më parë është armiku i Kalianit."
"Më falni por nuk e dija"
"Tani zonja e zotërinj, le të presim dy legjendat, kjo do jetë një ndeshje e fortë" të gjithë ishin të emocionuar për këtë ndeshje por jo unë. Kaliani s'po më shikonte më as në sy, merr disa goditje që në fillim të ndeshjes.
"Jepi vëlla" bërtiste fortë Sebastiani ndërsa unë s'mund të thoshja as e një fjalë. Thjesht shikoja e shqetësuar pasi vërtetë Kaliani nuk ishte në gjëndje të mirë. Henri dhe Sebastian kishin mundësi te flisni dhe t'a kontrolloni Kalianin te ato 10 sekonda pushimi midis raundeve.
"Kalian" them emrin e tij në mënyrë të pavetëdijshme. Kaliani thjesht ktheu kokën nga unë dhe më shikon me zemërim. E di që s'ka për t'më falur për këtë gjë. Djali tjetër po e godiste shumë herë deri sa Kaliani i pafuqishëm bie në tokë e s'po ngrihesh më.
"Hahaha" qesh me të madhe ky idioti që kishte cuar këmbën e tij sipër kokës së Kalianit, doja t'a vrisja atë por s'jam në gjendje që të bëj asgjë. Ul trupin e tij për t'i thënë diçka Kalianit.
"Ajo më përket mua, mezi po pres që ajo të japi shpirt në duart e mija"
YOU ARE READING
𝘛𝘦̈ 𝘑𝘦𝘵𝘰𝘴𝘩 𝘔𝘦 𝘚𝘺𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘚𝘢𝘫𝘢✓
RomanceDënimi im në këtë jetë është të jetoja, të jetoja me sytë e personit që dashuroja.... Mbrëmja që do festoja 10 vjetorin e martesës sonë u kthye në një dramë për mua. "Këto janë ëndrrat që kam unë dhe do t'i realizojmë së bashku apo jo Calian" këto j...