Kishte disa orë që qëndronte e mbyllur brenda asaj dhome e nuk mund të dëgjonte gjë tjetër veç disa pëshpërimave që fliteshin me zë tepër të ulët. Kishte filluar të kishte ftohtë, por askush s'po e pyeste nëse kishte ndonjë shqetësim apo jo.
- Si ndihesh? - dëgjoi më në fund Lorën që filloi bisedën me zë normal.
- E përgjumur. Dhe kam ftohtë, - foli duke u dridhur me sytë në të perënduar.
Ajo u ngrit nga karrigia ku po qëndronte e doli nga dhoma. U kthye pas disa minutash me një batanije të ngrohtë. Ia hodhi asaj krahëve pa bërë zë, u ul në karrigen ku ishte pak më parë dhe po e vështronte.
- Pse më more këtu?
- S'kam asgjë me ty. Dua Xhejdënin.
- Çfarë do që t'i bësh?
Nuk kishte fuqi për të bërtitur. Ndihej papritur tepër e pafuqishme. Por përsëri i interesonte të dinte çdo gjë që kishte të bënte me të.
Ajo psherëtiu thellë në pamundësi për të folur. Dukej e mërzitur për një arsye që Gabi as që e çonte në mendje. Shkundi njëherë supet ngadalë e hoqi shikimin nga ajo.
- Ai s'mund të të dojë Lora. Mos e detyro për diçka që s'mund ta bëjë, - fliste me zë të ulët e nëse s'do ishte për aftësinë e njerëzve-ujqër për të dëgjuar, Lora s'do arrinte ta kuptonte.
- Nuk thashë që pres të më dojë. Tashmë e kam gjetur të destinuarin tim, - tha ajo qetë e uli shikimin përtokë e ndjerë në faj.
- Atëherë mos e lëndo.
- Shiko, nuk është në dorën time. Asgjë s'po e bëj nga qejfi. Më vjen inat që s'mund të të tregoj as se si qëndron puna. Ke dëgjuar për urdhrin e alfës?
- Jo, ç'do të thotë?
- Kur alfa të detyron të bësh diçka, s'ke pushtet për ta kundërshtuar. I bindesh spontanisht. Dhe ka raste kur japin urdhra që nuk duhet t'ua tregosh të tjerëve. S'mundem të të tregoj gjë. Nëse përpiqem, ndiej dhimbje.
- Të ka detyruar Xhejdëni?
- Jo, babai i tij. Para se ai të vdiste, Xhejdëni s'ishte akoma alfa.
Nuk i tha asgjë tjetër Gabit, derisa ajo e pyeti vetë.
- Xhejdëni do vijë këtu?
Ajo pohoi serioze dhe vështroi hidhur në sytë e saj.
- Ai do ta ndiejë dhimbjen tënde. Do mundohet të të gjejë.
U frikësua. Edhe në dhomë mbizotëroi një heshtje paniku.
- Çfarë do më bëni?
Në ato momente në dhomë hyri Kevini, më serioz se kurrë. Sytë e tij blu ishin shumë më të shpërqëndruar se herët e tjera. Në dorë mbante një thikë të vogël, të mprehtë. E vështroi e gjaku iu bë ujë. Po sikur ta vrisnin?
- Mos u shqetëso. Nuk do të të lëndojmë shumë.
Këto ishin gënjeshtra. Iu kujtua kur shkonte me të ëmën te doktori për të bërë vaksinën. Doktori gjithmonë i thoshte të mos kishte frikë, se nuk do ndiente dhimbje, por gjilpëra gjithmonë i dhimbte. Edhe në ato momente e njëjta gjë do ishte.
Kevini ia dha thikën Lorës e vetë qëndroi mbështetur te dera, me krahët kryqëzuar e me kokën ulur, ndërsa Lora shkoi përballë saj e i qëndroi as një hap larg.
- Tradhtar! I dole kundër Xhejdënit! - gjeti pak forcë sa të bërtiste e po shtrëngonte dhëmbët fort duke vështruar Kevinin.
- Më vjen keq, - qenë fjalët që ai i tha me zë të qetë ndërkohë që Lora i vendosi thikën në krah. Dukej që dora asaj i dridhej. S'donte ta bënte diçka të tillë.
Ushtroi forcë mbi thikë e lëkura e saj filloi të hapej ngadalë e plot dhimbje. Filloi të bërtiste e lëvizte në përpjekje për të ikur, por litarët e lidhur te duart dhe te këmbët s'e lejonin. Dëgjonte zhurmën që bënte gjaku kur binte në dysheme dhe ndiente atë lëng t'i rridhte përgjatë krahut. U tmerrua.
Hoqi thikën nga njëri krah dhe e vendosi te krahu tjetër pa bërë gjë.- Besoj se kaq mjafton.
- S'është akoma mjaftueshëm Kevin.
Ai mbylli njëherë sytë e mori frymë thellë duke humbur durimin. Motra e tij përsëri filloi të lëvizte thikën me forcë, ndërkohë që Gabriela vazhdonte bërtiste.
"Gabi," - ishte përsëri zëri i Xhejdënit, zëri i tij i ëmbël e i ngrohtë, mbushur plot dhimbje. "Çdo gjë do mbarojë. Bëhu e fortë, jam duke ardhur."
Përveç dhimbjes fizike, filloi të ndiente një dhimbje akoma më të fortë në zemër. Ai e donte. Edhe ajo po ashtu. Pse kishte ikur nga shtëpia e tij? Sikur të mos kishte ikur, me shumë mundësi do të gjendej në krahët e tij duke menduar për fatin e mirë që kishte. Por tashmë ishte shumë vonë. Gabi ishte në rrezik dhe kishte vendosur në rrezik edhe Xhejdënin.
"Mos bëj përpjekje për t'u larguar. Së shpejti do të ndodhesh në shtëpi. Mos ki frikë."
Zërat në mendjen e saj tashmë ia kishin marrë në kontroll gjithë trupin. As që mendonte për të kundërshtuar. I bindej vullnetarisht, pa bërë rezistencë.
Lora ndaloi. Nuk vazhdoi më ta lëndonte, madje as që i tha gjë Kevinit, thjesht u largua nga dhoma duke shtrënguar nofullën dhe përplasi derën e dhomës fort. Edhe ai bëri të njëjtën gjë.
Ndërsa Gabi qëndronte atje, akoma e lidhur. Me frymën e përshpejtuar e me gjakun që i kullonte nga krahët, lutej që Xhejdëni të vinte sa më shpejt e ta shpëtonte. Po i humbte fuqitë.S'e kuptoi se ç'po ndodhte kur Kevini hyri në dhomë e i hoqi litarët. E ndihmoi të ngrihej e ajo, pasi u ngrit plotësisht, hoqi dorën e tij nga e saja e i dha një shikim indiferent. Ai e vështroi në sy. S'e kuptoi pse dukej i trishtuar.
Dolën jashtë. U bë gati ta pyeste ku po e çonin kur dalloi Xhejdënin që qëndronte vetëm disa metra larg saj.- Xhejdën! - thirri me shpresë e deshi të ikte tek ai, por Kevini s'e lejoi. E kapi nga krahu dhe e tërhoqi drejt vetes duke e shtrënguar për të mos ikur. - Më lësho, - iu lut atij me lot në sy e me zë përgjërues.
Ai mohoi me kokë dhe hoqi shikimin nga ajo. S'e kuptonte se si mund të bëhej aq i ftohtë. E dinte se ishte tip i tillë, por edhe për këtë temë... Ai duhej ta kuptonte. Edhe vetë do të kishte të destinuar, s'do duronte dot ta kishte larg.
Lora i shkoi pranë Xhejdënit e i qëndroi në krah. Xhejdëni as që e shikoi. Vështronte Gabin e s'ia ndante sytë. S'i lexonte dot sytë e tij. Ishin plot ndjenja, por përsëri asgjë s'mund të thoshte me saktësi.
- Gabriela, duhet të largohesh, - i tha Lora qetë e Gabi e vështroi me inat.
- Jo, do largohem vetëm nëse vjen edhe Xhejdëni, - iu kundërpërgjigj kokëfortë e vështroi përsëri të destinuarin e saj.
- Ai s'mund të vijë.
Mblodhi vetullat konfuze e po përpiqej të kuptonte se çfarë fshiheshin mbas atyre fjalëve. E pse s'mund të vinte ai? Çfarë e pengonte?
- Pse s'mundet? Çfarë po ndodh?
Nuk po bënte më përpjekje për t'u larguar nga krahët e Kevinit e as nuk po bërtiste. Konfuzimi e kishte bërë më të qetë.
- Shiko, ky ishte si një punë shkëmbimi.
- Për çfarë shkëmbimi e ke fjalën?
- Ti ikën, ai qëndron këtu. Ti jeton, ai... vdes...
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...