22

966 96 40
                                    

U zgjua nga rrezet e dobëta të diellit që hynin që nga dritarja. Mbylli e hapi disa herë sytë për t'u mësuar me dritën e u kthye nga ana tjetër ngadalë për të vështruar Xhejdënin. Buzëqeshi spontanisht e hodhi krahun e saj rreth belit të tij.

Nata e mbrëmshe i dukej sikur s'kishte ndodhur fare. Ndihej sikur kishte qenë e dehur prej tij e gjërat i dukeshin tepër të largëta për të qenë të vërteta.

Në shtrat ndenji deri në drekë për t'u qetësuar. Ndonëse ai kishte disa orë që ishte larguar për të kryer disa punë, ajo s'kishte denjuar të lëvizte prej vendit ku ndodhej në ato momente. U ngrit vetëm kur kuptoi se dita s'mund të shtyhej mbyllur brenda një dhome të vetme.

Bëri një dush të shpejtë, u ndërrua në disa veshje të tjera, mjekoi pak plagët e po zbriste në katin e parë, atje ku besonte se ndodheshin të tjerët. Para se të mbërrinte te dhoma e ndenjjes, në korridor u has me Emanuelën. Kur ajo e pa, uli kokën e bëri gati të largohej. Gabi iu afrua e i kapi dorën.

- Duhet të bisedojmë, - i tha qetë e më pas i lëshoi dorën. - Dua të të kërkoj falje për sjelljen time atë ditë. Nuk e prisja që Xhejdëni të ta kishte kërkuar diçka të tillë.

- Desha shumë herë të të tregoja si qëndronte puna, por ai gjithmonë më ndalonte. Më përsëriste shpesh se donte që ti të merrje vesh çdo gjë vetë.

- E di. Kështu më tha edhe mua, - psherëtiu me të ulët e shikoi në vazhdimin e korridorit. - Ti ç'po bëje? Ku e ke Dilanin? - deshi të ndërronte temë, s'i pëlqente të fliste shumë për atë që kishte ndodhur.

- Atë po kërkoja. Nuk e di ku është. Ndoshta u mërzit prej bisedës që patëm.

- Çfarë bisede? - e pyeti e filluan të ecnin tepër ngadalë në korridor.

- Nuk e di nëse Xhejdëni të ka treguar për punën e shënjimit apo jo. Kjo gjë ndodh në botën e njerëzve-ujqër. Kur gjejnë të destinuarën, e shënjojnë për të përforcuar akoma më shumë lidhjen. Por nëse një njeri-ujk shënjon një njeri, atëherë njeriu do kthehet në njeri-ujk. Dilani s'e do diçka të tillë.

- Pse?

- As që ia kam idenë, - shkundi supet e mërzitur e vështroi hapat që hidhte.

E bënë bashkë rrugën deri në dhomën e ndenjjes. Atje gjetën vetëm Xhoin që bënte ecejake e dukej tepër e menduar. Vetëm kur Gabi u kollit, ajo ngriti kokën e u dha një buzëqeshje, pa u thënë asnjë fjalë.

- Di gjë se ku është Dilani? - e pyeti Emanuela Xhoin.

- Këtu diku rrotull duhet të jetë. Sa e pashë pak më parë.

Emanuela mori frymë e lehtësuar e u ul në kolltuk.

- Po Kevini? As atë s'e kam parë sot.

- S'ia kam idenë se ku mund të jetë. Xhejdëni dhe Xhorxhi kanë disa orë që po e kërkojnë. Duket sikur ai është larguar.

Bëri një fytyrë konfuze e u ul pranë Emanuelës.

- Kur mund të kthehen?

- Ose kur ta gjejnë Kevinin, ose kur të kenë humbur çdo gjurmë të tij.

Tashmë ishin të treja të ulura në kolltuk. Emanuela përpiqej të fshihte shqetësimin që kishte për Dilanin, por fakti që lëvizte këmbën poshtë e lart tregonte të kundërtën.

Orët rrokulliseshun e ata të dy s'ishin kthyer akoma, përveç Dilanit, që kishte disa orë që kishte mbërritur në shtëpi. Dielli po largohej e hëna po dilte, e fshehur mbas reve të errëta.

Kur ata u kthyen, ora shënonte tetë e pesëdhjetë e dy minuta.
U ngritën që të treja e po vështronin nga Xhorxhi e Xhejdëni.

- Nuk e gjetët Kevinin?

Xhorxhi i hodhi një shikim të shpejtë e hezitues Xhejdënit para se të përgjigjej.

- Jo, ai...në njëfarë mënyre u largua.

- Pse u largua? Ç'do të thotë kjo?

- Kjo do të thotë që është tradhtar. Vendosi të mos qëndronte më te kjo tufë, - u përgjigj Xhejdëni duke turfulluar.

- S'ka mundësi. E pse të largohej? - u dëgjua zëri i Xhoit.

Ajo po mundohej me gjithë forcat që të mos e lejonte inatin t'i merrte kontroll. Vetullat i kishte ngrysur, nofullat i kishte shtrënguar e buzët i kishte mbledhur.

- Shkoi te e motra. Vendosi të qëndronte me të.

- E takuat?

- Ishte tepër i zënë për të na dalë përballë.

Po skërmiste dhëmbët prej inatit e po shtrëngonte çdo herë e më tepër grushtet, si të priste se mos nga momenti në moment Kevini do t'i shfaqej aty e ai do mund ta grushtonte sa t'i hanin duart.

Pa pritur t'i përgjigjej ndonjë pyetjeje tjetër që mund t'i bëhej, ai u largua me të shpejtë për në dhomën e tij. Gabi vendosi ta ndiqte mbrapa. Nëse s'mund ta qetësonte me fjalë, të paktën shpresonte se mund ta qetësonte me ndonjë përqafim.
Mbylli derën e dhomës e i shkoi atij pranë. Ai i kishte kthyer shpinën e qëndronte në errësirë pranë dritares. I vendosi dorën në kurriz e ra drejtpërdrejt në kontakt me lëkurën e tij. E kishte hequr bluzën.
E përqafoi nga mbrapa e vendosi kokën në shpinën e tij.

- Ke nevojë të qetësohesh,- i pëshpëriti ngadalë e me zë të butë e ai psherëtiu thellë, për të nxjerrë të gjitha ndjenjat negative.

- S'mund të qetësohem duke ditur se aty jashtë gjendet Lora që është kthyer e Kevini tashmë mund të jetë bashkuar me të. Mund të të lëndojnë kur unë mund të mos jem pranë teje. S'kam mundësi të qëndroj gjithë ditën këtu, - u shpreh ai lirshëm dhe ktheu trupin nga ajo, duke e vështruar plot dashuri e përkujdesje.

E ajo e adhuroi akoma më tepër. E adhuroi për përkujdesjen që ai tregonte, e adhuroi për dashurinë e tij, por më së shumti e adhuroi për guximin që ai pati t'i tregonte asaj të vërtetën, kur e dinte se ajo mund edhe ta urrente për telashet në të cilat mund të ishte ai që e kishte futur.

I ndaluariWhere stories live. Discover now