Iku së bashku në dhomë me Xhejdënin. Veshi pizhamet e rehatshme të gjumit e u shtri në shtrat me të. Po vështronin të dy murin e s'flisnin. Ajo mendonte për gjërat që kishte biseduar me Xhorxhin e Xhoin, ndërsa Xhejdëni kushedi se çfarë.
- Çfarë po mendon? - e pyeti qetë duke kthyer kokën nga ai.
Ai bëri një mimikë fytyre si të donte të thoshte "asgjë". E kuptoi se përsëri s'deshi të fliste.
- Xhejdën, ç'po ndodh? S'më dukesh mirë kohët e fundit. Je tepër i shpërqëndruar.
U ngrit pak duke ndenjur nëntëdhjetë gradë mbështetur pas krevatit që ta shihte më mirë atë.
- S'kam gjë.
- Po tregohesh shumë kokëfortë. S'dua gjë më tepër sesa të të ndihmoj. Të paktën më lejo ta bëj këtë gjë, - iu lut e ndërkohë preku krahun e tij butë.
Ai u ngrit pak nga krevati dhe qëndroi me shpinë kthyer saj. Bërrylat i kishte vendosur te gjunjtë e fytyrën midis duarve. Bëri një psherëtimë të thellë e përsëri s'po fliste.
- Nuk mund të të ndihmoj nëse ti nuk do të bisedosh me mua.
Lëvizi nga shtrati e i shkoi afër. I qëndroi nga ana e djathtë dhe ndërkohë po shihte gishtat e vet që i lëvizte nga nervozizmi.
- Do bisedojmë kur të vijë koha Gabi.
- Kur do vijë ajo kohë? Mos ndoshta s'më beson mjaftueshëm?
- Sigurisht që s'është ajo arsyeja.
- Atëherë çfarë?
Ai ktheu kokën drejt saj. Sytë e tij, ajo kafja e ëmbël, ishte e pushtuar nga dhimbja. Një dhimbje që ajo as që e dinte se që nga vinte. Një dhimbje që e ndjeu edhe vetë. Ndihej e pavlerë kur e shikonte atë aq poshtë emocionalisht.
- Po më frikëson Xhejdën. Ç'po ndodh? - e pyeti me zërin që iu drodh dhe vendosi dorën në faqen e tij të nxehtë.
Ai iu afrua ngadalë e një hapësirë iu krijua midis buzëve, për të nxjerrë një psherëtimë të gjatë. Iu afrua akoma më shumë, aq sa vetëm për pak centimetra fytyrat e tyre mund të prekeshin.
Arriti t'i dallonte më mirë sytë e tij që në ato momente ishin përlotur. Diçka brenda vetes iu thye, një hije dëshpërimi ia kaploi fytyrën, truri po punonte me shpejtësi, por pa marrë asnjë rezultat e një gropë e madhe boshe iu krijua në zemër.- Më premto diçka, - i foli ai me zë të ulët, duke e përkëdhelur në faqe ngrotësisht e ajo lëvizi lehtë kokën si për të miratuar. - Më premto se do më duash gjithmonë, - toni i dëshpëruar i zërit të tij e bëri të dridhej.
- Do të të dua edhe pas gjithçkaje Xhejdën.
Ai harkoi lehtazi buzën sinqerisht e mbylli sytë duke mbështetur ballin pas të sajit. Të dy morën frymë thellë për t'u qetësuar. Të dy kishin nevojë të pastroheshin nga ato qindra mendime që u vlonin në kokë.
Gabi s'pyeti më për gjë tjetër. E kuptoi se sa më shumë të pyeste, aq më shumë ata të dy do të ndienin dhimbje.Xhejdëni u përkul pak e çeku buzët e tij me buzët e saj. Edhe në ato momente ajo po ndiente dhimbje. Në ato momente ajo puthje s'arriti ta qetësonte. E ndiente se diçka s'ishte në rregull. U përpoq të mendonte se në zërin e tij s'kishte dalluar ndonjë shenjë ndarjeje, por sa më shumë përpiqej të mendonte ashtu, aq më shumë i përforcohej mendimi se ai do largohej.
U shkëput prej puthjes e ndjeu një lot të nxehtë t'i prekte faqen.- Edhe ti më premto se s'do më lësh kurrë, - foli me zë të dobët dhe preku plot ndjenjë fytyrën e tij. Ai i dha një nga ato buzëqeshjet e tij të ëmbla.
- Të premtoj. Do jemi gjithmonë bashkë.
Këtë herë ishte ajo që e puthi. S'donte ta linte të fliste, s'donte të dëgjonte më gënjeshtra. Boll kishte dëgjuar. Më shumë i dhimbte kur dëgjonte një gënjeshtër të bukur sesa një të vërtetë të hidhur.
Por me gjithë shpirt u mundua t'i besonte fjalëve të tij. U përpoq shumë t'ia hidhte fajin vetes për gjithë atë lëmsh që kishte krijuar në kokën e saj.
E puthi atë më fort. E tërhoqi ngadalë drejt shtratit, derisa përfunduan të dy të shtrirë.
Luante me flokët e tij ndërkohë që duart i dridheshin, luante me buzët e tij ndërkohë që ndjenjat i ngatërroheshin, kënaqej me të ndërkohë që zemra i dhimbte.U shkëput përsëri prej tij për të përfituar nga ai moment që do merrte frymë. Për të dashur që me rregullimin e frymëmarrjes të rregullonte edhe zemrën.
- Mos mendo për asgjë që të lëndon, - i pëshpëriti ai pranë buzëve.
U përpoq t'i bindej zërit të tij, por s'ia doli. Vazhdonte të torturohej nga ato mendime.
- S'mundem, - iu përgjigj me zërin e shuar e me sytë e përlotur.
Dora e tij u vendos në faqen e saj ngrohtësisht për ta bërë të ndihej më mirë. E puthi përsëri, këtë herë më ngadalë. Ajo ia vendosi hezitueshëm duart te shpatullat e forta e i shtrëngoi duart fort. U përpoq shumë që të mos mendonte për gjë tjetër përveç momenteve që po kalonte me të, u përpoq aq sa nuk ishte përpjekur ndonjëherë.
Kjo ndodhi kur ai filloi ta puthte më me ndjenjë e më me epsh. E ndiente se po përhumbej në atë puthje dhe afroi trupin e tij më pranë të sajit duke i puthitur ata. Deshi të merrte frymë thellë, por as që tentoi të largohej prej tij. Mjaftohej me atë pak ajër që thithte prej hundëve.
Lëvizi buzët për në qafën e tij e i nuhati fort aromën e këndshme të parfumit. Psherëtiu lehtë. Po e puthte ngadalë në qafë e po linte shenja dashurie në trupin e tij.
- Të dashuroj Xhejdën, - i pëshpëriti përsëri e nga ai arriti të merrte vetëm atë buzëqeshjen e mahnitshme.
Ai pëshpëriti me zë të ulët "edhe unë ty" e më pas ngriti lehtë kokën e saj për ta parë në sy.
Sytë e tij tashmë ishin blu. Ajo bluja e bukur, por që ajo kurrë s'do ta vendoste para kafes.Iu kujtua që ai i kishte thënë se ujku i tij merrte kontroll në momentin kur sytë i ndryshonin ngjyrë. Vendosi të mos i thoshte asgjë. Le të ndodhte ç'të ndodhte. Edhe nëse ai e lëndonte, s'i bëhej vonë. Donte ta linte atë të lirë.
I mirëpriti pa kundërshtim buzët e tij në trupin e saj të imët. Nuk bëri zë as kur ndjeu duart e tij që ngadalë po ia hiqnin bluzën.
Frymëmarrja atij i ishte shpejtuar. Dukej sikur luftonte me veten që të mos shkonte më tutje.Gabriela vendosi duart e saj poshtë bluzës së tij e po i lëvizte ato ngadalë në kurriz. E ndiente tendosjen e tij pas çdo lëvizjeje të saj.
Ia hoqi bluzën dhe e hodhi me kujdes në kolltukun më të afërt që i zuri syri. E puthi në kraharor, në vendin ku qëndronte zemra. I ndjeu pompimet e çmendura të zemrës e e dëgjoi rënkimin e tij të lehtë. E puthi edhe në shpatullën e fortë, ndërkohë që duart ia lëvizte në krahët plot muskuj. Vendosi buzët butësisht në lëkurën e butë të qafës së tij e më pas përfundoi duke bashkuar buzët me të tijat. Më tepër edhe vetë s'mund të duronte pa e puthur. I kafshoi tinëzisht buzën e poshtme e u kënaq kur dëgjoi rënkimin e tij të ëmbël.Ai ia kapi duart me njërën dorë të tij e ia vendosi sipër kokës. E vështroi edhe për një çast në sy e më pas e puthi. Ia hoqi bluzën që në ato momente po i dukej aq e bezdisshme e, ndryshe nga ajo, atë e hodhi pa kujdes fare.
Të dyve gati sa s'po u çahej kraharori nga tik-taket e parregullta të zemrës.Xhejdëni po i linte puthje të zjarrta në trup. Filloi nga kraharori i saj e përfundoi te barku. Duart ia lëvizte te beli e me gishta krijonte vija imagjinare.
Vazhduan të përkëdhelnin njëri-tjetrin derisa të gjitha rrobat që kishin u përfunduan në tokë. U vështruan sy më sy me frymën që u merrej. Gjendeshin aty bashkë, pa veshje në trup, duke dashuruar njëri-tjetrin. Për Gabin veprimet e tij ishin si ato torturat e ëmbla e ai ishte torturuesi më i mirë që mund të ekzistonte.
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...