29

895 89 78
                                    

- Nuk të kuptoj. Për çfarë është e gjitha kjo? - pyeti e dorëzuar e zëri iu drodh. - Ai s'e meritonte një fund të tillë.

- Sigurisht që s'e meritonte, por s'kishte asnjë zgjidhje tjetër. Kështu vendosi babai ynë. Dhe një urdhër alfe s'mund të thyhet kurrë, edhe nëse alfa vdes.

Xhoi u ul përsëri në kolltuk. Sytë i kishte të skuqur e të lodhur. Dukej keq, s'ndihej mjaftueshëm mirë për të vazhduar.

-Mund të mos flasësh nëse s'ndihesh gati.

Uli kokën duke u ndier ligsht e fshiu sytë, ndërsa Xhoi mohoi.

- Jo, është diçka që ti duhet ta dish. Duhej ta dije që në fillim.

Ajo filloi të fliste, ndërsa Gabi e dëgjonte heshtur, pa e ndërprerë, pa e vështruar në sy, vetëm duke ndier sëmbime në zemër sa herë që ajo i tregonte për dhimbjen e Xhejdënit.

- Zakonisht femra merret si simbol i dashurisë, i paqes, i mirëkuptimit. Broçkulla! Kot s'thonë që femra fut shejtanin në shishe. Do të doja që puna e shpirtrave binjakë të mos ekzistonte fare. Më shumë ngatërron gjëra, sesa rregullon. E kupton, djalë? Alfat nuk duhet të kenë shpërqëndrime. Sidomos nga njerëzit. Lidhjet me njerëzit për alfat janë rreptësisht të ndaluara.

- Por kjo s'është e drejtë, - foli Analisa duke rrotulluar sytë e shikoi të vëllanë që qëndronte në cep të dhomës. - Nuk është në dorën e tyre zgjedhja e shpirtit binjak.

- Por është në dorën e tyre refuzimi. Një mashkull duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të përballuar dhimbjen e refuzimit. Xhejdën, si thua?

Xhejdëni ngriti njëherë kokën, i lodhur nga ato biseda që përsëriteshin çdo natë, i lodhur së dëgjuari të njëjtat gjëra çdo herë. S'ia kishte ënda të përfundonte në ndonjë grindje me të atin, prandaj dhe u mjaftua të pohonte njëherë me kokë.

- Bukur. Çdo gjë bëhet e thjeshtë kur zemra është pa përgjegjësi. Ndihet e lirë. Dhe liria është ajo çka ne synojmë. Liri, fuqi, pushtet. Dashuria s'llogaritet. Hidhe në kosh të plehrave.

Ai përpiqej të tregonte atë pak filozofi që kujtonte se kishte mësuar saktë gjatë jetës, por ajo çka merrte ishte vetëm heshtje nga ana e tre fëmijëve të tij.

- Është një sistem i gabuar. S'ia vlen të largohesh nga ndjenjat kur gjithçka tjetër është kalimtare, - tha Xhoi e vështroi të atin shtrembër. Ndërkohë Xhejdëni vazhdonte të qëndronte pa folur.

- E kur ka menduar ndonjë njeri që diçka është e saktë derisa e ka përjetuar vetë?

Babai i tyre vazhdonte e vazhdonte të fliste, por tashmë asnjë prej tyre s'e kishte mendjen te ai. Xhejdëni u largua i pari. Pas tij Analisa e në fund fare Xhoi. Analisa, si më e madhe prej Xhejdënit, shkoi te dhoma e tij për të biseduar me të.

- Xhejdën, mos e dëgjo fare atë, mirë? Ai është thjesht një plakush që ka rrjedhur nga mendtë e përpiqet të mbajë atë pak tru që i ka ngelur vetëm duke bërë si ndonjë filozof i shquar.

Ai qeshi me fjalët e saj e u shtri në krevatin e tij duke mbyllur sytë. S'i interesonin edhe aq fjalët e të atit ç'ishte e vërteta. Shqetësohej vetëm prej faktit se mos ndoshta ai jepte ndonjë urdhër të pakënaqshëm.

- S'e ke gjetur akoma të destinuarën, apo jo?

- Jo. Mezi po pres. Do jetë gjëja më e bukur që do më ndodhë në jetë.

Buzëqeshja e sinqertë dhe ëndërruese në fytyrën e tij të bënte të mendoje shumë për punën e shpirtit binjak.

- Unë edhe për vete s'e kam gjetur timin. S'mund të të jap ndonjë këshillë për së mbari. Ndoshta të thotë ndonjë gjë Xhoi. Ajo po plas vetëm për të kaluar pak kohë me Xhorxhin.

- Së shpejti Xhorxhi dhe Kevini do vijnë të jetojnë këtu. Atëherë s'do shqetësohet fare për të.

- Kush është Kevini?

- I dyti në komandë. Beta.

- S'e kam parë ndonjëherë.

- Ka ardhur disa herë, por ti s'ke qenë këtu.

- Oh, meqë ra fjala, nesër në mëngjes do nisem prapë në udhëtim. Do qëndroj disa muaj andej e më pas do kthehem prapë.

Xhejdëni s'i tha gjë e ajo pasi ndenji edhe për pak minuta, doli prej dhomës së tij e shkoi te e saja. Ndërsa ai, ngaqë s'kishte ç'bënte, mori në telefon Xhorxhin e Kevinin e u tha të shkonin në ndonjë disko për të hequr pak mendjen.

U nis nga shtëpia e arriti atje pas dy orësh të plota. U fut në disko e menjëherë sytë i shkuan te tavolina e tyre. Bënë ato takimet midis djemsh e filluan të bisedonin për ç'u shkonte në mendje.

Filloi të përhumbej kur ndjeu prezencën e dikujt tjetër në atë vend. E ndjeu menjëherë aromën e saj qetësuese. Kërkoi me sy dhe e gjeti menjëherë. Ajo po çante midis turmës e në fund përfundoi e ulur te karriget pranë baristit.
Dukej aq e bukur dhe engjëllore, sa ai gjatë gjithë kohës e ndiente dëshirën të ngrihej, të shkonte tek ajo e ta përqafonte, por përmbahej. E mbante veten nga ndonjë veprim i pamatur, ndonëse i dhimbte të shihte atë aq poshtë emocionalisht.

- Ç'ndodhi? Gjete të destinuarën? - e pyeti Kevini qetë e Xhejdëni pohoi, bëri me kokë drejt saj e vazhdoi ta shikonte atë. - Është një...njeri, - ai i nxorri me zor ato fjalë nga goja, dukej sikur diçka e mundonte.

Por Xhejdënit në ato momente asgjë s'i interesonte. E çfarë se Kevini po fliste në atë mënyrë? E për më tepër, e çfarë pastaj se i ati s'donte që ai të lidhej me një njeri?
Ajo ishte e tij dhe e tij do të ishte deri në fund. Do ta mbronte edhe sikur për këtë gjë t'i kushtonte jeta.

I ndaluariWhere stories live. Discover now