Kishte vazhduar përsëri bisedën me ta. Donte të dinte sa më shumë gjëra rreth tyre, ishte tepër kurioze për të mësuar gjëra që më parë as që i kishte dëgjuar.
- Si e kuptoni kush është i destinuari juaj? - nisi me pyetjet e vështroi nga ata me radhë, duke pritur për njërin prej tyre të fliste.
- E ndiejmë shumë kollaj prej aromës. Kur kalon moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, mund ta ndiesh të destinuarin tënd. Ka raste kur nuk e gjen direkt, madje ndonjëherë nuk e gjen as për vite me radhë. Gjetja e shpirtit binjak është ndjenja më e bukur që mund të ekzistojë. Çdo gjë rrotullohet rreth tij. Është pjesa tjetër që të plotëson, - iu përgjigj Xhoi me shikim ëndërrues.
Buzëqeshi edhe vetë. Ndonëse ishte njeri, përsëri e ndiente lidhjen e saj me Xhejdënin. Ishte diçka që deri në ato momente s'e kishte përjetuar kurrë. Më pas mendoi për refuzimin. Ç'mund të ndodhte nëse të destinuarit s'e pranonin njëri-tjetrin?
-Ekziston mundësia e refuzimit?
- Janë të rralla rastet e tilla. Disa persona thjesht duan të qëndrojnë vetëm. S'kanë nevojë, ose më mirë të them s'duan që të kenë një shpirt binjak. E prishin lidhjen, por kjo është diçka e dhimbshme për të dyja palët, sidomos për atë që refuzohet.
- Ç'ndodh më pas? - pyeti me zë të ulët e të pasigurt. Edhe kjo puna e refuzimit nuk po i pëlqente.
- Ose do ta kalojnë gjithë jetën pa pasur shpirtin binjak, ose shumë rrallë mund t'u jepet një shans i dytë. U shfaqet një i destinuar tjetër. Ti do ta bëje diçka të tillë? Do ta refuzoje Xhejdënin?
-Sigurisht që jo, - iu përgjigj me të shpejtë duke përforcuar fjalët e veta edhe me lëvizjen mohuese të kokës.
- Bukur. Të paktën s'do ia shkatërroje Xhejdënit atë mendimin se dashuria të shpëton, kur ajo në fakt edhe mund të të mbytë.
I hodhi një shikim Xhejdënit e u kollit lehtë.
- Më ka rastisur të bëj një bisedë me dikë që refuzoi të destinuarën. Nuk i vura faj. Fjalët e tij më bënë ta mendoja thellë punën e refuzimit.
Kujtim
- Përse e refuzove? - e pyeti ftohtë dhe akullt, duke e treguar qartë faktin se diçka të tillë s'e miratonte.
- Nuk jam mësuar me këtë ndjenjë. Më duket sikur mund të më vrasë.
- Por ti as që e ke provuar. E kupton se ç'dhimbje mund t'i kesh shkaktuar asaj?
- Ju gjithmonë kështu thoni. Nuk i shihni gjërat thellë. Për mua dashuria është si puna e asaj drogës që e përdorin të gjithë. Ta çon shpirtin në ajër, por të shkatërron ngadalë.
Nuk më pëlqen të flas ëmbël për të. E di se ka nga ata që do vdisnin thjesht për ta përjetuar një herë të vetme. Mirë, mund të jetë gjëja më e mirë që ke, por pastaj papritur të përplas me tokën. Të konsumon të gjithin, të shndërron në diçka tjetër, të fundos aq thellë sa ndonjëherë nuk e gjen dot as veten. Pse të rrezikoj? Pse ta zgjedh vuajtjen me dëshirën time?Fjalët e tij i ngelën në mendje. Ishte i pari që i kishte folur ashtu për dashurinë. Por ndoshta ai gabonte. Nuk mund të thoshte se ajo ndjenjë ishte e tillë pa e provuar. Dhe ndoshta mund edhe të ishte duke thënë të vërtetën. Fundja, dashuria s'ishte për të gjithë njësoj. Disa i bënte të rilindnin, të tjerë të vdisnin.
-Pas rrëfimit të shkurtër të Xhoit, ranë përsëri në qetësi.
Gabi vështroi njëherë Xhejdënin, por ai s'ishte aspak i përqëndruar. E kishte ngulur shikimin te Xhoi dhe e vështronte i menduar.Ai shpesh humbiste nëpër mendime e ajo kishte frikë se mos ndoshta ato mendime ose kujtime, çfarëdo të ishin, mund ta lëndonin.
Donte shumë ta lehtësonte prej barrës që mbante, por nuk e dinte se nga t'ia niste. Ai s'e lejonte. Ishte i mirë, shumë i mirë me të, e ndihmonte të dilte nga errësira ku ajo mund të binte, por ai s'i linte përshtypjen e atij personi që donin ta ndihmonin. Ç'mund të bënte ajo më tepër?
Ndihej pa vullnet dhe e pafuqishme kur binte në atë humnerën e mendimeve të dhimbshme. I dhimbte kur e shikonte Xhejdënin ashtu. Shpesh herë mendonte se s'kishte problem të mos ndiheshe në rregull, por me Xhejdënin i ndodhte krejt e kundërta. Atë kurrë s'do të donte ta shihte keq.
E rrethoi ngadalë me krahë dhe vendosi kokën në kraharorin e tij të fortë. Ai po luante me flokët e saj e ajo mori frymë thellë. Ngriti pak kokën e u afrua pranë veshit të tij.
- Të dua shumë, - pëshpëriti me një zë tepër të ulët, për t'u siguruar se të tjerët nuk do ta dëgjonin e vuri re një buzëqeshje në fytyrën e tij. Të paktën nëse ai nuk i tregonte për ato që ndiente, ia vlente që ajo ta bënte të lumtur. Fundja, edhe dhimbja sikur fillon tretet kur dikush të bën të ndihesh mirë.
YOU ARE READING
I ndaluari
WerewolfIu duk sikur për disa çaste nuk mund të merrte dot frymë. Ndjeu një ngushtim në zemër, një ndjenjë faji e pendese që s'e dinte se nga i buronin. Fjalët kishin vendosur të largoheshin e po i dukej vetja memece. Hapte e mbyllte gojën, por në fund përf...