36

862 83 96
                                    

- Xhejdën! - bërtiti Analisa e surprizuar e u hodh në krahët e të vëllait pa pritur të dëgjonte ndonjë fjalë prej tij. - Ku ke qenë gjatë gjithë kësaj kohe? Të gjithë mendonim se kishte ndërruar jetë.

Ai hodhi njëherë sytë fshehtazi drejt Kevinit e ky i fundit ndërkohë shikonte Analisën e buzëqeshte lehtë, pa u dalluar shumë nga të tjerët.

- Pse nuk u shfaqe që më parë? I bie që ne paskemi qarë kot gjatë gjithë kësaj kohe!

- Të paktën e vërtetova që më doni, - ia ktheu ai me shaka dhe më pas e përqafoi përsëri fort.

Vështroi me sy për Xhoin. Ajo qëndronte pranë pragut të derës, më e surprizuar seç ishte Analisa. Këmbët i ishin ngulur në tokë e s'do ishte përmendur po të mos ishte për Xhorxhin që e preku lehtë në krah.

Vetëm në ato momente ajo vrapoi drejt Xhejdënit dhe e përqafoi si kurrë më parë teksa qante dhe qeshte njëkohësisht. Ishte i çuditshëm fakti se si mund të shprehej gëzimi në disa raste.

Gabi i shikonte ashtu të lumtur e buzëqeshte. Ata ishin ribashkuar përsëri. Deshi t'i linte të gëzonin vetëm atë moment aq të rëndësishëm, edhe pse tashmë e dinte se ishte pjesë e asaj familjeje.

Bëri një hap mbrapa tyre e filloi të ecte për te dhoma e saj dhe e Xhejdënit. Asnjëri prej tyre s'e vuri re atë gjë, përveç tij. Ai i hodhi një shikim të shpejtë, por s'i shkoi nga mbrapa. Mendoi ta linte të qetësohej, vërtet që kishte nevojë për qetësi në atë situatë.

Hyri brenda në dhomë e si gjithmonë, kur s'kishte ç'bënte, fillonte të ecejakte rreth e rrotull. Preku njëherë barkun lehtë e një buzëqeshje iu krijua në fytyrë. Mezi priste që të mbante atë fëmijë në krah së bashku me Xhejdënin. Do ishin një familje e lumtur që do luftonin me buzëqeshje e dashuri çdo problem që mund t'iu dilte.

Mendimet i fluturuan prej së ardhmes kur filloi të ndiente marramendje e trupi po i dridhej. U mbajt te një karrige aty pranë, puliti disa herë sytë për të qartësuar shikimin, por asgjë s'ndodhi.

Pëshpëriti emrin e Xhejdënit në pa fuqi e u ul ngadalë në tokë. Ngritur s'mund të qëndronte, se një dhimbje e padurueshme barku e bënte të ndihej sikur po i ngulnin thika në trup.

Tha përsëri emrin e tij, këtë herë me zë pak më të fortë e pikërisht në atë moment dera u hap me shpejtësi.

- Gabi, çfarë ke? Çfarë të ka ndodhur? - e pyeti i shqetësuar.

- Diçka nuk shkon mirë me fëmijën Xhejdën, - iu përgjigj me lot në sy e shtrëngoi fort dorën e tij, si për të dashur të mundte dhimbjen e saj në atë lloj mënyre.

Ai e mori në krahë me kujdes e doli prej dhomës duke nxituar.

- Çfarë është duke ndodhur? Ku po shkoni?

- Në spital. Gabriela s'ndihet mirë.

- Do vij edhe unë. S'dua të të lë vetëm.

Analisa ndoqi nga mbrapa Xhejdënin e të dy hipën në makinë.
Rrugën e bënë me të shpejtë. I dhimbte të kuptonte se si Gabriela përpiqej të mbyste rënkimet e t'i mbante të gjitha brenda vetes, edhe pse ajo shumë mirë e dinte se sa kollaj i kuptonte ai gjithë ndjenjat e saj.

Ndaloi makinën përballë spitalit dhe e nxorri atë prej automjetit. E futi brenda. Atje ishte qetë dhe errët, dritat e forta ishin fikur e kishin mbetur vetëm disa që mezi ndriçonin.
Ai shkoi me të shpejtë te një prej dhomave ku e dinte se do gjendej doktori. E kishte lajmëruar atë pak më parë e ai kishte bërë çdo gjë gati.

E shtriu Gabin te shtrati i spitalit ndërkohë që ajo vazhdonte të rënkonte prej dhimbjes.
E kishte menduar edhe më parë se ajo shtatzëni s'do ishte normale, se kuptohej, në bark mbante një njeri-ujk, por nuk e kishte menduar se do ishte aq keq.

Për më tepër i hipi frika deri në palcë prej të bërtiturave të grave që dëgjonte kur kaloi nëpër korridore, a thua se dikush po i masakronte. S'duhej të ishte e thjeshtë të nxirrje një jetë të re prej trupit.

Doktori i bëri analizat shpejt e shpejt e nxorri Xhejdënin dhe Analisën prej dhomës që t'iu shpjegonte si qëndronte puna.

- Ka lindje të parakohshme. Fëmijën s'mund të mbajë më tepër, se ka gjasa të dëmtohen të dyja palët. Do futet direkt në sallën e operacionit. Madje kam frikë se mos ndoshta i vendoset jeta në rrezik edhe gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ose pasi ajo të përfundojë.
Është në dorën tënde alfa, se çfarë mund të ndodhë me të. Lajme do të merrni vetëm kur operacioni të mbarojë. S'mund të flasim para kohe.

E dinte se ç'donte të thoshte doktori me ato fjalë. Nëse Gabi vendosej në rrezik për jetën, atëherë atij i ngelej të bënte vetëm një gjë. Ta shënjonte.

I ndaluariWhere stories live. Discover now