2

1.7K 124 84
                                    

Ai hapi derën ngadalë, duke u siguruar se asaj s'do t'i prishej qetësia. Brenda në dhomë ndriçonte vetëm një dritë e vogël, e vendosur në njërin cep të dhomës, ndaj s'e gjeti të nevojshme të ndizte dritën.

E vendosi në shtratin e butë po me aq kujdes sa e mori në fillim dhe më pas ndjeu duart e tij që e mbuluan me një çarçaf të mëndafshtë e të ngrohtë.
Hapi sytë ngadalë. Tashmë s'donte të flinte gjumë, donte të memorizonte çdo detaj të asaj nate, paçka se të nesërmen pjesën më të madhe të ndodhive do ta harronte. Por le të kënaqej me ato momente. Vetë e kishte patur fajin që piu aq shumë, sa kujtimet e asaj nate do të zhdukeshin prej memories së saj si të mos kishin qenë kurrë.

- Pse ju meshkujt jeni kaq të egër? - nxorri një pyetje të çuditshme prej gojës. Ja dhe një përparim prej pijes; turpi largohej si me magji.

Ai qeshi lehtë. U rehatua në kolltukun përballë saj dhe duke e vështruar në sy me një pamje të butë, filloi të fliste.

- S'janë të gjithë ashtu.

- Ti je? - u ngrit pak e përtheu krahun për të qëndruar ngritur. I dukej sikur në atë mënyrë vinte disi në vete.

- Ndonjëherë s'jam prej qejfit.

Ai përshkoi flokët me dorën e majtë, pikërisht në mënyrën që ajo e shihte aq seduktive.
Vuri buzën në gaz e në sekondën tjetër u lëshua rëndshëm në krevatin e butë. Tashmë kishte përballë murin e bardhë e tepër të mërzitshëm.

- Ke dashuruar ndonjëherë? - e pyeti qetë me zë të ulët.

- S'e besoj.

- Por ti pak më parë the se ke të dashur. A nuk e do atë?

Në zë nuk i ndihej as edhe një pikë acarimi ose ndërgjegjësimi kundrejt tij. S'ishte nga ata persona që inatoseshin me gjëra të tilla. Nuk i pëlqenin, po, por e dinte se kishte nga ata të dëshpëruarit për pak dashuri - siç i tha pak më parë Emanuela - që donin aq shumë të kishin dikë pranë, sa nuk pyesnin shumë nëse e donin atë që merrnin apo jo.

- Jo.

- Atëherë pse qëndron akoma me të? - pyeti sërish kurioze.

- S'më ka pëlqyer ndonjëherë vetmia. Më jep tepër kohë për të menduar për gjëra që s'dua të mendoj.

- Nuk të duket harxhim kohe ose thjesht lëndim i ndjenjave të dikujt që mund të të dojë?

- Jo, - mohoi sërish aq thjesht. - Ajo e di se nuk e dua.

Edhe pse e dehur, sërish arriti të vendoste për pak sekonda trurin e saj në punë. E si mund të quhej lidhje një marrëdhënie e tillë? Ta mbaje tjetrën thjesht për... qejf?

-Qenkeni të çuditshëm.

Vetëm aq i tha, s'kishte terezi të futej thellë në tema për të cilat s'i interesonte.

Mbështeti jastëkun pas kokës së krevatit, u ngrit edhe vetë dhe u mbështet në të. Donte ta shikonte djalin qartë. I pëlqente pamja e tij, s'kishte pse gënjente. Në njëfarë mënyre shtyhej për të dashur të mësonte më tepër rreth tij.

- Për të tilla tema flet gjithmonë apo kështu të ka bërë pija?

- Po e teproj prej pijes. Mos më shiko që flas kaq shumë unë, se jam njeri i mirë, të më pish në kupë!

Qeshi vetë me fjalët që tha, pastaj dëgjoi edhe të qeshurën e tij harmonike. Pasi kaluan disa çaste në heshtje, ajo u kurdis sërish për të pyetur.

-E ke menduar ndonjëherë se si do jetë personi që do duash?

- Po, shumë, - qe përgjigjia e tij e sinqertë, e shoqëruar me ngritjen e cepit të buzës. - Po ti?

- S'dua ta mendoj, e di që do zhgënjehem. Po nejse. E ke ngatërruar ndonjëherë dashurinë me epshin?

Kur s'ishte e dehur, dashurinë as që donte ta zinte në gojë. Atë natë gjithçka ishte kthyer përmbys.

- Jo, epshi s'është ndjenjë aq e pastër sa dashuria.

- Ashtu thua? - pyeti duke u ngritur ngadalë prej shtratit që të shmangte ndonjë rënie përtokë.

Donte ta vinte në provë, të vërtetonte fjalët e tij. S'ishte diçka që do ta bënte në përditshmëri, madje do t'i nxihej fytyra sikur atë moment ta kujtonte të nesërmen.

I shkoi pranë ndërkohë që ai e shikonte ngulmas. Shikonte pa folur çdo veprim dhe çdo hap që ajo hidhte.E dinte se çfarë do bënte, e kuptonte qoftë edhe me një shikim.

Gabriela iu ul në prehër dhe u afrua pranë tij. I ndikuar prej pranisë së saj, ai vendosi kokën në supin e vajzës dhe mbylli sytë.

- Nuk duhet tani.

Theksoi fjalën "tani", si të nënkuptonte se midis tyre diçka e tillë do të ndodhte në të ardhmen, por mendja e saj gjysmë e fjetur s'i kapi dot fjalët që iu drejtuan.

Vendosi ngadalë duart e saj të buta në qafën e tij dhe e puthi në nofull fare lehtë, si të ishte duke e përkëdhelur. Lëvizte ngadalë buzët e veta në drejtimin e buzëve të tij e ndërkohë vazhdonte me ato puthje-përkëdheljet e saj. Kur ndjeu afshin e nxehtë të dilte prej buzëve të të huajit, ndaloi dhe e vështroi në sy. Ai hapi sytë ngadalë, si të ishte duke u përpjekur të përmbahej nga gjëra që s'duhej t'i bënte.
Njërën dorë po e lëvizte dalëngadalë përgjatë kontureve të fytyrës së tij, derisa ndjeu se si ai takoi nofullat fort me njëra-tjetrën.

- Pse është kaq e nxehtë lëkura jote? - qe një tjetër pyetje, e cila u pasua nga një puthje kur prej tij s'erdhi asnjë përgjigje.

Vendosi buzët e saj butësisht pas të tijave dhe ai e shtrëngoi atë më pranë trupit të vet. Nuk e dinte në po shkaktohej prej pijes apo vërtet ndihej ashtu, por i dukej sikur brenda stomakut po i zhvillohej një luftë.
Ai e ngriti Gabrielën lehtë si të mos kishte gjë në duar dhe ajo ndjeu përsëri butësinë e krevatit të ndeshej me shpinën e saj.
Pas një çasti ai deshi të largohej, por Gabriela s'e lejoi.

- Mos ik. Qëndro me mua, - i pëshpëriti duke ia vendosur duart në supet e nxehtë.

Tjetri u dyzua për disa çaste, por s'vonoi shumë kur filloi ta puthte në qafë ngadalë.

Lëvizi qafën për t'i lënë atij më tepër hapësirë për ato puthjet e vogla e një hungërimë e lehtë doli prej buzëve të tij. Gabi buzëqeshi përsëri.
Ai kërkoi për buzët e saj me sy mbyllur.
Thelloi puthjen e një rënkim iu doli të dyve prej buzëve. Vendosi dorën në gjoksin e tij, atje ku ishte e vendosur zemra e ndjeu ritmet e çmendura të saj, sikur ishte në ndonjë maratonë vrapimi.

Mori frymë thellë kur u shkëput prej tij dhe e vështroi thellë në sytë e kaftë.

- Çfarë është kjo? - pyeti me ndërprerje për të stabilizuar frymëmarrjen. - Dashuri apo epsh?

Ai përsëri s'i ktheu përgjigje. Ndenji për disa sekonda duke shikuar në sytë e saj e më pas u ngrit me të shpejtë për të ikur.

- Hej, mos...ik, - por para se ajo të arrinte të mbaronte plotësisht fjalinë, ai ishte zhdukur prej dhomës me të shpejtë, duke e lënë vetëm, me mendimet lëmsh e me një zemër që luftonte për të pompuar normalisht.

I ndaluariWhere stories live. Discover now