37

913 94 36
                                    

Gjendja ishte keq. S'po merrte ndonjë lajm të mirë prej Gabit e tensioni po i rritej nga momenti në moment. Çdo gjë i dukej se po shkonte për ters. Ai s'do ta shënjonte kurrë Gabin, vetëm nëse në të kundërtën ajo do të gjendej në një situatë tepër kritike si në ato momente. Por ai e donte njeri. Njeri, se gjithmonë kishte dashur t'iu dilte kundër atyre që thoshin se lidhjet me njerëzit s'ishin mjaftueshëm të forta dhe të qëndrueshme. Njeri, se nuk donte të kishte në krah një person si ai vetë. Njeri, se donte dikë që të mos dinte asgjë rreth tij e në fund fare ta donte përsëri.

  - Si është? - pyeti direkt sa pa doktorin që doli nga salla e operacionit.

  - Ajo nuk është mirë, - iu përgjigj tjetri duke mbledhur buzët e duke shkundur kokën. - S'besoj se do mund të jetojë për shumë gjatë. Mund të ndërrojë jetë edhe brenda kësaj ore.

Fjalët e tij e lanë pa fjalë e të tronditur. E dinte që gjërat s'ishin mirë, por s'e dinte që ishin edhe aq keq.

  -Po fëmija? Është mirë?

  - Fëmija është gjallë. E vendosëm në inkubator për të shmangur ndonjë vdekje të rastësishme.
Dhe po e them sërish, nëse do të bësh diçka për Gabrielën, atëherë bëje sa më shpejt.

Doktori ia rrahu shpatullat miqësisht e më pas u largua, duke e lënë atë vetëm me Kevinin që kishte ardhur pak më parë dhe me Analisën.

  - Çfarë pret? Shko shënjoje, - i tha Analisa me një buzëqeshje të vogël në fytyrë si për ta qetësuar e ai ia ktheu buzëqeshjen mbrapsht.

Hapi derën e sallës së operacionit e hyri brenda duke shtyrë derën nga pas. Atje ishin nja dy-tre infermiere që u larguan pasi kontrolluan disa shifra tek aparaturat. Ngeli vetëm me të destinuarën.

Psherëtiu në dhimbje teksa e shikonte ashtu, të shtrirë në atë shtrat pa jetë e fatkeq. Ajo ishte zbehur e gjitha. Dukej sikur s'kishte ndonjë shenjë jete në fytyrën e saj.

Aparatura në krah të saj tregonte që rrahjet e zemrës çdo herë ngadalësoheshin më tepër e ai shikonte me frikë sa aparaturat e sa atë.

U ul në shtrat e i kapi dorën lehtë. Vështroi qafën e saj në mëdyshje e vendosi kokën atje ngadalë. S'po bënte gjë. Thjesht dëgjonte aparaturat dhe zhurmën e lehtë që krijonte përplasja e frymës së tij në qafën e Gabit.

  - Nuk mund të lejoj që të largohesh. Jo tashmë që kemi një shans për të qenë bashkë, - mërmëriti me zë të ulët e mbylli sytë.

Dhëmbët e ujkut të tij u ngulën kujdesshëm në qafën e saj, ndonëse e dinte se ajo s'do ndiente gjë nën efektin e narkozës.

Ndjeu gjakun e saj në gojën e tij e u largua ngadalë. Sytë i kishin ndryshuar ngjyrë. Ishte ajo bluja e oqeanit, ujku i tij që ndihej më i plotë, më i lidhur me shpirtin e tij binjak.

Tashmë e kishte shënjuar e gjëja e vetme që po priste ishte që të zgjohej, por vendosi të largohej kur ajo s'po i hapte sytë edhe pse apraturat filluan të punonin normalisht.

Korridoret ishin të shkretuar. Askush s'dukej se ishte atje. Edhe Analisa me Kevinin me shumë mundësi duhej të ishin larguar. Ndoshta iu kishte dalë ndonjë punë e papritur.

Doktori u duk vetëm pas pak. Hyri te dhoma ku gjendej Gabi e doli përsëri jashtë pak më vonë.

  - Është më mirë. Do zgjohet së shpejti, mos u shqetëso.

Pritja ishte gjë e lodhshme, por të paktën ngushëllohej nga fakti që s'i duhej të merrej me detyrat e alfës. Kur të gjithë e konsideronin të vdekur, drejtimin e tufës e kishte marrë Kevini.

Ndenji ulur te stoli për një kohë të gjatë, aq sa përfundoi duke e zënë gjumi. S'donte të flinte, donte të rrinte në gatishmëri për të marrë vesh në ishte zgjuar Gabriela apo jo, por ndihej i lodhur.

U zgjua tre orë më vonë. Në korridor ishte ndezur vetëm një dritë dhe përreth ishte një qetësi e frikshme. Sallën e operacionit e gjeti bosh, ndaj u drejtua në katin më lart prej nga e ndiente aromën e ëmbël të së destinuarës.

Hapi derën dhe vështroi se ajo ishte vetëm në dhomë. Qëndronte shtrirë dhe akoma s'i kishte hapur sytë.
I qëndroi pranë shtratit e po e shikonte me endje duke buzëqeshur lehtë. Vendosi njërën dorë në faqen e saj e po e lëvizte ngadalë duke e përkëdhelur. E kishte marrë malli të fliste me të, të qeshte, të ndanin së bashku ndjenjat e tyre. E kishte marrë malli për gjithçka.

Ndjeu që ajo puliti sytë tepër ngadalë e ai hoqi dorën duke pritur për të që të përmendej.

Gabi pëshpëriti emrin e tij e lëvizi pak kokën. Puliti edhe disa herë të tjerë sytë e në fund, kur arriti të shihte plotësisht qartë, dalloi imazhin e tij dhe e pavetëdijshme vendosi një buzëqeshje të vogël në fytyrë.

Ajo ishte zgjuar. Dhe dukej qartë që s'ishte në dijeni që ai e kishte shënjuar. Por ishte gjallë. Ishte gjallë dhe do jetonin së bashku, ai, Gabi dhe fëmija.

I ndaluariWhere stories live. Discover now