U zgjua në dhimbje e me trupin e mpirë. Vështroi përreth me habi. Ndodhej në shtëpinë e saj.
Vendosi njërën dorë mbrapa kokës për të vërtetuar plotësisht faktin që mbrëmjen e kaluar kishte qenë në pyll e jo duke ëndërruar. I dhembi. S'e priste të ishte lënduar aq shumë. E preku përsëri ngadalë dhe e kuptoi se po prekte fashën.
Ç'dreqin kish ndodhur? Ishte e pamundur që ujku ta kish çuar në shtëpi e ta kishte fashuar.
Pastaj një mendim i shkrepi në mendje. Po nëse pas atyre që kishin ndodhur të fshihej djali të cilit ajo ia dëgjonte zërin?
U ngrit me kujdes nga krevati. Jashtë ishte akoma errësirë. Ora në mur tregonte katër të mëngjesit.
Psherëtiu në dhimbje dhe preku kurrizin lehtë. Zmadhoi sytë prej konfuzimit dhe uli kokën për të parë veten. S'kishte bluzë. Në trup kishte vetëm xhinset që kishte veshur më parë e reçipetat sipër.
Marrëzi. Ajo që kishte bërë meritonte të quhej marrëzi. Ishte e tepruar.- Ku je? - pëshpëriti gati pa zë e po vështronte rreth e rrotull duke e ndier se dikush e kishte nën vëzhgim.
S'mori përgjigje. Në shtëpi ishte qetësi totale.
Vendosi përsëri dorën mbrapa kokës dhe u shtri në kolltuk. Një turfullimë e lehtë u dëgjua në mendjen e saj. Mori frymë lehtësisht e inatosur.- Do doja të shfaqeshe para meje. Do lodhesh duke turfulluar herë pas here.
Gjumi s'po e zinte. Kishte vështruar lindjen e diellit e më pas vështronte nga dritarja pyllin që po bëhej më i qartë nga minuta në minutë.
Mori telefonin në dorë për të telefonuar Emanuelën. Ajo s'ishte zgjuar ende.- Eja pak tek unë po të kesh kohë.
- E pse s'vjen ti te shtëpia ime? - pyeti e përgjumur.
- Do të ta tregoj këtu arsyen. Mos u vono shumë.
Ia mbylli telefonin dhe këtë të fundit e hodhi shkujdesshëm në tavolinë. Emanuela erdhi fiks pas një ore.
- Në orën tetë filloj punë dhe ti zonjushë e dashur bën mirë të më shpjegosh shpejt çdo gjë që ka ndodhur, duke përfshirë këtu edhe gjendjen në të cilën je vetë.
Emanuela kryqëzoi duart në kraharor e shqetësuar dhe i hodhi një vështrim shtëpisë. Ishte pak rrëmujë. Në tavolinë ishte kutia e ndihmës së shpejtë. Poshtë nëpër pllaka dukeshin qartë disa pika gjaku e në fund pastaj vinte Gabi, që po qëndronte akoma pa bluzë, me flokët e shkatërruar, xhinset e bëra me baltë, po ashtu edhe fytyra në disa vende.
- Do të të shpjegoj çdo gjë, por mos më merr për të çmendur. E di që mund të duket e habitshme, por është e vërtetë.
- Çfarë?
- Kam filluar të dëgjoj zëra.
- Çfarë zërash? - pyeti vetullngritur.
- Është një zë mashkulli. E dëgjoj çdo herë kur jam në rrezik. Nuk e di se ç'po më ndodh. Ai më flet gjithmonë në raste të tilla, i bindem zërit të tij vullnetshmëm.
Fytyra e Emanuelës u bë më e butë. I kapi dorën Gabit e nisi të fliste.
- Gabi, e kuptoj faktin që mund të dëgjosh zëra për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën je. Vdekja e familjarëve të tu s'ka qenë gjë e lehtë për t'u përballuar.
- Jo, nuk ka lidhje me familjarët e mi.
U ngrit nga kolltuku duke kundërshtuar. E dinte që ajo s'do ta besonte. E kishte ditur që në fillim. Acarohej kur njerëzit i lidhnin disa ngjarje me faktin që familjarët e saj tashmë s'jetonin.
- Mirë, ke të drejtë, - u përpoq ta qetësonte dhe u ngrit edhe vetë nga kolltuku. - Vazhdo atëherë, më trego.
- Hoqa dorë. E di që s'do më besosh edhe po të ta them se ç'më ka ndodhur.
- Do përpiqem.
Shfryu nga zemërimi.
- Pardje shkova në pyll. Dëgjova ulërima ujqërish. Kisha humbur rrugën e s'dija ku të shkoja. Ai më ndihmoi. Zëri i tij.
Emanuela s'foli, vetëm sa shkundi lehtë kokën.
- Edhe dje dola në pyll për të vërtetuar se ai më fliste vetëm atëherë kur isha në rrezik. Dhe më foli përsëri. Një ujk më erdhi pranë. U rrëzova e më ra të fikët. Dhe sot, kur u zgjova, e gjeta veten këtu. Të gjitha plagët i kisha të fashuara. Dhe për më tepër jam e sigurt që nuk erdha vetë me këmbët e mia te kjo shtëpi. E ndiej se ishte ai që më mori.
Emanuela qëndroi heshtur për disa çaste. Rastet e vetme që ishin të përafërta me atë të Gabit i kishte dëgjuar vetëm te një spital psikiatrik.
- Shiko, ndoshta zërat që dëgjon mund të lidhen me gjendjen tënde psikologjike. S'mendon se duhet të flasësh me një psikolog?
- Po kjo që ndodhi dje? - injorori e acaruar pyetjen e saj. -Me çfarë mund të lidhet?
- Ndoshta dikush të ka gjetur në pyll dhe të ka futur këtu në shtëpi. S'besoj të ketë qenë ai që ti mendon.
- Bukur, po më bën edhe për të çmendur.
- Nuk thashë diçka të tillë, - u përpoq ta qetësonte, por Gabi as që e la të fliste më tepër.
- Por e di që e mendove. Jam e sigurt që kjo që po ndodh nuk është imagjinata ime. Nëse s'më beson, atëherë sillu sikur nuk ta kam thënë kurrë diçka të tillë. Tani mund të ikësh nëse do. Më duket sikur po të detyroj të qëndrosh.
I ktheu asaj kurrizin dhe vendosi në vendin e duhur kutinë e ndihmës së shpejtë. Hapa të lehtë u dëgjuan dhe Emanuela më pas hapi derën për t'u larguar.
U ul në tokë duke vendosur duart në fytyrë. Në mendje i erdhën sytë blu. A mos ndoshta ishte duke jetuar vërtet një ëndërr?
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...