Ndezi makinën me qetësi dhe po drejtohej për në shtëpi duke menduar për ato që kishin ndodhur. Ndonëse ai i dukej tepër tërheqës, kishte diçka që e bënte të dyshonte disi. Nuk mund ta thoshte me saktësi se çfarë i dukej e dyshimtë, as vetë s'e dinte.
Ishte përhumbur në mendime, pa i kushtuar shumë vëmendje ngarjes së makinës."Përqëndrohu!" - ishte përsëri i njëjti zë. Zemra i pompoi fort. Ishte treguar plotësisht e çmendur që nuk po vështronte drejt; përballë kishte një kamion dhe nëse fjalët e tij s'do t'i kishte dëgjuar, do ishte përplasur me të.
Përveç zërit, dëgjoi edhe një hungërimë të lehtë. Ishte kurioze të dinte se kush ishte ai person. Do të donte ta shihte ndonjëherë. Sigurisht, vetëm nëse ishte i vërtetë dhe jo thjesht imagjinatë e çmendur e saj.
Gjatë rrugës për në shtëpi realizoi diçka. Zërin e tij deri tani e kishte dëgjuar vetëm atëherë kur ndodhej në rrezik. Po sikur të vendoste veten në rrezik, a do ta dëgjonte përsëri zërin e tij?
Për të marrë një përgjigje për pyetjen që e mundonte, vendosi të hynte përsëri në pyll. E dinte që do ta kishte të vështirë, sidomos në ato momente që binte edhe shi, por ishte tepër kurioze.
Vendosi makinën në garazh dhe hyri në shtëpi, u ndërrua në dhomën e saj të gjumit, veshi një mushama për të penguar shiun dhe doli jashtë. Mendoi se ishte e kotë të merrte elektrik dore me vete. Thjesht sa do ta rëndonte pak, se ai do prishej menjëherë pasi të binte në kontakt me pikat e shiut.
E dinte që të dilte në pyll natën, vetëm, pa dritë e për më tepër në një natë me shi, ishte çmenduria më e madhe që kishte bërë deri në ato momente.Brenda në pyll ishte qetësi, dëgjoheshin vetëm zhurmat që shkaktonin hapat e saj në tokën e lagur.
Nuk e dëgjoi zërin e tij, dëgjoi vetëm një hungërimë të zgjatur, sikur ai donte t'i thoshte të kthehej në shtëpi.
Vazhdonte të ecte me kujdes që të mos pengohej në ndonjë gur.
Kishte kaluar shumë minuta duke ecur dhe me zemër të dridhur arriti ta pranonte faktin se kishte humbur në mes të pyllit, dhe zërin e tij s'e kish dëgjuar ende."Por unë s'jam në rrezik, s'kam si e dëgjoj zërin e tij," - qe mendimi tjetër që i lindi. Tashmë s'i ngelej gjë tjetër veçse të vendoste veten në rrezik ose ta lëndonte atë.
U ul pranë një peme dhe mori një thikë të vogël nga xhepi i xhaketës. E drejtoi te dora që i dridhej. S'e kishte lënduar ndonjëherë veten në të tillë mënyrë.
Mbylli sytë për t'u relaksuar dhe shtrëngoi dorën ku mbante thikën."Mos," - në zërin e tij ndihej dhimbje, lutje, por vendosi ta injoronte.
Duke shtrënguar nofullën, lëvizi thikën përgjatë dorës, duke krijuar një të prerë që po i dhimbte si dreqi.
Arriti të dëgjonte atë tek psherëtinte në dhimbje, por ndonjë fjalë jo, ndaj u bë gati të thellonte plagën. Në këtë moment dëgjoi hapa të rëndë mbrapa vetes.
U ngrit menjëherë e frikësuar, por nuk u kthye mbrapa për të vështruar se kush kishte ardhur.
Dëgjoi një ulërimë tmerruese e zemra gati sa s'i pushoi. Thika i ra nga dora, për pak sa s'u rrëzua dhe vetë, por e përmbajti veten të mos binte.
Ktheu kokën ngadalë dhe drita e hënës e lejoi të shihte që pranë saj, as tre hapa larg, qëndronte një ujk i madh në ngjyrë të bardhë shkëlqyese, sytë e të cilit ishin të njëjtit që kishte parë në mes të pyllit.Nuk mundi as të fliste, as të bërtiste. Bëri disa hapa larg me shpejtësi e më pas filloi të vraponte pa ndonjë drejtim. Po mallkonte veten në mes të inatit dhe frikës.
Duke vrapuar, u pengua në disa shkurre dhe u rrëzua në tokë. Kurrizi i zuri në disa gjemba, ndërsa kokën e përplasi te një gur.
Me sytë gjysmë të hapur, vështroi ujkun tek i afrohej. Dëgjoi përsëri një hungërimë dhimbjeje, më pas ulërimën e ujkut.Para se të mbyllte sytë, shikoi atë t'i afrohej ngadalë, të afronte kokën pas të sajës e të hungërinte lehtë, si të donte t'i thoshte asaj të ngrihej.
Atë çast humbi ndjenjat.
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...