26

912 92 93
                                    

Një valë e fortë çoroditjeje e pushtoi të gjithën. Sytë iu mbushën me lot e filloi përsëri të bënte përpjekje për të shkuar te Xhejdëni.

- S'mund ta bëni diçka të tillë. Ai le të ikë. Mos e vrisni atë. Më vrisni mua, - foli mes ngashërimave me zërin e çjerrë e njëkohësisht e godiste me grushte kraharorin e Kevinit për t'u larguar prej tij, por s'fitoi gjë tjetër veçse lodhje për trupin e saj. Ai si gjithmonë as që lëvizte.

U kthye ngadalë për nga Xhejdëni dhe e vështroi në sy, duke iu lutur nëpërmjet atij shikimi që ai të largohej. Lora iu afrua atyre të dyve, ia dha thikën Kevinit duke hezituar e më pas kapi Gabin që të mos ikte. Ai i shkoi pranë Xhejdënit.
U drodh vetvetiu kur vështroi atë me thikë në dorë.

- Xhejdën, ik! Të lutem, largohu!

- Largohu ti Gabi, - ia ktheu ai qetë e i buzëqeshi ëmbël.

- S'ik pa ty. Harroje.

- Kam frikë se do shohësh gjëra që nuk supozohet t'i shohësh Gabriela.

Edhe Lora donte që Gabi të ikte, por s'mund ta detyronte.

Me gjithë forcën e tij prej një njeriu-ujk që Kevini kishte, ngjeshi thikën në barkun e Xhejdënit e ky i fundit përkuli pak trupin prej dhimbjes.
E ajo bërtiti me gjithë forcën që kishte, me gjithë zërin që i kishte ngelur. I tha atij të ndalonte, të mos e vriste, iu lut shumë, por ai s'e dëgjoi. E ndërkohë Gabit i dhimbte zemra. E shkreta zemër vajtonte për atë humbje, për atë që po detyrohej të shihte e të ndiente.

Pas thikës së parë, ai nguli një thikë tjetër pak më lart barkut. Xhejdëni psherëtiu prej dhimbjes e u përkul përsëri. Tiparet e fytyrës i kishin marrë një shprehi dhimbjeje. Buzët i kishte hapur disa milimetra për të lëshuar disa rënkime mbytëse, sytë i mbante përtokë për të mos ndeshur sytë e Gabit. Atij i mjaftonte dhimbja e vet, do ta duronte atë pa bërë fjalë, por të sajën e kishte tepër të vështirë për ta duruar.

- Kevin, ndalo! Mos vazhdo më tepër! Kevin! Po e vret! - vazhdonte të bërtiste e përdridhej në krahët e Lorës për t'u çliruar.

Kevini s'ndaloi. Dora i dridhej, s'donte të lëndonte alfën e tij, por ishte i detyruar. E nguli edhe njëherë tjetër thikën në kraharorin e tij e ai u rrëzua në gjunjë. Psherëtiu akoma më shumë prej dhimbjes e vendosi dorën në kraharor. Ajo iu mbush plot gjak.
Tortura e tij vazhdoi. Një vijë e madhe iu krijua në qafë prej thikës e gjaku po i rridhte si lumë. Ndihej i dobët për të vazhduar të qëndronte më tepër në këmbë. Vërtet që ishte një njeri-ujk, vërtet që kishte fuqi, mund të duronte kushedi edhe sa lëndime të tjera, por ai po vdiste edhe prej dhimbjes së saj.

Para se të rrëzohej, ngriti kokën ngadalë dhe vështroi fytyrën e saj engjëllore. I buzëqeshi përzemërsisht. Plot dashuri i përçoi ndërmjet asaj buzëqeshjeje.

U përplas me tokën e s'ndjeu asgjë. Në ato momente ndihej plotësisht i paralizuar. Edhe dhimbja po fillonte t'i largohej. Edhe ai vetë po largohej.
Lora e la Gabin të lirë e ajo i shkoi menjëherë Xhejdënit pranë. Vendosi duart në fytyrën e tij dhe afroi fytyrën pranë së tijës.

- Do bëhesh mirë, të premtoj. Tani do shkojmë në shtëpi, ti do mjekohesh dhe më pas do jetojmë pa probleme. Eja, ngrihu Xhejdën.

I vendosi dorën poshtë shpatullës, por ai ishte tepër i rëndë.

- Kevin, më ndihmo, të lutem! Ai s'është mirë, - iu përgjërua e fshiu me të shpejtë lotët. Por kot sa e bëri. Fytyra iu lag përsëri nga lotët. - Në rregull Xhejdën, do të të ndihmoj vetë. Por të lutem, mblidhi pak forcat. Bëje për mua. Hajde, të lutem. Unë... S'mund të jetoj dot pa ty Xhejdën, s'mundem, - u dorëzua, plasi përsëri në të qara e vendosi kokën në kraharorin e tij të gjakosur. S'i interesonte. Të paktën ishte pranë tij. - Xhejdën. Të lutem.

- Gabi, - pëshpëriti ai me zë të dobët e ajo ngriti kokën plot shpresë. Buzëqeshja e vakët s'ishte larguar nga fytyra e tij. - Do më... mungosh.

Fjalët e tij ishin një goditje për të. Ai po dorëzohej plotësisht. Po i dorëzohej errësirës.

- Jeto për mua, të lutem. Mos u largo edhe ti, je i vetmi që kam.

Rënkoi nga dhimbja e puliti sytë për të qartësuar shikimin.

-S'mund të qëndroj larg teje. Ti je arsyeja e vetme që jetoj. Mos ik! Hë pra! Më premtove që s'do ikje! E di që i ke inat personat që s'i mbajnë premtimet.

Me aq pak forcë sa kishte, ai vendosi dorën që i dridhej në faqen e saj.

- Jeto për mua...Gabriela.

Ajo mohoi me kokë. S'mundej. S'mundej dot më tepër. Dora e Xhejdënit u lëshua ngadalë e ai filloi të mbyllte sytë në pafuqi.

- Jo, Xhejdën, jo! Mos e bëj! Mos i mbyll sytë! Të lutem! S'dua të ikësh!

Ai harkoi pak buzët për herë të fundit, ai harkim që ajo aq shumë e adhuronte e që s'do mund ta shikonte më.
Kevini iu afrua nga mbrapa dhe e tërhoqi ngadalë prej Xhejdënit. Ajo qëndroi gjysmë metri larg tij dhe vështronte Kevinin. Ai u përkul pak mbi Xhejdënin, i vendosi dorën që i dridhej në kraharorin e tij e mbylli sytë në pritje për të dëgjuar rrahjet e zemrës. Shtrëngoi nofullën fort e hapi sytë. E vështroi Gabrielën në sy e kjo e fundit s'dalloi shpresë në sytë e tij. Edhe asaj vetë shpresa i iku. Bluja e tij ishte e përlotur dhe e bardha e syve po i skuqej.

U ngrit nga vendi ku ishte, kaloi dorën në flokë e ktheu përsëri trupin për të vështruar atë në sy, duke e shfaqur haptazi dhimbjen e tij.

- Ka vdekur. S'merr më frymë.

Kjo ishte goditja më e madhe që kishte marrë deri në ato momente. Xhejdëni s'ishte më...

I ndaluariWhere stories live. Discover now