Kishte kaluar disa ditë të bukura me Xhejdënin, për të cilat ndihej keq që s'kishin qenë ditë me diell. Kishin biseduar për shumë gjëra, kishin buzëqeshur shumë herë, kishin qëndruar të heshtur për më gjatë e në fund kishin ndarë edhe momente intime me njëri-tjetrin.
Me Emanuelën s'i kishte rregulluar marrëdhëniet. Ishte duke ndier atë gjënë e çuditshme që ndoshta mund ta quante krenari a diçka të ngjashme. Edhe pse e dinte që kishte vepruar gabim, përsëri s'mund ta ndalonte zërin brenda vetes që shpesh herë i thoshte "mos u mërzit, ti bëre gjënë e duhur, prite faljen prej të tjerëve, mos i fal ti ata".
Ditën kur e vendosi se duhej me patjetër të ulte hundë, ishte një mëngjes i bukur ku dielli kishte guxuar të nxirrte disa rreze, ndonëse edhe ato si me pishman. Dukej që së shpejti do ta tradhëtonte bukur-bukur e do sillte përsëri vranësirë.
E bëri rrugën vetë për atje ku kishte takuar Emanuelën herën e fundit. Besonte se atje do ta shihte prapë.
I ishte fiksuar që duhej të ecte vetëm drejt e do arrinte atje ku donte. Mund edhe ta kishte bërë rrugën me Xhejdënin, por ai s'kishte më shumë se afërsisht një çerek ore që ishte larguar dhe ajo s'mund t'i thoshte atij që t'i vinte pranë në çdo moment kur ajo donte, ndonëse Xhejdëni jo pak herë ia kishte bërë asaj të qartë se kurdoherë duhej të ndihej e lirshme për të kërkuar ndihmë prej tij.Vështroi përsëri shtëpitë dhe para se të trokiste e të hynte në shtëpinë e tij, u ndje e detyruar të përshëndeste disa njerëz-ujqër që po ulnin kokat në respekt e disa ia bënin lehtë me dorë, kryesisht fëmijë.
Derën ia hapi Xhoi. Dukej sikur ajo gjithmonë qëndronte mbrapa derës kur Gabi trokiste. E pastaj mendonte se ndoshta kjo gjë futej te cilësitë e tyre, shkathtësia që kishin ishte një aftësi për t'u pasur zili.
- Përshëndetje Xhoi.
-Përshëndetje. Eja, hyr brenda. Xhejdëni s'është, por do vijë së shpejti.
- Në fakt desha Emanuelën. Ndodhet këtu?
- Po. Me Dilanin po qëndronte pak më parë në mos gabohem. Duhet të jenë në kat të dytë, te dera e parë që të del përballë.
- Oh, ndoshta s'duan që t'i shqetësojë ndokush. Bëj mirë të pres pak këtu.
- Sa keq! Dhe unë që mendoja se mos ndoshta do kishe pak shpirt argëtues, që të shkoje e t'iu prishje atyre ato llafkat e ëmbla dhe ato fërkimet ngjitur-ngjitur.
Qeshi me fjalët e saj e me lirshmërinë me të cilën ajo po fliste.
- Po më çudit. A s'je ti që bën të njëjtat gjëra me Xhorxhin? - ia ktheu me shaka.
- Të njëjtat janë, por di unë, ndonjëherë më vjen një dëshirë e zjarrtë për t'ua prishur romanticitetin e sheqerosur disave.
- Do më ngelej hatri nëse do ma bëje këtë gjë mua dhe Xhejdënit.
- Jo, me Xhejdënin s'ma mban, - ajo shtrëmbëroi fytyrën kur përmendi emrin e tij. - Nëse e bëj, ti moj vajzë e dashur duhet të mendosh se çfarë lloj lulesh të bësh gati për në varrimin tim madhështor.
- S'besoj të jetë aq keq.
- Ndoshta është akoma më keq...
Dukej sikur ajo kishte lindur për ta bërë njeriun të qeshte vetëm kur ia shihje reagimet e papara të fytyrës.
- Mirë, mirë, tani shko te dhoma e tyre. Sinqerisht, s'besoj ta kenë bezdi. Kanë gjithë ditën që qëndrojnë bashkë dhe përpara kanë gjithë atë kohë.
Vështroi edhe njëherë fytyrën e saj dhe pasi shkundi kokën lehtë, filloi të bënte ecje nëpër hyrjet e asaj shtëpie, në përpjekje për të gjetur vendin ku ndodheshin shkallët.
Sa më shumë që ecte, aq më shumë e ndiente që po shkonte në drejtimin e gabuar. Në vend që të ngjitej, i dukej dikur zbriste poshtë në ndonjë vend të nëndheshëm. Ose kjo ishte e vërtetë, ose i dukej se ishte e vërtetë prej faktit që sa më shumë ecte, aq më ftohtë bëhej.
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...