15

1K 96 41
                                    

Ecën në pyll për një kohë të gjatë.

Kishte filluar të errej, në qiell po dilnin yjet e parë. Ishte freskët. Iu afrua atij pranë që të qëndronte ngrohtë. Ia hodhi njërin krah mbas belit, një dorë ia vendosi pak më sipër kraharorit dhe ai dorën e tij e vendosi te shpatullat e saj, duke e afruar më shumë nga vetja.

- Edhe pak dhe arrijmë, - foli pas pak si të kishte lexuar mendimet e saj.

Gjatë rrugës nuk folën. Ishin mirë nën qetësinë e natës, nën frymëmarrjet e nën rrahjet e tyre të lehta të zemrës.
Filloi të dallonte që pak nga pak pemët po rralloheshin dhe majat e disa shtëpive po dukeshin. E emocionuar, u shkëput nga i destinuari për të marrë një pamje më të qartë.

- Më në fund. Kisha filluar të shqetësohesha se mos do vdisja pa arritur të shihja të destinuarën tënde Xhejdën! - u dëgjua një zë femre midis pemëve dhe më pas ajo u shfaq përballë tyre, me një buzëqeshje rrëzëllitëse në fytyrë.

Ishte një vajzë e lezetshme. I pëlqenin flokët e saj kafë të errët dhe sytë në po të njëjtën ngjyrë. Ngjante shumë me të ashtuquajturin Xhejdën.

- Përshëndetje, jam Xhoi, motra e Xhejdënit. Dhe ti je Gabriela, e di, - ajo nxorri dhëmbët e saj në pah kur buzëqeshi dhe më pas hodhi vështrimin nga i vëllai në mënyrë serioze. - Je mirë?

Ai pohoi me një lëvizje të lehtë të kokës dhe Gabi ktheu kokën nga ai, si të donte të vështronte a ishte vërtet mirë. E arsyen e gjendjes së tij ishte kurioze ta dinte.
Filluan të ecnin të tre. Shtëpitë filluan të dukeshin më shumë, derisa të gjitha pemët u zhdukën dhe ndërkohë të gjitha shtëpitë u shfaqën. Mbajti frymën për një moment. I dukej e çuditshme të shikonte një botë tjetër në mes të pyllit.

- Si të duket vendi? Është vërtet i bukur, apo jo? - e pyeti Xhoi me po të njëjtën buzëqeshje në fytyrë dhe ajo pohoi sinqerisht.

- Më vjen vërtet keq që s'e kam hasur më parë. Më duket sikur kam humbur shumë.

Xhejdëni s'fliste, qëndronte tepër serioz, sikur ai vend të mos i kujtonte gjëra të mira, shikonte me shpërfillje ndaj çdo gjëje. Diçka nuk duhej të shkonte që ai s'dukej aq entuziast sa ajo.

Filloi të ecnte ngadalë bashkë me të tjerët duke i hedhur Xhejdënit vështrime të shkurtra herë pas here. Edhe vetë nuk ndihej mirë kur diçka me të s'shkonte.

Hynë brenda një vile. Xhoi i doli para, bëri me dorë nga dhoma e ndenjies dhe i buzëqeshi përzemërsisht.

- Kjo është shtëpia ku qëndrojmë ne. Jemi pesë vetë; unë, Xhejdëni, Kevini, Xhorxhi dhe Dilani. Do ishte edhe Analisa sikur të mos qëndronte në një shtet tjetër. Është motra ime dhe e Xhejdënit. Dhe meqë ra fjala, Xhorxhi është i destinuari im, - ajo i shkeli syrin, si të ishte duke i thënë ndonjë sekret.

Kur ajo përmendi emrat e tyre, u kujtua edhe për dy djemtë e tjerë që kishte parë në diskotekë. E dinte që Xhoi e kishte fjalën për ta.

- Kevini dhe Dilani s'e kanë gjetur akoma të destinuarën?

- Kevini nuk është se flet shumë për atë temë, është tip serioz, s'para i pëlqen të hapet me të tjerët. Ndërsa Dilani më duket se e gjeti para disa ditëve, por as ai s'më tregon gjë. Xhejdëni i di të gjitha. Nxirri ndonjë llaf prej gojës, - i pëshpëriti Gabrielës në vesh teksa e godiste me shaka në bërryl, edhe pse e dinte se Xhejdëni i dëgjonte të gjitha.

Kur vëllai i injoroi fjalët e saj, ajo psherëtiu dhe u largua duke bërë një shenjë me dorë, si të donte të thoshte se donte t'i linte ata të dy vetëm.
Hodhi shikimin nga i destinuari dhe e përqafoi ngadalë.

- Çfarë nuk shkon? Më trego, do ndihesh më mirë.

- Jo tani Gabriela, ndoshta më vonë, - foli i lodhur dhe i mërzitur, dukej që ajo s'ishte e para që ia thoshte ato fjalë dhe ai tashmë dukej tepër i trishtuar duke dëgjuar shpesh të njëjtat gjëra.

- Mirë, ti e di, - e përqafoi atë më fort dhe vendosi kokën në kraharorin e tij. Deri atje arrinte trupi i saj. Duhej të ngrinte kokën që të vështronte atë në fytyrë e ai si për dreq dukej sikur rritej e zmadhohej çdo ditë.

U shkëput prej tij në momentin kur dëgjoi hapa. Qëndroi krah tij e ndërkohë vështronte nga dera. E s'e dinte se ç'duhej të mendonte në momentin kur në dhomë hynë të njëjtët meshkuj që kishte parë në diskotekë dhe një tjetër, ku pranë këtij të fundit qëndronte Emanuela. Gjëja e vetme që po e tensiononte të gjithën, ishte inati që ndjeu përbrenda.
E kuptoi që Xhejdëni e kishte ndier inatin e saj kur ai i shtrëngoi dorën lehtë për ta qetësuar.

- Përshëndetje, jam Xhorxhi, - i foli njëri nga djemtë me të njëjtën buzëqeshje si të Xhoit, po aq rrëzëllitëse.

Kevini ishte tjetri, ai me sytë blu si të oqeanit që në ato momente po e vështronte Gabin me seriozietet e njëkohësisht duke buzëqeshur mikpritshëm.
Dilani afroi më shumë Emanuelën pranë vetes. Kjo e fundit u duk e trishtuar teksa shikonte Gabin në sy; vështrim që deri pak më parë s'e kishte pasur, ngjante tepër e lumtur. E kuptoi që nga vështrimi që po i jepte faktin se Emanuela donte t'i shpjegohej dhe e gjeti me vend që t'i kërkonte Xhejdënit të qëndronte me të vetëm.

Ata u larguan dhe në dhomë mbetën vetëm ato të dyja, duke vështruar njëra-tjetrën sy më sy.
Gabriela mori frymë thellë dhe filloi të fliste, pa dashur ta linte atë të fliste e para.

- Kujtoja se isha vetëm unë e çmendur me ulërimat dhe ujqërit. Më duket se qenkemi bërë dy.

Në fjalët e saj ndjeu një ironi therëse.

- Do të ta thosha, por s'pata kohë.

- Oh, po, sigurisht. Kur e mësove? Që ditën kur patëm atë debatin tonë të vogël? Të nesërmen e asaj dite? Dje? Apo sot? Dhe s'pate kohë të vije të paktën pesë minuta te shtëpia ime të më tregoje të vërtetën?

Emanuela po shikonte në sytë e saj e vënë në faj, si të donte ta bindte Gabin për gjysmë-vërtetësinë e fjalëve të saj.

-Pas debatit tonë, atëherë kuptova çdo gjë.

Ndërkohë që thoshte ato fjalë, uli kokën dhe sytë iu mbushën me lot. Rrallë herë i ndodhte që të përfshihej në ndonjë debat me Gabrielën.

- Pse dreqin s'më tregove Emanuela?!

- Të lutem, qetësohu. Nuk desha të ndodhte kështu.

Ajo shtrëngoi dhëmbët fort. Donte dhe njëkohësisht s'donte të fliste. Kur kujtonte ditën kur ishte grindur me të për kot gjë, i vinte të bërtiste, por kur shikonte atë aq të penduar, dëshironte të heshtte.

- Do isha më e qetë sikur ti të më kishe treguar çdo gjë.

- Xhejdëni më tha mos të të tregoja.

Rrudhi vetullat mosbesuese. Pse ta kishte bërë diçka të tillë Xhejdëni?
Një dhimbje e lehtë i përshkoi zemrën. Nuk i tha gjë, hapi derën, dëgjoi Emanuelën që po i fliste nga pas, por nuk ndaloi, vazhdoi të ecte. U ndesh edhe me ata të katërt, por përsëri nuk ndaloi.

- Gabriela, prit, - dëgjoi zërin demandues të Xhejdënit.

Nuk ndaloi. Filloi të vraponte për t'u larguar nga shtëpia, edhe pse e dinte se Xhejdëni mund ta arrinte pa mund. Por thjesht s'donte ta shihte. Ndoshta në atë rast mund të thoshte se vdekja e familjarëve kishte ndikuar tek ajo, duke e bërë të ndjeshme edhe ndaj gjërave më të vogla dhe "të dëshpëruar për pak dashuri".

- Gabriela!

Tashmë kishte hyrë përsëri në pyll. Ktheu kokën për të parë se ku ishte ai. E kishte vetëm katër-pesë metra larg. Deshi të kthente përsëri kokën, por në atë moment u pengua te rrënjët e një peme dhe u rrëzua, me kokën që i zuri pranë një guri. Për të dytën herë.

Si mund të ish kaq pa fat?

I ndaluariWhere stories live. Discover now